< Eksodi 2 >

1 Por një njeri i shtëpisë së Levit shkoi e mori për grua një bijë të Levit.
爰にレビの家の一箇の人往てレビの女を娶れり
2 Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë që ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.
女妊みて男子を生みその美きを見て三月のあひだこれを匿せしが
3 Por, kur nuk mundi ta mbante më të fshehur, mori një kanistër prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi në të fëmijën dhe e la në kallamishtën në bregun e lumit.
すでにこれを匿すあたはざるにいたりければ萑の箱舟を之がために取て之に瀝靑と樹脂を塗り子をその中に納てこれを河邊の葦の中に置り
4 Motra e fëmijës rrinte në një farë largësie për të mësuar se çfarë do t’i ndodhte.
その姉遥に立てその如何になるかを窺ふ
5 Por vajza e Faraonit zbriti për t’u larë në lumë, ndërsa shërbëtoret e saj shëtisnin buzë lumit. Ajo pa kanistrën në kallamishte dhe dërgoi shërbëtoren e saj ta marrë.
茲にパロの女身を洗んとて河にくだりその婢等河の傍にあゆむ彼葦の中に箱舟あるを見て使女をつかはしてこれを取きたらしめ
6 E hapi dhe pa fëmijën; dhe ja, i vogli po qante; asaj iu dhimbs dhe tha: “Ky është një fëmijë hebre”.
これを啓きてその子のをるを見る嬰兒すなはち啼く彼これを憐みていひけるは是はヘブル人の子なりと
7 Atëherë motra e fëmijës i tha bijës së Faraonit: “A duhet të shkoj të thërras një tajë nga gratë hebre që ta mëndë këtë fëmijë për ty?”.
時にその姉パロの女にいひけるは我ゆきてヘブルの女の中より此子をなんぢのために養ふべき乳母を呼きたらんか
8 E bija e Faraonit iu përgjegj: “Shko”. Dhe vajza shkoi të thërrasë nënën e fëmijës.
パロの女往よと之にいひければ女子すなはち往てその子の母を呼きたる
9 Dhe bija e Faraonit i tha: “Merre me vete këtë fëmijë, mënde për mua, dhe unë do të të jap pagën tënde”. Kështu gruaja e mori fëmijën dhe e mëndi.
パロの女かれにいひけるは此子をつれゆきて我ために之を養へ我その値をなんぢにとらせんと婦すなはちその子を取てこれを養ふ
10 Kur fëmija u rrit, ajo ia çoi bijës së Faraonit; ai u bë bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thënë: “Sepse unë e nxora nga uji”.
斯てその子の長ずるにおよびて之をパロの女の所にたづさへゆきければすなはちこれが子となる彼その名をモーセ(援出)と名けて言ふ我これを水より援いだせしに因ると
11 Në ato ditë, kur Moisiu ishte rritur, ndodhi që ai doli për të gjetur vëllezërit e tij dhe vuri re se bënin punë të rënda; dhe pa një Egjiptas që po rrihte një burrë hebre, një nga vëllezërit e tij.
茲にモーセ生長におよびて一時いでてその兄弟等の所にいたりその重荷を負ふを見しが會一箇のエジプト人が一箇のイスラエル人即ちおのれの兄弟を撃つを見たれば
12 Dhe vështroi andej e këtej dhe, duke parë se nuk kishte njeri, e vrau Egjiptasin dhe e fshehu pastaj nën rërë.
右左を視まはして人のをらざるを見てそのエジプト人を撃ころし之を沙の中に埋め匿せり
13 Ditën e nesërme doli dhe pa dy burra hebrenj që po grindeshin; ai i tha atij që kishte faj: “Pse e rreh shokun tënd?”.
次の日また出て二人のヘブル人の相爭ふを見たればその曲き者にむかひ汝なんぞ汝の隣人を撃つやといふに
14 Por ai iu përgjigj: “Kush të ka vënë prijës dhe gjykatës mbi ne? Mos do të më vrasësh siç vrave Egjiptasin?”. Atëherë Moisiu u tremb, dhe tha: “Me siguri kjo gjë dihet nga të gjithë”.
彼いひけるは誰が汝を立てわれらの君とし判官としたるや汝かのエジプト人をころせしごとく我をも殺さんとするやと是においてモーセ懼れてその事かならず知れたるならんとおもへり
15 Kur Faraoni dëgjoi të flitej për ngjarjen, kërkoi të vrasë Moisiun; por Moisiu iku nga prania e Faraonit dhe u vendos në vendin e Madianit; dhe u ul afër një pusi.
パロ此事を聞てモーセを殺さんともとめければモーセすなはちパロの面をさけて逃げのびミデアンの地に住り彼井の傍に坐せり
16 Por prifti i Madianit kishte shtatë bija; dhe ato erdhën për të mbushur ujë dhe për të mbushur koritat për t’i dhënë të pijë kopesë së atit të tyre.
ミデアンの祭司に七人の女子ありしが彼等來りて水を汲み水鉢に盈て父の羊群に飮はんとしけるに
17 Por erdhën disa barinj dhe i përzunë. Atëherë Moisiu u ngrit dhe u erdhi në ndihmë, duke i dhënë të pijë kopesë së tyre.
牧羊者等きたりて彼らを逐はらひければモーセ起あがりて彼等をたすけその羊群に飮ふ
18 Kur shkuan te Reueli, ati i tyre, ai u tha: “Vallë si u kthyet kaq shpejt sot?”.
彼等その父リウエルに至れる時父言けるは今日はなんぢら何ぞかく速にかへりしや
19 Ato u përgjigjën: “Një Egjiptas na liroi nga duart e barinjve; përveç kësaj mbushi ujë për ne dhe i dha të pijë kopesë”.
かれらいひけるは一箇のエジプト人我らを牧羊者等の手より救いだし亦われらのために水を多く汲て羊群に飮しめたり
20 Atëherë ai u tha bijave të tij: “Po ai ku është? Pse e latë këtë njeri? Thirreni, të vijë të hajë”.
父女等にいひけるは彼は何處にをるや汝等なんぞその人を遺てきたりしや彼をよびて物を食しめよと
21 Dhe Moisiu pranoi të banojë tek ai njeri; dhe ai i dha Moisiut për grua bijën e tij, Seforën.
モーセこの人とともに居ることを好めり彼すなはちその女子チツポラをモーセに與ふ
22 Pastaj ajo lindi një bir që ai e quajti Gershom, sepse tha: “Unë jam mik në dhe të huaj”.
彼男子を生みければモーセその名をゲルシヨム(客)と名けて言ふ我異邦に客となりをればなりと
23 Por ndodhi që, mbas një kohe të gjatë vdiq mbreti i Egjiptit, dhe bijtë e Izraelit rënkonin për shkak të skllavërisë; ata bërtitën dhe britma e tyre për shkak të skllavërisë u ngjit deri tek Perëndia.
斯て時をふる程にジプトの王死りイスラエルの子孫その勞役の故によりて歎き號ぶにその勞役の故によりて號ぶところの聲神に達りければ
24 Kështu Perëndia dëgjoi rënkimin e tyre, dhe Perëndisë iu kujtua besëlidhja që kishte përfunduar me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin.
神その長呻を聞き神そのアブラハム、イサク、ヤコブになしたる契約を憶え
25 Dhe Perëndia shikoi bijtë e Izraelit, dhe Perëndia u kujdes për ta.
神イスラエルの子孫を眷み神知しめしたまへり

< Eksodi 2 >