< Eksodi 35 >

1 Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: “Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.
摩西招聚以色列全会众,对他们说:“这是耶和华所吩咐的话,叫你们照着行:
2 Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.
六日要做工,第七日乃为圣日,当向耶和华守为安息圣日。凡这日之内做工的,必把他治死。
3 Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë”.
当安息日,不可在你们一切的住处生火。”
4 Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: “Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
摩西对以色列全会众说:“耶和华所吩咐的是这样:
5 “Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t’i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
你们中间要拿礼物献给耶和华,凡乐意献的可以拿耶和华的礼物来,就是金、银、铜,
6 stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,
蓝色、紫色、朱红色线,细麻,山羊毛,
7 lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,
染红的公羊皮,海狗皮,皂荚木,
8 vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
点灯的油,并做膏油和香的香料,
9 gurë oniksi dhe gurë për t’u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
红玛瑙与别样的宝石,可以镶嵌在以弗得和胸牌上。”
10 Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:
“你们中间凡心里有智慧的都要来做耶和华一切所吩咐的:
11 tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,
就是帐幕和帐幕的罩棚,并帐幕的盖、钩子、板、闩、柱子、带卯的座,
12 arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,
柜和柜的杠,施恩座和遮掩柜的幔子,
13 tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;
桌子和桌子的杠与桌子的一切器具,并陈设饼,
14 shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;
灯台和灯台的器具,灯盏并点灯的油,
15 altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,
香坛和坛的杠,膏油和馨香的香料,并帐幕门口的帘子,
16 altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,
燔祭坛和坛的铜网,坛的杠并坛的一切器具,洗濯盆和盆座,
17 perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;
院子的帷子和帷子的柱子,带卯的座和院子的门帘,
18 kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;
帐幕的橛子并院子的橛子,和这两处的绳子,
19 rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj””.
精工做的礼服和祭司亚伦并他儿子在圣所用以供祭司职分的圣衣。”
20 Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.
以色列全会众从摩西面前退去。
21 Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t’i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.
凡心里受感和甘心乐意的都拿耶和华的礼物来,用以做会幕和其中一切的使用,又用以做圣衣。
22 Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit.
凡心里乐意献礼物的,连男带女,各将金器,就是胸前针、耳环、打印的戒指,和手钏带来献给耶和华。
23 Dhe të gjithë ata që kishin stofa ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, ose li të hollë, apo lesh dhie, ose lëkura dashi me ngjyrë të kuqe, ose lëkurë baldose, i sollën.
凡有蓝色、紫色、朱红色线,细麻,山羊毛,染红的公羊皮,海狗皮的,都拿了来;
24 Kushdo që mund të bënte një ofertë prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertën e shenjtëruar për Zotin; dhe kushdo që kishte dru prej akacieje për ndonjë punë të caktuar për shërbimin, e solli.
凡献银子和铜给耶和华为礼物的都拿了来;凡有皂荚木可做什么使用的也拿了来。
25 Të gjitha gratë e zonja torën me duart e tyre dhe prunë fillin ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe li të hollë.
凡心中有智慧的妇女亲手纺线,把所纺的蓝色、紫色、朱红色线,和细麻都拿了来。
26 Dhe të gjitha gratë që ishin të shtyra nga zemra e tyre dhe kishin zhdërvjelltësi, torën lesh dhie.
凡有智慧、心里受感的妇女就纺山羊毛。
27 Krerët e popullit sollën gurë oniksi dhe gurë për t’u ngallmuar në efodin dhe në pektoralin,
众官长把红玛瑙和别样的宝石,可以镶嵌在以弗得与胸牌上的,都拿了来;
28 aroma dhe vaj për ndriçim të shandanit, vaj për vajosjen dhe për temjanin aromatik.
又拿香料做香,拿油点灯,做膏油。
29 Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, që ishin të shtyrë nga zemra për t’i çuar diçka për tërë veprën që Zoti kishte urdhëruar të bënin me anë të Moisiut, i çuan Zotit oferta vullnetare.
以色列人,无论男女,凡甘心乐意献礼物给耶和华的,都将礼物拿来,做耶和华借摩西所吩咐的一切工。
30 Moisiu u tha bijve të Izraelit: “Shikoni, Zoti i thirri me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës,
摩西对以色列人说:“犹大支派中,户珥的孙子、乌利的儿子比撒列,耶和华已经提他的名召他,
31 dhe e mbushi me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarë aftësish,
又以 神的灵充满了他,使他有智慧、聪明、知识,能做各样的工,
32 që të mund të krijojë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
能想出巧工,用金、银、铜制造各物,
33 të gdhendë gurë për t’u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.
又能刻宝石,可以镶嵌,能雕刻木头,能做各样的巧工。
34 I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.
耶和华又使他,和但支派中亚希撒抹的儿子亚何利亚伯,心里灵明,能教导人。
35 I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë për të kryer çdo lloj punimi dhe për të krijuar vizatime artistike.
耶和华使他们的心满有智慧,能做各样的工,无论是雕刻的工,巧匠的工,用蓝色、紫色、朱红色线,和细麻、绣花的工,并机匠的工,他们都能做,也能想出奇巧的工。

< Eksodi 35 >