< Ester 6 >

1 Atë natë mbretin nuk e zinte gjumi. Atëherë urdhëroi që t’i sillnin librin e ngjarjeve për t’u mbajtur mend, Kronikat; dhe u lexua para mbretit.
那夜王睡不着觉,就吩咐人取历史来,念给他听。
2 U gjet e shkruar që Mardokeu kishte denoncuar Bigthanan dhe Tereshin, dy eunukët e mbretit midis derëtarëve, që kishin kërkuar të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.
正遇见书上写着说:王的太监中有两个守门的,辟探和提列,想要下手害亚哈随鲁王,末底改将这事告诉王后。
3 Atëherë mbreti pyeti: “Çfarë nderimi dhe shpërblimi iu dha Mardokeu për këtë?”. Shërbëtorët e mbretit që i shërbenin u përgjigjën: “Nuk u bë asgjë për të”.
王说:“末底改行了这事,赐他什么尊荣爵位没有?”伺候王的臣仆回答说:“没有赐他什么。”
4 Atëherë mbreti tha: “Kush është në oborr?”. (Hamani sapo kishte hyrë në oborrin e jashtëm të pallatit të mbretit, për t’i kërkuar mbretit që ta varte Mardokeun në trekëmbëshin që kishte përgatitur për të).
王说:“谁在院子里?”(那时哈曼正进王宫的外院,要求王将末底改挂在他所预备的木架上。)
5 Shërbëtorët e mbretit iu përgjigjën: “Ja, Hamani është në oborr”. Mbreti tha: “Lëreni të hyjë”.
臣仆说:“哈曼站在院内。”王说:“叫他进来。”
6 Atëherë Hamani hyri dhe mbreti i tha: “Çfarë duhet t’i bëhet një njeriu që mbreti dëshiron ta nderojë?”. Hamani mendoi në zemër të vet: “Cilin do të donte të nderonte mbretin më shumë se mua?”.
哈曼就进去。王问他说:“王所喜悦尊荣的人,当如何待他呢?”哈曼心里说:“王所喜悦尊荣的,不是我是谁呢?”
7 Hamani iu përgjigj mbretit: “Për njeriun që mbreti dëshiron të nderojë,
哈曼就回答说:“王所喜悦尊荣的,
8 të merret rroba mbretërore që ka veshur mbreti dhe kali mbi të cilin ka hipur dhe të vihet mbi kokën e tij një kurorë mbretërore.
当将王常穿的朝服和戴冠的御马,
9 T’i dorëzohet rrobja dhe kali njerit prej princave më fisnikë të mbretit dhe t’i vishen rrobat njeriut që mbreti dëshiron të nderojë; pastaj të çohet me kalë nëpër rrugët e qytetit dhe të shpallet para tij: “Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!””.
都交给王极尊贵的一个大臣,命他将衣服给王所喜悦尊荣的人穿上,使他骑上马,走遍城里的街市,在他面前宣告说:王所喜悦尊荣的人,就如此待他。”
10 Atëherë mbreti i tha Hamanit: “Shpejto, merr rroben dhe kalin, siç e the, dhe vepro kështu me Judeun Mardoke, që rri ulur pranë portës së mbretit, mos lër pa kryer asgjë nga ato që ke thënë”.
王对哈曼说:“你速速将这衣服和马,照你所说的,向坐在朝门的犹大人末底改去行。凡你所说的,一样不可缺。”
11 Hamani mori, pra, rroben dhe kalin, ia veshi Mardokeut rroben dhe e çoi me kalë nëpër rrugët e qytetit, duke shpallur para tij: “Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!”.
于是哈曼将朝服给末底改穿上,使他骑上马,走遍城里的街市,在他面前宣告说:“王所喜悦尊荣的人,就如此待他。”
12 Pastaj Mardokeu u kthye te porta e mbretit, por Hamani nxitoi të kthehet në shtëpinë e vet, i pikëlluar dhe kokëmbuluar.
末底改仍回到朝门,哈曼却忧忧闷闷地蒙着头,急忙回家去了,
13 Hamani i tregoi bashkëshortes së tij Zeresh dhe gjithë miqve të tij të gjitha sa i kishin ngjarë. Atëherë njerëzit e urtë dhe gruaja e tij Zeresh i thanë: “Në qoftë se Mardokeu para të cilit ke filluar të biesh është nga fisi i Judejve, ti nuk do të arrish të fitosh kundër tij, por do të rrëzohesh plotësisht para tij”.
将所遇的一切事详细说给他的妻细利斯和他的众朋友听。他的智慧人和他的妻细利斯对他说:“你在末底改面前始而败落,他如果是犹大人,你必不能胜他,终必在他面前败落。”
14 Ata po flisnin akoma me të, kur arritën eunukët e mbretit, të cilët nxituan ta çonin Hamanin në banketin që Ester i kishte përgatitur.
他们还与哈曼说话的时候,王的太监来催哈曼快去赴以斯帖所预备的筵席。

< Ester 6 >