< Eksodi 5 >

1 Pas kësaj, Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë””.
その後、モーセとアロンは行ってパロに言った、「イスラエルの神、主はこう言われる、『わたしの民を去らせ、荒野で、わたしのために祭をさせなさい』と」。
2 Por Faraoni u përgjigj: “Kush është Zoti që unë duhet t’i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë”.
パロは言った、「主とはいったい何者か。わたしがその声に聞き従ってイスラエルを去らせなければならないのか。わたしは主を知らない。またイスラエルを去らせはしない」。
3 Atëherë ata i thanë: “Perëndia i Hebrenjve na doli përballë; tani na lër të ecim tri ditë me radhë në shkretëtirë që të bëjmë një flijim për Zotin, që është Perëndia ynë, që ai të mos na godasë me murtajë ose me shpatë”.
彼らは言った、「ヘブルびとの神がわたしたちに現れました。どうか、わたしたちを三日の道のりほど荒野に行かせ、わたしたちの神、主に犠牲をささげさせてください。そうしなければ主は疫病か、つるぎをもって、わたしたちを悩まされるからです」。
4 Mbreti i Egjiptit u tha atyre: “Pse vallë Moisiu dhe Aaroni e largojnë popullin nga puna e tij? Kthehuni në mundimet tuaja!”.
エジプトの王は彼らに言った、「モーセとアロンよ、あなたがたは、なぜ民に働きをやめさせようとするのか。自分の労役につくがよい」。
5 Faraoni tha përsëri: “Ja, tani populli i vendit është i shumtë, dhe ju doni që ai të ndërpresë mundimet e tij”.
パロはまた言った、「見よ、今や土民の数は多い。しかも、あなたがたは彼らに労役を休ませようとするのか」。
6 Kështu po atë ditë Faraoni i urdhëroi shtypësit e popullit dhe kryeintendentët e tij, duke thënë:
その日、パロは民を追い使う者と、民のかしらたちに命じて言った、
7 “Mos i jepni më kashtë popullit për të bërë tulla, si më parë; le të shkojnë ata vetë të mbledhin kashtën!
「あなたがたは、れんがを作るためのわらを、もはや、今までのように、この民に与えてはならない。彼らに自分で行って、わらを集めさせなさい。
8 Por i detyroni të prodhojnë të njëjtën sasi tullash që bënin më parë, pa asnjë pakësim; sepse ata janë përtacë, dhe për këtë arsye ata bërtasin, duke thënë: “Të shkojmë të bëjmë fli për Perëndinë tonë!”.
また前に作っていた、れんがの数どおりに彼らに作らせ、それを減らしてはならない。彼らはなまけ者だ。それだから、彼らは叫んで、『行ってわたしたちの神に犠牲をささげさせよ』と言うのだ。
9 I mbingarkoni me punë të rëndë këta njerëz, dhe ata ta kryejnë pa u vënë veshin fjalëve mashtruese”.
この人々の労役を重くして、働かせ、偽りの言葉に心を寄せさせぬようにしなさい」。
10 Atëherë shtypësit e popullit dhe kryeintendentët e tij dolën dhe i thanë popullit: “Kështu thotë Faraoni: “Unë nuk do t’ju jap më kashtë.
そこで民を追い使う者たちと、民のかしらたちは出て行って、民に言った、「パロはこう仰せられる、『あなたがたに、わらは与えない。
11 Shkoni vetë ta gjeni kashtën ku mund të jetë, sepse puna juaj nuk do të pakësohet aspak””.
自分で行って、見つかる所から、わらを取って来るがよい。しかし働きは少しも減らしてはならない』と」。
12 Kështu populli u shpërnda në të gjithë vendin e Egjiptit, për të mbledhur kallamishte në vend të kashtës.
そこで民はエジプトの全地に散って、わらのかわりに、刈り株を集めた。
13 Dhe kontrollorët i nxisnin duke thënë: “Përfundoni punën tuaj çdo ditë si në kohën kur kishte kashtë!”.
追い使う者たちは、彼らをせき立てて言った、「わらがあった時と同じように、あなたがたの働きの、日ごとの分を仕上げなければならない」。
14 Dhe kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit, të caktuar mbi ta nga kontrollorët e Faraonit, i rrahën dhe i pyetën: “Pse nuk e keni përfunduar, dje dhe sot si më parë, sasinë e caktuar të tullave?”.
パロの追い使う者たちがイスラエルの人々の上に立てたかしらたちは、打たれて、「なぜ、あなたがたは、れんが作りの仕事を、きょうも、前のように仕上げないのか」と言われた。
15 Atëherë kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit erdhën për të protestuar te Faraoni, duke thënë: “Pse sillesh kështu me shërbëtorët e tu?
そこで、イスラエルの人々のかしらたちはパロのところに行き、叫んで言った、「あなたはなぜ、しもべどもにこんなことをなさるのですか。
16 Nuk u jepet më kashtë shërbëtorëve të tu, dhe na thuhet: “Bëni tulla!”. Dhe ja, shërbëtorët e tu i rrahin, por faji është i popullit tënd”.
しもべどもは、わらを与えられず、しかも彼らはわたしたちに、『れんがは作れ』と言うのです。その上、しもべどもは打たれています。罪はあなたの民にあるのです」。
17 Atëherë ai u përgjigj: “Jeni përtacë, shumë përtacë! Për këtë arsye thoni: “Të bëjmë fli për Zotin”.
パロは言った、「あなたがたは、なまけ者だ、なまけ者だ。それだから、『行って、主に犠牲をささげさせよ』と言うのだ。
18 Shkoni, pra, të punoni! Nuk do t’ju jepet kashtë, por do të dorëzoni po atë sasi tullash”.
さあ、行って働きなさい。わらは与えないが、なおあなたがたは定めた数のれんがを納めなければならない」。
19 Kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit u bindën se i gjeti halli, sepse u thuhej: “Mos e pakësoni në asnjë mënyrë numrin e caktuar të tullave për çdo ditë”.
イスラエルの人々のかしらたちは、「れんがの日ごとの分を減らしてはならない」と言われたので、悪い事態になったことを知った。
20 Pastaj, si dolën nga Faraoni, takuan Moisiun dhe Aaronin, që po i prisnin,
彼らがパロを離れて出てきた時、彼らに会おうとして立っていたモーセとアロンに会ったので、
21 dhe u thanë atyre: “Le t’i hedhë sytë Zoti mbi ju dhe le të gjykojë, sepse na keni bërë të urryer në sytë e Faraonit dhe në sytë e shërbëtorëve të tij duke vënë në duart e tyre shpatën për të na vrarë”.
彼らに言った、「主があなたがたをごらんになって、さばかれますように。あなたがたは、わたしたちをパロとその家来たちにきらわせ、つるぎを彼らの手に渡して、殺させようとしておられるのです」。
22 Atëherë Moisiu u kthye te Zoti dhe i tha: “O Perëndi, pse e fute në halle këtë popull? Pse pra më dërgove?
モーセは主のもとに帰って言った、「主よ、あなたは、なぜこの民をひどい目にあわされるのですか。なんのためにわたしをつかわされたのですか。
23 Sepse, qysh prej ditës që vajta te Faraoni, për t’i folur në emrin tënd, ai i ka bërë të keqe këtij populli dhe ti nuk e çlirove aspak popullin tënd”.
わたしがパロのもとに行って、あなたの名によって語ってからこのかた、彼はこの民をひどい目にあわせるばかりです。また、あなたは、すこしもあなたの民を救おうとなさいません」。

< Eksodi 5 >