< Eksodi 6 >

1 Zoti i tha Moisiut: “Tani ke për të parë çfarë kam për t’i bërë Faraonit; sepse i detyruar nga një dorë e fuqishme ai do t’i lërë të shkojnë; po, i detyruar nga një dorë e fuqishme do t’i dëbojë nga vendi i tij”.
耶和华对摩西说:“现在你必看见我向法老所行的事,使他因我大能的手容以色列人去,且把他们赶出他的地。”
2 Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: “Unë jam Zoti,
神晓谕摩西说:“我是耶和华。
3 dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm; por ata nuk më kishin njohur kurrë me emrin tim, Zot.
我从前向亚伯拉罕、以撒、雅各显现为全能的 神;至于我名耶和华,他们未曾知道。
4 Kam caktuar gjithashtu besëlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t’u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qëndruan si të huaj.
我与他们坚定所立的约,要把他们寄居的迦南地赐给他们。
5 Dëgjova edhe kujën e bijve të Izraelit që Egjiptasit i mbajnë në skllavëri dhe m’u kujtua besëlidhja ime.
我也听见以色列人被埃及人苦待的哀声,我也记念我的约。
6 Prandaj u thuaj bijve të Izraelit: “Unë jam Zoti; do t’ju heq nga punët e rënda që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t’ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t’ju çliroj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha.
所以你要对以色列人说:‘我是耶和华;我要用伸出来的膀臂重重地刑罚埃及人,救赎你们脱离他们的重担,不做他们的苦工。
7 Do t’ju marr si popullin tim, dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët e rënda të imponuara nga Egjiptasit.
我要以你们为我的百姓,我也要作你们的 神。你们要知道我是耶和华—你们的 神,是救你们脱离埃及人之重担的。
8 Dhe do t’ju bëj të hyni në vendin, që u betova t’i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t’jua jap atë në trashëgimi. Unë jam Zoti””.
我起誓应许给亚伯拉罕、以撒、雅各的那地,我要把你们领进去,将那地赐给你们为业。我是耶和华。’”
9 Kështu u foli Moisiu bijve të Izraelit; por ata nuk ia vunë veshin Moisiut, nga shkaku i ankthit dhe i skllavërise së rëndë.
摩西将这话告诉以色列人,只是他们因苦工愁烦,不肯听他的话。
10 Zoti i foli edhe më Moisiut, duke i thënë:
耶和华晓谕摩西说:
11 “Shko, foli Faraonit, mbretit të Egjiptit, që të lejojë bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij”.
“你进去对埃及王法老说,要容以色列人出他的地。”
12 Por Moisiu foli përpara Zotit dhe i tha: “Ja, bijtë e Izraelit nuk më dëgjuan; si mundet Faraoni të më dëgjojë mua, që jam i parrethprerë në buzë?”.
摩西在耶和华面前说:“以色列人尚且不听我的话,法老怎肯听我这拙口笨舌的人呢?”
13 Por Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit dhe i urdhëroi të shkonin te bijtë e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qëllim që t’i nxirrnin bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit.
耶和华吩咐摩西、亚伦往以色列人和埃及王法老那里去,把以色列人从埃及地领出来。
14 Këta janë kryetarët e familjeve të tyre. Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit qenë: Hanoku dhe Pallu, Hetsroni dhe Karmi. Këto qenë familjet e Rubenit.
以色列人家长的名字记在下面。以色列长子吕便的儿子是哈诺、法路、希斯伦、迦米;这是吕便的各家。
15 Bijtë e Simeonit qenë: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, bir i Kananeases. Këto qenë familjet e Simeonit.
西缅的儿子是耶母利、雅悯、阿辖、雅斤、琐辖,和迦南女子的儿子扫罗;这是西缅的各家。
16 Këta janë emrat e bijve të Levit, sipas brezave të tyre: Gershomi, Kehathi dhe Merari. Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
利未众子的名字按着他们的后代记在下面:就是革顺、哥辖、米拉利。利未一生的岁数是一百三十七岁。
17 Bijtë e Gershomit qenë: Libni dhe Shimej, bashkë me familjet e tyre.
革顺的儿子按着家室是立尼、示每。
18 Bijtë e Kehathit qenë: Amrami, Jitshari, Hebroni dhe Ucieli. Kehathi jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet.
哥辖的儿子是暗兰、以斯哈、希伯伦、乌薛。哥辖一生的岁数是一百三十三岁。
19 Bijtë e Merarit qenë: Mahli dhe Mushi. Këto qenë edhe familjet e Levitëve sipas brezave të tyre.
米拉利的儿子是抹利和母示;这是利未的家,都按着他们的后代。
20 Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
暗兰娶了他父亲的妹妹约基别为妻,她给他生了亚伦和摩西。暗兰一生的岁数是一百三十七岁。
21 Bijtë e Itsharit qenë: Koreu, Nefegu dhe Zikri.
以斯哈的儿子是可拉、尼斐、细基利。
22 Bijtë e Ucielit qenë: Mishaeli, Eltsafani dhe Sitri.
乌薛的儿子是米沙利、以利撒反、西提利。
23 Aaroni mori për grua Elishebën, të bijën e Aminadabit dhe motër e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.
亚伦娶了亚米拿达的女儿,拿顺的妹妹,以利沙巴为妻,她给他生了拿答、亚比户、以利亚撒、以他玛。
24 Bijtë e Koreut qenë: Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi. Këto qenë familjet e Koreut.
可拉的儿子是亚惜、以利加拿、亚比亚撒;这是可拉的各家。
25 Eleazari, bir i Aaronit, mori për grua një nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Këta qenë të parët e etërve të Levitëve në familjet e tyre.
亚伦的儿子以利亚撒娶了普铁的一个女儿为妻,她给他生了非尼哈。这是利未人的家长,都按着他们的家。
26 Dhe këta janë vet Aaroni dhe Moisiu, të cilëve Zoti u tha: “Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit të tyre”.
耶和华说:“将以色列人按着他们的军队从埃及地领出来。”这是对那亚伦、摩西说的。
27 Këta janë ata që i folën Faraonit mbretit të Egjiptit për të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti; ata janë vetë Moisiu dhe Aaroni.
对埃及王法老说要将以色列人从埃及领出来的,就是这摩西、亚伦。
28 Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,
当耶和华在埃及地对摩西说话的日子,
29 kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: “Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them”.
他向摩西说:“我是耶和华;我对你说的一切话,你都要告诉埃及王法老。”
30 Atëherë Moisiu u përgjigj kështu para Zotit: “Ja, unë jam i parrethprerë në buzë; prandaj si mund të më dëgjojë Faraoni?”.
摩西在耶和华面前说:“看哪,我是拙口笨舌的人,法老怎肯听我呢?”

< Eksodi 6 >