< Ezekieli 10 >

1 Unë po shikoja dhe ja, mbi kupën qiellore që ishte mbi kryet e kerubinëve, dukej mbi ta një si gur safiri që i përngjante nga forma një froni.
我观看,见基路伯头上的穹苍之中,显出蓝宝石的形状,仿佛宝座的形象。
2 Zoti i foli pastaj njeriut të veshur me rroba liri dhe i tha: “Shko midis rrotave poshtë kerubinit, mbushi duart me qymyr të ndezur që është midis kerubinëve dhe përhapi mbi qytetin”. Dhe ai shkoi, ndërsa unë shikoja.
主对那穿细麻衣的人说:“你进去,在旋转的轮内基路伯以下,从基路伯中间将火炭取满两手,撒在城上。” 我就见他进去。
3 Kur hyri ai njeri, kerubinët rrinin në të djathtë të tempullit dhe reja mbushte oborrin e brendshëm.
那人进去的时候,基路伯站在殿的右边,云彩充满了内院。
4 Pastaj lavdia e Zotit u ngrit mbi kerubinin duke lëvizur drejt pragut të tempullit; atëherë tempulli u mbush me renë dhe oborri u mbush me shkëlqimin e lavdisë të Zotit.
耶和华的荣耀从基路伯那里上升,停在门槛以上;殿内满了云彩,院宇也被耶和华荣耀的光辉充满。
5 Zhurma e krahëve të kerubinëve u dëgjua deri në oborrin e jashtëm, ashtu si zëri i Perëndisë të plotfuqishëm kur flet.
基路伯翅膀的响声听到外院,好像全能 神说话的声音。
6 Kur Zoti e urdhëroi njeriun e veshur me rroba liri, duke thënë: “Merr zjarrin midis rrotave që ndodhen ndër kerubinë”, ai shkoi të ndalet pranë një rrote.
他吩咐那穿细麻衣的人说:“要从旋转的轮内基路伯中间取火。”那人就进去站在一个轮子旁边。
7 Atëherë një kerubin shtriu dorën midis kerubinëve drejt zjarrit që ishte mes tyre, e mori dhe e vuri në duart e njeriut të veshur me rroba liri, që e pranoi dhe doli.
有一个基路伯从基路伯中伸手到基路伯中间的火那里,取些放在那穿细麻衣的人两手中,那人就拿出去了。
8 Kerubinët dukeshin sikur kishin formën e dorës së njeriut poshtë krahëve.
在基路伯翅膀之下,显出有人手的样式。
9 Shikova akoma dhe ja, në krah të kerubinëve kishte katër rrota, një rrotë përbri çdo kerubini dhe një rrotë tjetër për çdo kerubin tjetër; rrotat kishin pamjen e një guri të topazit.
我又观看,见基路伯旁边有四个轮子。这基路伯旁有一个轮子,那基路伯旁有一个轮子,每基路伯都是如此;轮子的颜色仿佛水苍玉。
10 Dukej sikur që të katra kishin po atë formë, sikur një rrotë të ishte në mes të tjetrës.
至于四轮的形状,都是一个样式,仿佛轮中套轮。
11 Kur lëviznin, shkonin nga një prej katër drejtimeve të tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin, por ndiqnin drejtimin që kishte marrë koka e tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin.
轮行走的时候,向四方都能直行,并不掉转。头向何方,他们也随向何方,行走的时候并不掉转。
12 Tërë trupi i tyre, kurrizi i tyre, duart e tyre, krahët e tyre ishin plot me sy rreth e qark, po, edhe vetë rrotat që kishin të katër.
他们全身,连背带手和翅膀,并轮周围都满了眼睛。这四个基路伯的轮子都是如此。
13 Unë dëgjova që rrotat quheshin “Turbina”.
至于这些轮子,我耳中听见说是旋转的。
14 Çdo kerubin kishte katër fytyra; fytyra e parë ishte fytyra e kerubinit, fytyra e dytë ishte fytyra e njeriut, fytyra e tretë fytyra e luanit dhe fytyra e katërt ajo e shqiponjës.
基路伯各有四脸:第一是基路伯的脸,第二是人的脸,第三是狮子的脸,第四是鹰的脸。
15 Pastaj kerubinët u ngritën. Ata ishin po ato qenie të gjalla që kisha parë pranë lumit Kebar.
基路伯升上去了;这是我在迦巴鲁河边所见的活物。
16 Kur kerubinët lëviznin, edhe rrotat lëviznin nga ana e tyre; dhe kur kerubinët hapnin fletët për t’u ngritur nga toka, rrotat nuk largoheshin nga krahu i tyre.
基路伯行走,轮也在旁边行走。基路伯展开翅膀,离地上升,轮也不转离他们旁边。
17 Kur ata ndaleshin, ndaleshin edhe ato; kur ata ngriheshin, ngriheshin edhe ato bashkë me ta, sepse fryma e qënieve të gjalla ishte ndër ta.
那些站住,这些也站住;那些上升,这些也一同上升,因为活物的灵在轮中。
18 Lavdia e Zotit u largua pastaj nga pragu i tempullit dhe u ndal te kerubinët.
耶和华的荣耀从殿的门槛那里出去,停在基路伯以上。
19 Pastaj kerubinët i hapën krahët e tyre dhe u ngritën nga toka para syve të mi; ndërsa po largoheshin edhe rrotat ishin pranë tyre. U ndalën pastaj te hyrja e portës që shikonte nga lindja e shtëpisë të Zotit, ndërsa lavdia e Perëndisë të Izraelit qëndronte lart mbi ta.
基路伯出去的时候,就展开翅膀,在我眼前离地上升。轮也在他们的旁边,都停在耶和华殿的东门口。在他们以上有以色列 神的荣耀。
20 Ishin po ato qenie të gjalla që kisha parë nën Perëndinë e Izraelit pranë lumit Kebar dhe njoha që ishin kerubinë.
这是我在迦巴鲁河边所见、以色列 神荣耀以下的活物,我就知道他们是基路伯。
21 Secili prej tyre kishte katër fytyra, secili katër krahë dhe poshtë krahëve të tyre dilte forma e dorës së njeriut.
各有四个脸面,四个翅膀,翅膀以下有人手的样式。
22 Sa për pamjen e fytyrave të tyre, ishin po ato fytyra që kisha parë pranë lumit Kebar; ishin po ato shëmbëlltyra dhe po ata kerubinë. Secili shkonte drejt para tij.
至于他们脸的模样,并身体的形象,是我从前在迦巴鲁河边所看见的。他们俱各直往前行。

< Ezekieli 10 >