< Eksodi 19 >

1 Ditën e parë të muajit të tretë nga dalja prej vendit të Egjiptit, po atë ditë, bijtë e Izraelit arritën në shkretëtirën e Sinait.
以色列人出埃及地以后,满了三个月的那一天,就来到西奈的旷野。
2 Të nisur nga Refidimi, ata arritën në shkretëtirën e Sinait dhe fushuan aty; Izraeli e ngriti kampin e tij përballë malit.
他们离了利非订,来到西奈的旷野,就在那里的山下安营。
3 Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perëndisë; dhe Zoti i thirri nga mali, duke i thënë: “Kështu do t’i thuash shtëpisë së Jakobit dhe këtë do t’u njoftosh bijve të Izraelit:
摩西到 神那里,耶和华从山上呼唤他说:“你要这样告诉雅各家,晓谕以色列人说:
4 “Ju e patë atë që u bëra Egjiptasve, dhe si ju solla mbi krahë shqiponje pranë meje.
‘我向埃及人所行的事,你们都看见了,且看见我如鹰将你们背在翅膀上,带来归我。
5 Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja.
如今你们若实在听从我的话,遵守我的约,就要在万民中作属我的子民,因为全地都是我的。
6 Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë. Këto janë fjalët që do t’u thuash bijve të Izraelit””.
你们要归我作祭司的国度,为圣洁的国民。’这些话你要告诉以色列人。”
7 Atëherë Moisiu dërgoi e thirri pleqtë e popullit, dhe u tha tërë këto fjalë që Zoti kishte urdhëruar të thoshte.
摩西去召了民间的长老来,将耶和华所吩咐他的话都在他们面前陈明。
8 Dhe tërë populli u përgjigj bashkë dhe tha: “Ne do të bëjmë gjithçka që ka thënë Zoti”. Kështu Moisiu i raportoi Zotit fjalët e popullit.
百姓都同声回答说:“凡耶和华所说的,我们都要遵行。”摩西就将百姓的话回复耶和华。
9 Dhe Zoti i tha Moisiut: “Ja, unë do të vij te ti në një re të dendur, me qëllim që populli të dëgjojë kur unë do të flas me ty, dhe të të besojë për gjithnjë”. Pastaj Moisiu i tregoi Zotit fjalët e popullit.
耶和华对摩西说:“我要在密云中临到你那里,叫百姓在我与你说话的时候可以听见,也可以永远信你了。”于是,摩西将百姓的话奏告耶和华。
10 Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Shko te populli, shenjtëroje atë sot dhe nesër, dhe bëj që të lajë rrobat.
耶和华又对摩西说:“你往百姓那里去,叫他们今天明天自洁,又叫他们洗衣服。
11 Dhe të jenë gati për ditën e tretë, sepse ditën e tretë Zoti do të zbresë mbi malin e Sinait para syve të tërë popullit.
到第三天要预备好了,因为第三天耶和华要在众百姓眼前降临在西奈山上。
12 Ti do të përcaktosh rreth e qark kufij për popullin dhe do të thuash: Ruhuni se ngjiteni në mal ose prekni skajet e tij. Kushdo që do të prekë malin do të dënohet me vdekje.
你要在山的四围给百姓定界限,说:‘你们当谨慎,不可上山去,也不可摸山的边界;凡摸这山的,必要治死他。
13 Asnjë dorë nuk do ta prekë, por do të vritet me gurë ose do të shpohet me shigjeta, qoftë njeri ose kafshë; nuk do të mbetet gjallë. Kur briri të dëgjohet shtruar, atëherë të ngjiten mbi mal”.
不可用手摸他,必用石头打死,或用箭射透;无论是人是牲畜,都不得活。到角声拖长的时候,他们才可到山根来。’”
14 Kështu Moisiu zbriti nga mali drejt popullit; shenjtëroi popullin dhe ata i lanë rrobat e tyre.
摩西下山往百姓那里去,叫他们自洁,他们就洗衣服。
15 Pastaj i tha popullit: “Bëhuni gati brenda tri ditëve; mos iu afroni grave”.
他对百姓说:“到第三天要预备好了。不可亲近女人。”
16 Ditën e tretë, sa u bë mëngjes, pati bubullima dhe vetëtima; mbi mal doli një re e dendur dhe u dëgjua një zë shumë i fortë borie; dhe tërë populli që ishte në kamp u drodh.
到了第三天早晨,在山上有雷轰、闪电,和密云,并且角声甚大,营中的百姓尽都发颤。
17 Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi për ta çuar përballë Perëndisë; dhe ata qëndruan në këmbët e malit.
摩西率领百姓出营迎接 神,都站在山下。
18 Mali i Sinait ishte tërë tym, sepse Zoti kishte zbritur mbi të në zjarr; tymi i tij ngrihej si tymi i një furre, dhe tërë mali dridhej fort.
西奈全山冒烟,因为耶和华在火中降于山上。山的烟气上腾,如烧窑一般,遍山大大地震动。
19 Ndërsa zëri i borisë po bëhej gjithnjë më i fortë, Moisiu fliste, dhe Perëndia i përgjigjej me një zë gjëmues.
角声渐渐地高而又高,摩西就说话, 神有声音答应他。
20 Zoti zbriti pra mbi malin e Sinait, në majë të tij; pastaj Zoti thirri Moisiun në majë të malit dhe Moisiu u ngjit atje.
耶和华降临在西奈山顶上,耶和华召摩西上山顶,摩西就上去。
21 Dhe Zoti i tha Moisiut: “Zbrit dhe paralajmëro popullin solemnisht, që të mos sulet drejt Zotit për ta parë, dhe kështu shumë prej tyre të gjejnë vdekjen.
耶和华对摩西说:“你下去嘱咐百姓,不可闯过来到我面前观看,恐怕他们有多人死亡;
22 Edhe priftërinjtë që do t’i afrohen Zotit të shenjtërohen, që Zoti të mos sulet kundër tyre”.
又叫亲近我的祭司自洁,恐怕我忽然出来击杀他们。”
23 Moisiu i tha Zotit: “Populli nuk mund të ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhëruar solemnisht, duke thënë: “Vër kufi rreth malit dhe shenjtëroje””.
摩西对耶和华说:“百姓不能上西奈山,因为你已经嘱咐我们说:‘要在山的四围定界限,叫山成圣。’”
24 Por Zoti i tha: “Shko, zbrit poshtë; pastaj ngjitu, ti edhe Aaroni bashkë me ty; por priftërinjtë dhe populli të mos sulen për t’u ngjitur te Zoti, që ai të mos u sulet atyre”.
耶和华对他说:“下去吧,你要和亚伦一同上来;只是祭司和百姓不可闯过来上到我面前,恐怕我忽然出来击杀他们。”
25 Kështu Moisiu zbriti te populli dhe i foli atij.
于是摩西下到百姓那里告诉他们。

< Eksodi 19 >