< Ezekieli 16 >

1 Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:
耶和华的话又临到我说:
2 “Bir njeriu, bëja të njohura Jeruzalemit veprimet e tij të neveritshme,
“人子啊,你要使耶路撒冷知道她那些可憎的事,
3 dhe i thuaj: Kështu i thotë Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote janë nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte një Amoreas dhe nëna jote një Hitease.
说主耶和华对耶路撒冷如此说:你根本,你出世,是在迦南地;你父亲是亚摩利人,你母亲是赫人。
4 Kur linde ti, ditën që dole në këtë botë, nuk t’u pre kërthiza, nuk të lanë me ujë për t’u pastruar, nuk të fërkuan me kripë as të mbështollën në pelena.
论到你出世的景况,在你初生的日子没有为你断脐带,也没有用水洗你,使你洁净,丝毫没有撒盐在你身上,也没有用布裹你。
5 Asnjë sy nuk u kujdes për ty që të të bënte qoftë edhe një nga këto gjëra, duke i ardhur keq për ty; përkundrazi ditën që linde të hodhen në fushë të hapur, për shkak të neverisë që kishin për ty.
谁的眼也不可怜你,为你做一件这样的事怜恤你;但你初生的日子扔在田野,是因你被厌恶。
6 Unë të kalova afër, pashë që po përpëliteshe në gjak dhe të thashë, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd: “Jeto!”. Po, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd të thashë: “Jeto!”.
“我从你旁边经过,见你滚在血中,就对你说:你虽在血中,仍可存活;你虽在血中,仍可存活。
7 Të bëra të rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ubëre e madhe dhe u bëre shumë e bukur. Gjiri t’u formua, flokët t’u rritën shumë, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.
我使你生长好像田间所长的,你就渐渐长大,以致极其俊美,两乳成形,头发长成,你却仍然赤身露体。
8 Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja”, thotë Zoti, Zoti.
“我从你旁边经过,看见你的时候正动爱情,便用衣襟搭在你身上,遮盖你的赤体;又向你起誓,与你结盟,你就归于我。这是主耶和华说的。
9 “Të lava me ujë, të pastrova krejt nga gjaku dhe të leva me vaj.
那时我用水洗你,洗净你身上的血,又用油抹你。
10 Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldoseje, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh.
我也使你身穿绣花衣服,脚穿海狗皮鞋,并用细麻布给你束腰,用丝绸为衣披在你身上,
11 Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në kyçet e dorës dhe një gjerdan në qafë.
又用妆饰打扮你,将镯子戴在你手上,将金链戴在你项上。
12 Të vura një unazë në hundë, vathë te veshët dhe një kurorë të mrekullueshme mbi krye.
我也将环子戴在你鼻子上,将耳环戴在你耳朵上,将华冠戴在你头上。
13 Kështu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li të hollë, me mëndafsh dhe me qëndisje. Ti hëngre majë mielli, mjaltë dhe vaj; u bëre shumë, shumë e bukur dhe arrite të mbretërosh.
这样,你就有金银的妆饰,穿的是细麻衣和丝绸,并绣花衣;吃的是细面、蜂蜜,并油。你也极其美貌,发达到王后的尊荣。
14 Nami yt u përhap midis kombeve për bukurinë tënde që ishte e përsosur, për shkak të shkëlqimit tim të madh që kisha vendosur mbi ty”, thotë Zoti, Zoti.
你美貌的名声传在列邦中,你十分美貌,是因我加在你身上的威荣。这是主耶和华说的。
15 Por ti vure besim në bukurinë tënde dhe u kurvërove për shkak të namit tënd dhe ia falje kurvërimet e tua çdo kalimtari, që i pranonte.
“只是你仗着自己的美貌,又因你的名声就行邪淫。你纵情淫乱,使过路的任意而行。
16 Ti more disa nga rrobat e tua, bëre vende të larta me ngjyra të ndryshme në të cilat u kurvërove, gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur dhe as që të ishin.
你用衣服为自己在高处结彩,在其上行邪淫。这样的事将来必没有,也必不再行了。
17 More gjithashtu xhevahiret e tua të bukura të bëra me arin dhe argjendin tim, që unë të kisha dhënë, bëre prej tyre figura njeriu dhe u kurvërove me to;
你又将我所给你那华美的金银、宝器为自己制造人像,与他行邪淫;
18 pastaj more rrobat e tua të qëndisura, i mbulove dhe ofrove para tyre vajin dhe temjanin tim.
又用你的绣花衣服给他披上,并将我的膏油和香料摆在他跟前;
19 Edhe bukën time që të kisha dhënë, majën e miellit, vajin dhe mjaltin me të cilin të ushqeja, i vure para tyre si një parfum me erë shumë të këndshme; kështu ndodhi”, thotë Zoti, Zoti.
又将我赐给你的食物,就是我赐给你吃的细面、油,和蜂蜜,都摆在他跟前为馨香的供物。这是主耶和华说的。
20 “Përveç kësaj more bijtë e tu e bijat e tua që më kishe lindur dhe i sakrifikove ata, që të gëlltiten. Mos vallë ishin pak gjë kurvërimet e tua,
并且你将给我所生的儿女焚献给他。
21 që ti të therje bijtë e mi dhe t’ua ofroje atyre duke i kaluar nëpër zjarr?
你行淫乱岂是小事,竟将我的儿女杀了,使他们经火归与他吗?
22 Me gjithë veprimet e tua të neveritshme dhe kurvërimet e tua, nuk i kujtove ditët e rinisë sate, kur ishe lakuriq dhe nevojtare dhe përpëliteshe në gjak.
你行这一切可憎和淫乱的事,并未追念你幼年赤身露体滚在血中的日子。”
23 Tani mbas gjithë ligësisë sate, “mjerë, mjerë ti!””, thotë Zoti, Zoti;
“你行这一切恶事之后(主耶和华说:你有祸了!有祸了!)
24 “në çdo shesh ke ndërtuar një kamare dhe ke bërë një vend të lartë;
又为自己建造圆顶花楼,在各街上做了高台。
25 në krye të çdo rruge ke ndertuar një vend te lartë, e ke bërë të neveritshme bukurinë tënde, dhe i ke hapur këmbët e tua çdo kalimatari, duke i shumuar kurvërimet e tua.
你在一切市口上建造高台,使你的美貌变为可憎的,又与一切过路的多行淫乱。
26 Ti gjithashtu je kurvëruar me Egjiptasit, fqinjët e tu trupmëdhenj, dhe i ke shumuar kurvërimet e tua për të provokuar zemërimin tim.
你也和你邻邦放纵情欲的埃及人行淫,加增你的淫乱,惹我发怒。
27 Prandaj, ja, unë kam shtrirë dorën kundër teje, kam pakësuar racionin tënd të caktuar, të kam lënë në dorë të atyre që të urrejnë, bijave të Filistejve, që u vjen turp nga qëndrimi yt i poshtër.
因此我伸手攻击你,减少你应用的粮食,又将你交给恨你的非利士众女,使她们任意待你。她们见你的淫行,为你羞耻。
28 Ende e pa kënaqur, je kurvëruar me Asirianët; po, je kurvëruar me ata, por pa qenë e kënaqur.
你因贪色无厌,又与亚述人行淫,与他们行淫之后,仍不满意,
29 Kështu i ke shtuar kurvërimet e tua me vendin e Kanaanit deri në Kalde, por as me këtë nuk je kënaqur.
并且多行淫乱,直到那贸易之地,就是迦勒底,你仍不满意。
30 Sa e shthurur është zemra jote”, thotë Zoti, Zoti, “kur bën tërë këto gjëra të një prostitute pa cipë!
“主耶和华说:你行这一切事,都是不知羞耻妓女所行的,可见你的心是何等懦弱!
31 Ti ndërtoje kamaren në krye të çdo rruge dhe bënje vendet e larta në çdo shesh por nuk ishe si një prostitutë, sepse përbuzje pagën,
因你在一切市口上建造圆顶花楼,在各街上做了高台,你却藐视赏赐,不像妓女。
32 por si një grua që shkel kurorën, që në vend të bashkëshortit të saj pret të huajt.
哎!你这行淫的妻啊,宁肯接外人,不接丈夫。
33 Të gjitha prostitutave u bëhen dhurata, por ti u ke bërë dhurata gjithë dashnorëve të tu dhe me dhurata i ke bërë të vijnë nga çdo anë te ti për kurvërimet e tua.
凡妓女是得人赠送,你反倒赠送你所爱的人,贿赂他们从四围来与你行淫。
34 Në kurvërimet e tua je sjellë krejt ndryshe nga gratë e tjera; askush nuk të ndiqte nga pas për t’u kurvëruar, sepse ti jepje pagesën në vend që ta merrje atë; kështu je sjellë krejt ndryshe nga të tjerat”.
你行淫与别的妇女相反,因为不是人从你行淫;你既赠送人,人并不赠送你;所以你与别的妇女相反。”
35 Prandaj, o prostitutë, dëgjo fjalën e Zotit.
“你这妓女啊,要听耶和华的话。
36 Kështu thotë Zoti, Zoti: “Duke qenë se paratë e tua janë shkapërderdhur dhe lakuriqësia jote është zbuluar në kurvërimet e tua me dashnorët e tu dhe me tërë idhujt e tu të neveritshëm dhe për shkak të gjakut të bijve të tu që u ke ofruar atyre,
主耶和华如此说:因你的污秽倾泄了,你与你所爱的行淫露出下体,又因你拜一切可憎的偶像,流儿女的血献给他,
37 ja, unë do të mbledh tërë dashnorët e tu me të cilët ke bërë qejf, të gjithë ata që ke dashuruar bashkë me ata që ke urryer; do t’i mbledh nga çdo anë kundër teje dhe do të zbuloj para tyre lakuriqësinë tënde, me qëllim që ata të shohin gjithë lakuriqësinë tënde.
我就要将你一切相欢相爱的和你一切所恨的都聚集来,从四围攻击你;又将你的下体露出,使他们看尽了。
38 Do të të gjykoj si gjykohen gratë që shkelin kurorën dhe ato që derdhin gjakun dhe do të sjell mbi ty gjakun e tërbimit dhe të xhelozisë.
我也要审判你,好像官长审判淫妇和流人血的妇女一样。我因忿怒忌恨,使流血的罪归到你身上。
39 Do të të jap pastaj në duart e tyre dhe ata do të shembin kamaren tënde dhe do të hedhin poshtë të gjitha vendet e tua të larta do të të zhveshin gjithashtu nga rrobat e tua, do të marrin xhevahiret e tua të mrekullueshme dhe do të të lënë lakuriq dhe nevojtare.
我又要将你交在他们手中;他们必拆毁你的圆顶花楼,毁坏你的高台,剥去你的衣服,夺取你的华美宝器,留下你赤身露体。
40 Pastaj do të bëjnë të dalë kundër teje një turmë e madhe dhe do të të vrasin me gurë dhe do të të shpojnë me shpatat e tyre.
他们也必带多人来攻击你,用石头打死你,用刀剑刺透你,
41 Do t’u vënë flakën shtëpive të tua dhe do të zbatojnë vendime kundër teje para syve të shumë grave; do të të bëj të heqësh dorë nga kurvërimi dhe nuk do të japësh më asnjë pagë.
用火焚烧你的房屋,在许多妇人眼前向你施行审判。我必使你不再行淫,也不再赠送与人。
42 Kështu do ta fashit zemërimin tim mbi ty dhe xhelozia ime do të largohet nga ti; do të qetësohem dhe nuk do të zemërohem më.
这样,我就止息向你发的忿怒,我的忌恨也要离开你,我要安静不再恼怒。
43 Sepse ti nuk i ke kujtuar ditët e rinisë sate dhe më ke bërë të tërbohem me të gjitha këto gjëra, ja, edhe unë do të të bëj që të bien mbi kokën tënde veprimet e tua”, thotë Zoti, Zoti, “kështu ti nuk do të kryesh poshtërsi të tjera përveç veprimeve të tua të neveritshme.
因你不追念你幼年的日子,在这一切的事上向我发烈怒,所以我必照你所行的报应在你头上,你就不再贪淫,行那一切可憎的事。这是主耶和华说的。”
44 Kushdo që do të thotë proverba, do të thotë këtë proverb kundër teje: “Si nëna është edhe e bija”.
“凡说俗语的必用俗语攻击你,说:‘母亲怎样,女儿也怎样。’
45 Ti je me të vërtetë bija e nënës sate që ka mohuar bashkëshortin e saj dhe bijt e vet, dhe je motër e motrave të tua që kanë mohuar burrat dhe bijtë e tyre. Nëna juaj ishte një Hitease dhe ati juaj një Amoreas.
你正是你母亲的女儿,厌弃丈夫和儿女;你正是你姊妹的姊妹,厌弃丈夫和儿女。你母亲是赫人,你父亲是亚摩利人。
46 Motra jote më e madhe është Samaria, që banon me gjithë bijat e saj në të majtën tënde; motra jote më e vogël është Sodoma, që banon me gjithë bijat e saj në të djathtën tënde.
你的姊姊是撒马利亚,她和她的众女住在你左边;你的妹妹是所多玛,她和她的众女住在你右边。
47 Ti jo vetëm ke ecur në rrugët e tyre dhe ke kryer veprimet e tyre të neveritshme, por, sikur kjo të ishte fare pak, në të gjitha rrugët e tua je korruptuar më shumë se ato.
你没有效法她们的行为,也没有照她们可憎的事去做,你以那为小事,你一切所行的倒比她们更坏。
48 Siç është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, Zoti, “motra jote Sodoma dhe bijat e saj nuk kanë bërë atë që ke bërë ti bashkë me bijat e tua.
主耶和华说:我指着我的永生起誓,你妹妹所多玛与她的众女尚未行你和你众女所行的事。
49 Ja, kjo qe paudhësia e motrës sate Sodoma: ajo dhe bijat e saj jetonin në kryelartësi, në bollëkun e bukës dhe në një plogështi të theksuar, por nuk përkrahnin dorën e të përvuajturit dhe të të varfërit.
看哪,你妹妹所多玛的罪孽是这样:她和她的众女都心骄气傲,粮食饱足,大享安逸,并没有扶助困苦和穷乏人的手。
50 Ishin fodulle dhe kryenin veprime të neveritshme para meje; prandaj i hoqa nga mesi, kur e pashë këtë.
她们狂傲,在我面前行可憎的事,我看见便将她们除掉。
51 Samaria nuk ka kryer as gjysmën e mëkateve të tua; ti i ke shumuar veprimet e tua të neveritshme më shumë se ato dhe ke justifikuar motrat e tua me të gjitha veprimet e neveritshme që ke kryer.
撒马利亚没有犯你一半的罪,你行可憎的事比她更多,使你的姊妹因你所行一切可憎的事,倒显为义。
52 Ti, që ke gjykuar motrat e tua, mbaje turpin tënd, sepse me mëkatet që ke kryer je bërë më e neveritshme se ato; ato janë më të drejta se ti. Po, ki turp, dhe mbaje për vete turpin, sepse ke justifikuar motrat e tua.
你既断定你姊妹为义,就要担当自己的羞辱;因你所犯的罪比她们更为可憎,她们就比你更显为义;你既使你的姊妹显为义,你就要抱愧担当自己的羞辱。”
53 Kur do t’i kthej robërit e tyre, robërit e Sodomës dhe bijat e saj, robërit e Samarias dhe vajzat e saj, atëherë do t’i kthej edhe robërit nga robërimi yt që janë në mes tyre,
“我必叫她们被掳的归回,就是叫所多玛和她的众女,撒马利亚和她的众女,并你们中间被掳的,都要归回,
54 me qëllim që ti të mbash turpin tënd dhe të turpërohesh për tërë ato që ke bërë, kur i ke dhënë zemër.
好使你担当自己的羞辱,并因你一切所行的使她们得安慰,你就抱愧。
55 Kur motrat e tua, Sodoma dhe bijat e saj, do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, dhe Samaria dhe bijat e saj do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, edhe ti dhe bijat e tua do të ktheheni në gjendjen tuaj të mëparshme.
你的妹妹所多玛和她的众女必归回原位;撒马利亚和她的众女,你和你的众女,也必归回原位。
56 Motra jote Sodoma nuk ishte përmendur fare nga goja jote në ditët e kryelartësisë sate,
在你骄傲的日子,你的恶行没有显露以先,你的口就不提你的妹妹所多玛。那受了凌辱的亚兰众女和亚兰四围非利士的众女都恨恶你,藐视你。
57 para se ligësia jote të zbulohej lakuriq, si ndodhi kur të fyen bijat e Sirisë dhe të gjitha ato që ishin rreth tyre, bijat e Filistejve, që të përçmonin nga të gjitha anët.
58 Ti mban dënimin e poshtërsisë sate dhe të veprimeve të tua të neveritshme”, thotë i Amshueshmi.
耶和华说:你贪淫和可憎的事,你已经担当了。”
59 Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: “Unë do të veproj me ty ashtu si ke vepruar ti me mua, se ke përçmuar betimin, duke shkelur besëlidhjen”.
“主耶和华如此说:你这轻看誓言、背弃盟约的,我必照你所行的待你。
60 “Megjithatë do të kujtoj besëlidhjen që lidha me ty në ditët e rinisë sate dhe do të lidh me ty një besëlidhje të përjetëshme.
然而我要追念在你幼年时与你所立的约,也要与你立定永约。
61 Atëherë do të kujtohesh për sjelljen tënde dhe do të të vijë turp, kur do të presësh motrat e tua, ato që janë më të mëdha dhe ato që janë më të vogla nga ti; dhe unë do t’i jap ty si bija, por jo për hir të besëlidhjes sate.
你接待你姊姊和你妹妹的时候,你要追念你所行的,自觉惭愧;并且我要将她们赐你为女儿,却不是按着前约。
62 Unë do të lidh besëlidhjen time me ty dhe ti do të pranosh që unë jam Zoti,
我要坚定与你所立的约(你就知道我是耶和华),
63 me qëllim që të mbash mend, të të vijë turp dhe të mos hapësh gojën për shkak të konfuzionit tënd, kur të kem bërë shlyerjen e fajit për të gjitha ato që ke bërë”, thotë Zoti, Zoti.
好使你在我赦免你一切所行的时候,心里追念,自觉抱愧,又因你的羞辱就不再开口。这是主耶和华说的。”

< Ezekieli 16 >