< Eksodi 3 >

1 Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Madianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.
摩西牧养他岳父米甸祭司叶忒罗的羊群;一日领羊群往野外去,到了 神的山,就是何烈山。
2 Dhe Engjëlli i Zotit iu shfaq në një flakë zjarri, në mes të një ferrishtjeje. Moisiu vështroi dhe ja që ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej.
耶和华的使者从荆棘里火焰中向摩西显现。摩西观看,不料,荆棘被火烧着,却没有烧毁。
3 Atëherë Moisiu tha: “Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!”.
摩西说:“我要过去看这大异象,这荆棘为何没有烧坏呢?”
4 Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: “Moisi, Moisi!”. Ai u përgjigj: “Ja ku jam”.
耶和华 神见他过去要看,就从荆棘里呼叫说:“摩西!摩西!”他说:“我在这里。”
5 Perëndia tha: “Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë”.
神说:“不要近前来。当把你脚上的鞋脱下来,因为你所站之地是圣地”;
6 Pastaj tha dhe këto fjalë: “Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit”. Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.
又说:“我是你父亲的 神,是亚伯拉罕的 神,以撒的 神,雅各的 神。”摩西蒙上脸,因为怕看 神。
7 Pastaj Zoti tha: “Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij.
耶和华说:“我的百姓在埃及所受的困苦,我实在看见了;他们因受督工的辖制所发的哀声,我也听见了。我原知道他们的痛苦,
8 Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e Egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen Kananejtë, Hitejtë, Amorejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
我下来是要救他们脱离埃及人的手,领他们出了那地,到美好、宽阔、流奶与蜜之地,就是到迦南人、赫人、亚摩利人、比利洗人、希未人、耶布斯人之地。
9 Dhe tani, ja britma e bijve të Izraelit ka arritur deri tek unë, dhe kam parë gjithashtu se si Egjiptasit i shtypin.
现在以色列人的哀声达到我耳中,我也看见埃及人怎样欺压他们。
10 Prandaj eja dhe unë do të të dërgoj te Faraoni me qëllim që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, nga Egjipti”.
故此,我要打发你去见法老,使你可以将我的百姓以色列人从埃及领出来。”
11 Por Moisiu i tha Perëndisë: “Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?”.
摩西对 神说:“我是什么人,竟能去见法老,将以色列人从埃及领出来呢?”
12 Perëndia tha: “Unë do të jem me ty, dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t’i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal”.
神说:“我必与你同在。你将百姓从埃及领出来之后,你们必在这山上事奉我;这就是我打发你去的证据。”
13 Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: “Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t’u them: “Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju”, po të jetë se ata më thonë: “Cili është emri i tij?”, ç’përgjigje duhet t’u jap?”.
摩西对 神说:“我到以色列人那里,对他们说:‘你们祖宗的 神打发我到你们这里来。’他们若问我说:‘他叫什么名字?’我要对他们说什么呢?”
14 Perëndia i tha Moisiut: “UNÉ JAM AI QÉ JAM”. Pastaj tha: “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNÉ JAM-i më ka dërguar tek ju””.
神对摩西说:“我是自有永有的”;又说:“你要对以色列人这样说:‘那自有的打发我到你们这里来。’”
15 Perëndia i tha akoma Moisiut: “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë”.
神又对摩西说:“你要对以色列人这样说:‘耶和华—你们祖宗的 神,就是亚伯拉罕的 神,以撒的 神,雅各的 神,打发我到你们这里来。’耶和华是我的名,直到永远;这也是我的纪念,直到万代。
16 Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: “Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit m’u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt;
你去招聚以色列的长老,对他们说:‘耶和华—你们祖宗的 神,就是亚伯拉罕的 神,以撒的 神,雅各的 神,向我显现,说:我实在眷顾了你们,我也看见埃及人怎样待你们。
17 dhe kam thënë: Nga shtypja e Egjiptit do t’ju çoj në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë”.
我也说:要将你们从埃及的困苦中领出来,往迦南人、赫人、亚摩利人、比利洗人、希未人、耶布斯人的地去,就是到流奶与蜜之地。’
18 Dhe ata do t’i binden zërit tënd; dhe ti dhe pleqtë e Izraelit do të shkoni te mbreti i Egjiptit dhe do t’i thoni: “Zoti, Perëndia i Hebrenjve na doli përpara; dhe tani na lër të shkojmë dhe të bëjmë tri ditë rrugë në shkretëtirë, që t’i bëjmë fli Zotit, Perëndisë tonë”.
他们必听你的话。你和以色列的长老要去见埃及王,对他说:‘耶和华—希伯来人的 神遇见了我们,现在求你容我们往旷野去,走三天的路程,为要祭祀耶和华—我们的 神。’
19 Por unë e di që mbreti i Egjiptit nuk do t’ju lejojë të shkoni, veç po të jetë i shtrënguar nga një dorë e fuqishme.
我知道虽用大能的手,埃及王也不容你们去。
20 Atëherë unë do të shtrij dorën time dhe do të godas Egjiptin me të gjitha mrekullitë që unë do të bëj në mes tyre; pas kësaj ai do t’ju lërë të ikni.
我必伸手在埃及中间施行我一切的奇事,攻击那地,然后他才容你们去。
21 Dhe do t’i jap këtij populli të mira para syve të Egjiptasve; dhe do të ndodhë që kur të niseni, nuk do të shkoni duarbosh;
我必叫你们在埃及人眼前蒙恩,你们去的时候就不至于空手而去。
22 por çdo grua do t’i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t’ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t’i zhvishni Egjiptasit”.
但各妇女必向她的邻舍,并居住在她家里的女人,要金器银器和衣裳,好给你们的儿女穿戴。这样你们就把埃及人的财物夺去了。”

< Eksodi 3 >