< Ezekieli 21 >

1 aaa see Fjala e të Amshueshmit m’u drejtua akoma, duke thënë:
ויהי דבר יהוה אלי לאמר
2 aaa see “Bir njeriu, kthe fytyrën nga Jeruzalemi, fol hapur kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër vendit të Izraelit;
בן אדם שים פניך אל ירושלם והטף אל מקדשים והנבא אל אדמת ישראל
3 aaa see dhe i thuaj vendit të Izraelit: Kështu thotë Zoti: Ja unë jam kundër teje, do të nxjerr shpatën time nga milli i saj dhe do të këpus nga ti të drejtët dhe të këqinjtë.
ואמרת לאדמת ישראל כה אמר יהוה הנני אליך והוצאתי חרבי מתערה והכרתי ממך צדיק ורשע
4 aaa see Duke qenë se dua të këpus nga ty të drejtët dhe të këqinjtë, shpata ime do të dalë nga milli i saj kundër çdo mishi nga jugu në veri.
יען אשר הכרתי ממך צדיק ורשע לכן תצא חרבי מתערה אל כל בשר--מנגב צפון
5 aaa see Kështu çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, kam nxjerrë shpatën nga milli i saj dhe nuk do të hyjë më në të.
וידעו כל בשר כי אני יהוה הוצאתי חרבי מתערה לא תשוב עוד
6 aaa see Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ijët e thyer dhe vajto me dhembje para syve të tyre.
ואתה בן אדם האנח בשברון מתנים ובמרירות תאנח לעיניהם
7 aaa see Do të ndodhë që kur të të pyesin: “Pse vajton?”, do të përgjigjesh: “Për lajmin që po vjen, çdo zemër do të tretet, të gjitha duart do të dobësohen, të gjithë shpirtërat do të ligështohen dhe të gjithe gjunjët do të shkrihen si uji”. Ja, gjëja po vjen dhe do të kryhet”, thotë Zoti, Zoti.
והיה כי יאמרו אליך על מה אתה נאנח ואמרת אל שמועה כי באה ונמס כל לב ורפו כל ידים וכהתה כל רוח וכל ברכים תלכנה מים--הנה באה ונהיתה נאם אדני יהוה
8 aaa see Fjala e Zoti m’u drejtua përsëri, duke thënë:
ויהי דבר יהוה אלי לאמר
9 aaa see “Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti. Thuaj: Një shpatë, një shpatë është mprehur e madje shndrit,
בן אדם--הנבא ואמרת כה אמר אדני אמר חרב חרב הוחדה וגם מרוטה
10 aaa see është mprehur për të bërë një masakër të madhe dhe është e mprehur që të vetëtijë. A mund të gëzohemi vallë? Ju përçmoni skeptrin e birit tim sikur të ishte një dru çfarëdo.
למען טבח טבח הוחדה למען היה לה ברק מרטה או נשיש שבט בני מאסת כל עץ
11 aaa see Zoti e ka dhënë ta lustrojnë për ta rrokur në dorë; shpata është mprehur dhe lustruar për ta dhënë në dorë të atij që vret.
ויתן אתה למרטה לתפש בכף היא הוחדה חרב והיא מרטה לתת אותה ביד הורג
12 aaa see Klith dhe bërtit, bir njeriu, sepse do të përdoret kundër popullit tim, kundër tërë princave të Izraelit; ata do të dorëzohen në pushtetin e shpatës bashkë me popullin tim. Prandaj rrihe kofshën tënde,
זעק והילל בן אדם--כי היא היתה בעמי היא בכל נשיאי ישראל מגורי אל חרב היו את עמי לכן ספק אל ירך
13 aaa see sepse kjo është një provë. Çfarë do të ndodhte sikur të mos ishte më as skeptri përbuzës?”, thotë Zoti, Zoti.
כי בחן--ומה אם גם שבט מאסת לא יהיה נאם אדני יהוה
14 aaa see “Prandaj ti, bir njeriu, profetizo dhe rrih duart; lëre që shpata të dyfishojë dhe të trefishojë goditjet e saj: është shpata e masakrës së madhe, që i rrethon nga çdo anë.
ואתה בן אדם--הנבא והך כף אל כף ותכפל חרב שלישתה חרב חללים--היא חרב חלל הגדול החדרת להם
15 aaa see Kam kthyer majën e shpatës kundër të gjitha portave të tyre, me qëllim që zemra e tyre të tretet dhe shumë të bien. Ah, është bërë për të shkëlqyer, është mprehur për masakrën.
למען למוג לב והרבה המכשלים--על כל שעריהם נתתי אבחת חרב אח עשויה לברק מעטה לטבח
16 aaa see Shpatë, ji e pamëshirshme; kthehu më të djathtë, kthehu në të majtë, kudo ku drejtohet tehu yt.
התאחדי הימני השימי השמילי אנה פניך מעדות
17 aaa see Edhe unë do të rrah duart dhe do të shfryj tërbimin tim. Unë, Zoti, kam folur”.
וגם אני אכה כפי אל כפי והניחתי חמתי אני יהוה דברתי
18 aaa see Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:
ויהי דבר יהוה אלי לאמר
19 aaa see “Ti, bir njeriu, shëno dy rrugë nëpër të cilat të kalojë shpata e mbretit të Babilonisë; do të nisen që të dyja nga i njëjti vend. Vër një tregues rrugor, vëre në krye të rrugës që të çon në qytet.
ואתה בן אדם שים לך שנים דרכים לבוא חרב מלך בבל--מארץ אחד יצאו שניהם ויד ברא בראש דרך עיר ברא
20 aaa see Shëno një rrugë nëpër të cilën shpata të shkojë në Rabah, qytet i bijve të Amonit, dhe një tjetër për në Judë, kundër Jeruzalemit, qytet i fortifikuar.
דרך תשים--לבוא חרב את רבת בני עמון ואת יהודה בירושלם בצורה
21 aaa see Në fakt mbreti i Babilonisë qëndron në kryqëzimin e rrugës, në krye të dy rrugëve, për të bërë shortari: ai tund shigjetat, konsulton idhujt shtëpiakë, shqyrton mëlçinë.
כי עמד מלך בבל אל אם הדרך בראש שני הדרכים--לקסם קסם קלקל בחצים שאל בתרפים ראה בכבד
22 aaa see Në të djathtë të tij përgjigja e shortarisë tregon Jeruzalemin për të vendosur deshtë, për të hapur gojën dhe për të urdhëruar masakrën, për të ngritur zërin me klithma lufte, për t’i vendosur deshtë kundër portave, për të ngritur ledhe dhe për të ndërtuar kulla.
בימינו היה הקסם ירושלם לשום כרים לפתח פה ברצח להרים קול בתרועה--לשום כרים על שערים לשפך סללה לבנות דיק
23 aaa see Por për ta kjo do të jetë si një shortari e rremë në sytë e atyre që u janë betuar. Por ai do të kujtohet për paudhësitë e tyre, me qëllim që t’i kapin”.
והיה להם כקסום (כקסם) שוא בעיניהם שבעי שבעות להם והוא מזכיר עון להתפש
24 aaa see Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Duke qenë se keni bërë të kujtohet paudhësia juaj, duke qenë se shkeljet tuaja dolën sheshit dhe mëkatet tuaja u zbuluan në të gjitha veprimet tuaja; duke qenë se ju kanë kujtuar, do të kapeni nga dora e armikut.
לכן כה אמר אדני יהוה יען הזכרכם עונכם בהגלות פשעיכם להראות חטאותיכם בכל עלילותיכם--יען הזכרכם בכף תתפשו
25 aaa see Dhe ti, o princ i korruptuar dhe i keq i Izraelit, dita e të cilit erdhi në kohën e ndëshkimit përfundimtar”,
ואתה חלל רשע נשיא ישראל אשר בא יומו בעת עון קץ
26 aaa see kështu thotë Zoti, Zoti: “Hiqe çallmën, hiqe kurorën; gjërat nuk do të jenë po ato: ajo që është poshtë do të ngrihet dhe ajo që është lart do të ulet.
כה אמר אדני יהוה הסיר המצנפת והרים העטרה זאת לא זאת--השפלה הגבה והגבה השפיל
27 aaa see Shkretim, shkretim, shkretim, unë do ta kryej. Dhe ajo nuk do të restaurohet më, deri sa të vijë ai të cilit i përket gjykimi dhe të cilit do t’ja jap.
עוה עוה עוה אשימנה גם זאת לא היה עד בא אשר לו המשפט ונתתיו
28 aaa see Dhe ti, bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti, lidhur me bijtë e Amonit dhe lidhur me turpin e tyre dhe thuaj: Shpata, shpata është zhveshur, është lustruar për masakrën, që të hajë, që të vetëtijë,
ואתה בן אדם הנבא ואמרת כה אמר אדני יהוה אל בני עמון ואל חרפתם ואמרת חרב חרב פתוחה לטבח מרוטה להכיל למען ברק
29 aaa see ndërsa kanë për ty vegime të rreme dhe të bëjnë ty shortari të rreme, që të të vënë mbi qafën e njerëzve të këqinj të vrarë, dita e të cilëve ka arritur kohën e ndëshkimit përfundimtar.
בחזות לך שוא בקסם לך כזב--לתת אותך אל צוארי חללי רשעים אשר בא יומם בעת עון קץ
30 aaa see Vëre përsëri në millin e saj. Unë do të të gjykoj po në atë vend ku të krijuan, në vendin e prejardhjes sate.
השב אל תערה במקום אשר נבראת בארץ מכרותיך אשפט אתך
31 aaa see Do të derdh mbi ty indinjatën time, do të fryj kundër teje në zjarrin e zemërimit tim dhe do të të dorëzoj në duart e njerëzve brutalë, që shkaktojnë shkatërrime.
ושפכתי עליך זעמי באש עברתי אפיח עליך ונתתיך ביד אנשים בערים חרשי משחית
32 aaa see Do të bëhesh pre e zjarrit, gjaku yt do të derdhet në mes të vendit; nuk do të të kujtojnë më, sepse unë Zoti, fola”.
לאש תהיה לאכלה דמך יהיה בתוך הארץ לא תזכרי כי אני יהוה דברתי

< Ezekieli 21 >