< Ester 7 >

1 Mbreti dhe Hamani shkuan, pra, në banketin bashkë me mbretëreshën Ester.
王带着哈曼来赴王后以斯帖的筵席。
2 Edhe ditën e dytë, ndërsa gjatë banketit po shërbehej vera, mbreti i tha Esterit: “Cila është kërkesa jote, o mbretëreshë Ester? Do të të plotësohet. Çfarë kërkon? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të bëhet”.
这第二次在酒席筵前,王又问以斯帖说:“王后以斯帖啊,你要什么,我必赐给你;你求什么,就是国的一半也必为你成就。”
3 Atëherë mbretëresha Ester u përgjigj: “Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, o mbret, dhe në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, kërkesa ime është që të më jepet jeta; dhe kërkoj që populli im të falet.
王后以斯帖回答说:“我若在王眼前蒙恩,王若以为美,我所愿的,是愿王将我的性命赐给我;我所求的,是求王将我的本族赐给我。
4 Sepse unë dhe populli im kemi qenë të shitur për t’u prishur, për t’u vrarë dhe për t’u shfarosur. Po të ishim shitur për t’u bërë skllevër dhe skllave do të kisha heshtur; por armiku nuk mund ta kompensojë kurrë dëmin që do t’i shkaktohej mbretit”.
因我和我的本族被卖了,要剪除杀戮灭绝我们。我们若被卖为奴为婢,我也闭口不言;但王的损失,敌人万不能补足。”
5 Mbreti Asuero i tha mbretëreshës Ester: “Kush është dhe ku ndodhet ai që ka guximin të bëjë një gjë të tillë?”.
亚哈随鲁王问王后以斯帖说:“擅敢起意如此行的是谁?这人在哪里呢?”
6 Esteri u përgjigj: Armiku dhe kundërshtari është ai i keqi Haman”. Atëherë Hamanit i hyri tmerri në prani të mbretit dhe të mbretëreshës.
以斯帖说:“仇人敌人就是这恶人哈曼!” 哈曼在王和王后面前就甚惊惶。
7 Mbreti u ngrit shumë i zemëruar nga banketi në të cilin shërbehej vera dhe shkoi në kopshtin e pallatit, ndërsa Hamani qëndroi për t’iu lutur me të madhe mbretëreshës Ester për jetën e tij, sepse
王便大怒,起来离开酒席往御园去了。哈曼见王定意要加罪与他,就起来,求王后以斯帖救命。
8 Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit, në vendin e banketit ku shërbehej vera; ndërkaq Hamani kishte rënë mbi divanin në të cilin rrinte Esteri. Atëherë mbreti thirri: “Dashke gjithashtu të dhunosh mbretëreshën, ndërsa unë vetë jam në shtëpi?”. Sa dolën këto fjalë nga goja e mbretit, ia mbuluan fytyrën Hamanit.
王从御园回到酒席之处,见哈曼伏在以斯帖所靠的榻上;王说:“他竟敢在宫内、在我面前凌辱王后吗?”这话一出王口,人就蒙了哈曼的脸。
9 Pastaj Harbonahu, një nga eunukët, tha përpara mbretit: “Ja, në shtëpinë e vetë Hamanit është ngritur një trekëmbësh, i lartë pesëdhjetë kubitë, që Hamani kishte përgatitur për Mardokeun, i cili kishte folur për të mirën e mbretit”. Mbreti tha: “Vareni aty këtë!”.
伺候王的一个太监名叫哈波拿,说:“哈曼为那救王有功的末底改做了五丈高的木架,现今立在哈曼家里。”王说:“把哈曼挂在其上。”
10 Kështu Hamanin e varën në trekëmbëshin që kishte përgatitur për Mardokeun. Dhe zemërimi i mbretit u qetësua.
于是人将哈曼挂在他为末底改所预备的木架上。王的忿怒这才止息。

< Ester 7 >