< Eksodi 11 >

1 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Unë do të sjell edhe një plagë tjetër mbi Faraonin dhe Egjiptin; pas kësaj ai do t’ju lejojë të ikni prej këtej. Kur do t’ju lejojë të shkoni, ai do t’ju dëbojë përfundimisht prej këtej.
耶和华对摩西说:“我再使一样的灾殃临到法老和埃及,然后他必容你们离开这地。他容你们去的时候,总要催逼你们都从这地出去。
2 Tani foli popullit në mënyrë që çdo burrë t’i kërkojë fqinjit të tij dhe çdo grua fqinjës së saj sende argjendi dhe ari”.
你要传于百姓的耳中,叫他们男女各人向邻舍要金器银器。”
3 Dhe Zoti e bëri popullin të ketë hir në sytë e Egjiptasve; edhe Moisiu gëzonte konsideratë të madhe në vendin e Egjiptit, në sytë e shërbëtorëve të Faraonit dhe në sytë e popullit.
耶和华叫百姓在埃及人眼前蒙恩,并且摩西在埃及地、法老臣仆,和百姓的眼中看为极大。
4 Pastaj Moisiu tha: “Kështu thotë Zoti: “Aty nga mesnata, unë do të kaloj përmes Egjiptit;
摩西说:“耶和华这样说:‘约到半夜,我必出去巡行埃及遍地。
5 dhe çdo i parëlindur në vendin e Egjiptit do të vdesë, nga i parëlinduri i Faraonit që rri mbi fron, tek i parëlinduri i shërbëtores që rri pas mokrës, si dhe pjellja e parë e bagëtisë.
凡在埃及地,从坐宝座的法老直到磨子后的婢女所有的长子,以及一切头生的牲畜,都必死。
6 Atëherë në vendin e Egjiptit do të ketë një britmë të madhe, që nuk është dëgjuar kurrë më parë dhe që nuk do të dëgjohet asnjëherë tjetër.
埃及遍地必有大哀号;从前没有这样的,后来也必没有。
7 Por kundër asnjërit prej bijve të Izraelit, qofshin ata njerëz apo kafshë, asnjë qen s’ka për të lëvizur gjuhën, me qëllim që të dini se Zoti bën dallimin midis Egjiptasve dhe Izraelit.
至于以色列中,无论是人是牲畜,连狗也不敢向他们摇舌,好叫你们知道耶和华是将埃及人和以色列人分别出来。’
8 Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: “Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!”. Mbas kësaj unë do të nisem””. Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim.
你这一切臣仆都要俯伏来见我,说:‘求你和跟从你的百姓都出去’,然后我要出去。”于是,摩西气忿忿地离开法老,出去了。
9 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Faraoni nuk do t’jua vërë veshin, me qëllim që mrekullitë e mia të shumëzohen në vendin e Egjiptit”.
耶和华对摩西说:“法老必不听你 们,使我的奇事在埃及地多起来。”
10 Dhe Moisiu dhe Aaroni bënë tërë ato mrekulli para Faraonit; por Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit dhe ky nuk i la bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij.
摩西、亚伦在法老面前行了这一切奇事;耶和华使法老的心刚硬,不容以色列人出离他的地。

< Eksodi 11 >