< Eksodi 31 >

1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
І промовив Господь до Мойсея, говорячи:
2 “Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës;
„Дивися, — Я покликав на ім'я́ Бецал'ї́ла, сина Урієвого, сина Хура, Юдиного племени,
3 dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe çdo shkathtësi,
і напо́внив його Духом Божим, мудрістю, і розумуванням, і знання́м, і здібністю до всякої роботи,
4 që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
на обми́слення мистецьке, на роботу в золоті, і в сріблі, і в міді,
5 për të gdhendur gurë për t’u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimesh.
і в обро́бленні каменя, щоб всаджувати, і в обробленні дерева, щоб робити в усякій роботі.
6 Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri në mendjen e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato që të kam urdhëruar:
І Я ото дав із ним Оголіява, Ахісамахового сина, Данового племени. А в серце кожного мудросердого Я дав мудрість, — і зроблять вони все, що Я наказав був тобі:
7 çadrën e mbledhjes, arkën e dëshmisë dhe pajtuesin që ndodhet mbi të, dhe të gjitha orenditë e çadrës,
ски́нію заповіту, і ковчега для свідоцтва, і віко, що на ньому, і всі скині́йні речі,
8 tryezën dhe orenditë e saj, shandanin prej ari safi dhe të gjitha pjesët e tij, altarin e temjanit,
і стола та речі його, і чистого свічника та всі речі його, і жертівника кадила,
9 altarin e olokausteve dhe tërë veglat e tij, enën e madhe dhe bazën e saj,
і жертівника цілопа́лення та всі речі його, і вмивальницю та підставу її,
10 dhe rrobat e endura hollë me mjeshtëri, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj,
і ша́ти служебні, і ша́ти свяще́нні для священика Аарона, і ша́ти синів його на священнослу́ження,
11 vajin për vajosje dhe temjanin e parfumuar për vendin e shenjtë. Ata do të veprojnë simbas të gjithë urdhrave që të kam dhënë ty”.
і оливу пома́зання, і запашне́ кадило для святині, — як усе, що Я наказав був тобі, вони зроблять“.
12 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
І промовив Господь до Мойсея, гово́рячи:
13 “Fol edhe me bijtë e Izraelit, duke u thënë: Tregoni kujdes të madh për të respektuar të shtunat e mia, sepse është një shenjë midis meje dhe jush për të gjithë brezat tuaj, në mënyrë që të njihni se unë jam Zoti që ju shenjtëron.
„А ти промовляй Ізраїлевим синам, говорячи: Тільки суботи Мої бу́дете пильнувати, бо це знак поміж Мною та поміж вами для ваших поколінь, щоб ви пізнали, що Я — Госпо́дь, що освячує вас!
14 Do të respektoni, pra, të shtunën, sepse është për ju një ditë e shenjtë; kush e përdhos atë, do të dënohet me vdekje; kushdo që bën atë ditë ndonjë punë, do të shfaroset nga gjiri i popullit të tij.
І будете пильнувати суботу, бо вона святість для вас. Хто опога́нить її, той конче буде забитий, бо кожен, хто робить у ній роботу, то буде стята душа та з-посеред наро́дів її!
15 Do të punohet gjashtë ditë; por dita e shtatë është e shtuna e pushimit, e shenjtë për Zotin; kushdo që do të bëjë ndonjë punë ditën e shtunë do të dënohet me vdekje.
Шість день буде робитися праця, а дня сьомого — субота відпочинку від праці, святість для Господа. Кожен, хто робить роботу за субо́тнього дня, той конче буде забитий!
16 Andaj bijtë e Izraelit do ta respektojnë të shtunën, duke e kremtuar atë brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme.
І будуть Ізраїлеві сини доде́ржувати суботу, щоб зробити суботу вічним заповітом для своїх поколінь.
17 Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u shlodh”.
Це знак навіки поміж Мною та поміж Ізра́їлевими синами, бо шість день творив Господь небо та землю, а дня сьомого — перервав працю та спочив“.
18 Kur Zoti mbaroi së foluri me Moisiun në malin Sinai, i dha dy pllaka të dëshmisë, pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë.
І дав Він Мойсе́єві, коли закінчив говорити з ним на Сінайській горі, дві табли́ці свідо́цтва, табли́ці кам'яні́, писані Божим пальцем.

< Eksodi 31 >