< Eksodi 13 >

1 Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
耶和华晓谕摩西说:
2 “Më shenjtëro çdo të parëlindur, ai që çel barkun ndër bijtë e Izraelit, qofshin njerëz apo kafshë; më takon mua”.
“以色列中凡头生的,无论是人是牲畜,都是我的,要分别为圣归我。”
3 Pastaj Moisiu i tha popullit: “Mbajeni mend këtë ditë, gjatë së cilës dolët nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë; sepse Zoti ju nxori nga ky vend me dorë të fuqishme; nuk do të hahet bukë me maja.
摩西对百姓说:“你们要记念从埃及为奴之家出来的这日,因为耶和华用大能的手将你们从这地方领出来。有酵的饼都不可吃。
4 Ju po dilni sot, në muajin e Abibit.
亚笔月间的这日是你们出来的日子。
5 Atëherë pra kur Zoti do të bëjë që të hyni në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Hivejve dhe të Jebusejve që u është betuar etërve të tu të të japë, vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, do të kryesh këtë rit gjatë këtij muaji.
将来耶和华领你进迦南人、赫人、亚摩利人、希未人、耶布斯人之地,就是他向你的祖宗起誓应许给你那流奶与蜜之地,那时你要在这月间守这礼。
6 Shtatë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të bëhet një festë për Zotin.
你要吃无酵饼七日,到第七日要向耶和华守节。
7 Do të hahet bukë e ndorme gjatë shtatë ditëve; dhe nuk do të duket bukë me maja tek ju, as do të duket maja pranë teje, brenda tërë kufijve të tu.
这七日之久,要吃无酵饼;在你四境之内不可见有酵的饼,也不可见发酵的物。
8 Atë ditë do t’ia shpjegosh këtë gjë birit tënd, duke i thënë: “Veprohet kështu për shkak të asaj që bëri Zoti për mua kur dola nga Egjipti”.
当那日,你要告诉你的儿子说:‘这是因耶和华在我出埃及的时候为我所行的事。
9 Dhe do të jetë për ty si një shenjë mbi dorën tënde dhe si një kujtim ndër sytë e tu, me qëllim që ligji i Zotit të jetë në gojën tënde; sepse Zoti të bëri të dalësh nga Egjipti me dorë të fuqishme.
这要在你手上作记号,在你额上作纪念,使耶和华的律法常在你口中,因为耶和华曾用大能的手将你从埃及领出来。
10 Zbatoje pra këtë rregull në kohën e caktuar, vit pas viti.
所以你每年要按着日期守这例。’”
11 Kur Zoti do të ketë bërë që të hysh në vendin e Kananejve, ashtu siç të është betuar ty dhe etërve të tu, dhe do të ta ketë dhënë atë,
“将来,耶和华照他向你和你祖宗所起的誓将你领进迦南人之地,把这地赐给你,
12 do t’i shenjtërosh Zotit tërë ata që çelin barkun dhe çdo pjellje të parë të bagëtisë që ti zotëron: meshkujt do t’i takojnë Zotit.
那时你要将一切头生的,并牲畜中头生的,归给耶和华;公的都要属耶和华。
13 Kështu do të shpengosh çdo pjellje të parë të gomarit me një qengj; por në qoftë se nuk dëshiron ta shpengosh, atëherë thyeja qafën; kështu do të shpengosh çdo të parëlindur të njeriut ndër bijtë e tu.
凡头生的驴,你要用羊羔代赎;若不代赎,就要打折它的颈项。凡你儿子中头生的都要赎出来。
14 Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë, duke thënë: “Çfarë do të thotë kjo?”, ti do t’i përgjigjesh: “Zoti na bëri të dalim nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë, me dorë të fuqishme;
日后,你的儿子问你说:‘这是什么意思?’你就说:‘耶和华用大能的手将我们从埃及为奴之家领出来。
15 dhe ndodhi që, kur Faraoni nguli këmbë të mos na linte të shkonim, Zoti vrau tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, si të parëlindurit e njerëzve ashtu dhe të parëlindurit e kafshëve. Prandaj unë i bëj fli Zotit tërë meshkujt që çelin barkun, por shpengoj çdo të parëlindur të bijve të mi”.
那时法老几乎不容我们去,耶和华就把埃及地所有头生的,无论是人是牲畜,都杀了。因此,我把一切头生的公牲畜献给耶和华为祭,但将头生的儿子都赎出来。
16 Kjo do të jetë si një shenjë mbi dorën tënde dhe një ballore midis syve të tu, sepse Zoti na bëri të dalim nga Egjipti me dorë të fuqishme”.
这要在你手上作记号,在你额上作经文,因为耶和华用大能的手将我们从埃及领出来。’”
17 Kur Faraoni e la popullin të shkojë, Perëndia nuk e çoi nëpër rrugën e vendit të Filistejve, megjithëse kjo ishte më e shkurtëra, sepse Perëndia tha: “Që të mos pendohet populli, kur të shohë luftën, dhe të mos kthehet në Egjipt”.
法老容百姓去的时候,非利士地的道路虽近, 神却不领他们从那里走;因为 神说:“恐怕百姓遇见打仗后悔,就回埃及去。”
18 Por Perëndia bëri që populli të vinte një herë përqark, nëpër rrugën e shkretëtirës, drejt Detit të Kuq. Dhe bijtë e Izraelit dolën të armatosur nga vendi i Egjiptit.
所以 神领百姓绕道而行,走红海旷野的路。以色列人出埃及地,都带着兵器上去。
19 Dhe Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse i kishte vënë bijtë e Izraelit të betoheshin shprehimisht, duke thënë: “Me siguri Perëndia do t’ju vizitojë; atëhere i bartni me vete eshtrat e mia”.
摩西把约瑟的骸骨一同带去;因为约瑟曾叫以色列人严严地起誓,对他们说:“神必眷顾你们,你们要把我的骸骨从这里一同带上去。”
20 Kështu ata u nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, buzë shkretëtirës.
他们从疏割起行,在旷野边的以倘安营。
21 Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t’i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t’u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën.
日间,耶和华在云柱中领他们的路;夜间,在火柱中光照他们,使他们日夜都可以行走。
22 Kolona e reve nuk tërhiqej kurrë ditën përpara popullit, as kolona e zjarrit natën.
日间云柱,夜间火柱,总不离开百姓的面前。

< Eksodi 13 >