< Efesianëve 6 >

1 Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
τα τεκνα υπακουετε τοισ γονευσιν υμων εν κυριω τουτο γαρ εστιν δικαιον
2 “Ndero babanë tënd dhe nënën tënde”, ky është urdhërimi i parë me premtim,
τιμα τον πατερα σου και την μητερα ητισ εστιν εντολη πρωτη εν επαγγελια
3 “që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe”.
ινα ευ σοι γενηται και εση μακροχρονιοσ επι τησ γησ
4 Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
και οι πατερεσ μη παροργιζετε τα τεκνα υμων αλλ εκτρεφετε αυτα εν παιδεια και νουθεσια κυριου
5 Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,
οι δουλοι υπακουετε τοισ κυριοισ κατα σαρκα μετα φοβου και τρομου εν απλοτητι τησ καρδιασ υμων ωσ τω χριστω
6 duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t’u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,
μη κατ οφθαλμοδουλειαν ωσ ανθρωπαρεσκοι αλλ ωσ δουλοι του χριστου ποιουντεσ το θελημα του θεου εκ ψυχησ
7 duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,
μετ ευνοιασ δουλευοντεσ ωσ τω κυριω και ουκ ανθρωποισ
8 duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.
ειδοτεσ οτι ο εαν τι εκαστοσ ποιηση αγαθον τουτο κομιειται παρα του κυριου ειτε δουλοσ ειτε ελευθεροσ
9 Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.
και οι κυριοι τα αυτα ποιειτε προσ αυτουσ ανιεντεσ την απειλην ειδοτεσ οτι και υμων αυτων ο κυριοσ εστιν εν ουρανοισ και προσωποληψια ουκ εστιν παρ αυτω
10 Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.
το λοιπον αδελφοι μου ενδυναμουσθε εν κυριω και εν τω κρατει τησ ισχυοσ αυτου
11 Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,
ενδυσασθε την πανοπλιαν του θεου προσ το δυνασθαι υμασ στηναι προσ τασ μεθοδειασ του διαβολου
12 sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore. (aiōn g165)
οτι ουκ εστιν ημιν η παλη προσ αιμα και σαρκα αλλα προσ τασ αρχασ προσ τασ εξουσιασ προσ τουσ κοσμοκρατορασ του σκοτουσ του αιωνοσ τουτου προσ τα πνευματικα τησ πονηριασ εν τοισ επουρανιοισ (aiōn g165)
13 Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t’i keni kryer çdo gjë.
δια τουτο αναλαβετε την πανοπλιαν του θεου ινα δυνηθητε αντιστηναι εν τη ημερα τη πονηρα και απαντα κατεργασαμενοι στηναι
14 Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë,
στητε ουν περιζωσαμενοι την οσφυν υμων εν αληθεια και ενδυσαμενοι τον θωρακα τησ δικαιοσυνησ
15 dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes,
και υποδησαμενοι τουσ ποδασ εν ετοιμασια του ευαγγελιου τησ ειρηνησ
16 mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.
επι πασιν αναλαβοντεσ τον θυρεον τησ πιστεωσ εν ω δυνησεσθε παντα τα βελη του πονηρου τα πεπυρωμενα σβεσαι
17 Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,
και την περικεφαλαιαν του σωτηριου δεξασθαι και την μαχαιραν του πνευματοσ ο εστιν ρημα θεου
18 duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,
δια πασησ προσευχησ και δεησεωσ προσευχομενοι εν παντι καιρω εν πνευματι και εισ αυτο τουτο αγρυπνουντεσ εν παση προσκαρτερησει και δεησει περι παντων των αγιων
19 dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,
και υπερ εμου ινα μοι δοθη λογοσ εν ανοιξει του στοματοσ μου εν παρρησια γνωρισαι το μυστηριον του ευαγγελιου
20 për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë.
υπερ ου πρεσβευω εν αλυσει ινα εν αυτω παρρησιασωμαι ωσ δει με λαλησαι
21 Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t’ju informojë për të gjitha;
ινα δε ειδητε και υμεισ τα κατ εμε τι πρασσω παντα υμιν γνωρισει τυχικοσ ο αγαπητοσ αδελφοσ και πιστοσ διακονοσ εν κυριω
22 të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja.
ον επεμψα προσ υμασ εισ αυτο τουτο ινα γνωτε τα περι ημων και παρακαλεση τασ καρδιασ υμων
23 Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht.
ειρηνη τοισ αδελφοισ και αγαπη μετα πιστεωσ απο θεου πατροσ και κυριου ιησου χριστου
24 Hiri qoftë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jezu Krisht me sinqeritet.
η χαρισ μετα παντων των αγαπωντων τον κυριον ημων ιησουν χριστον εν αφθαρσια αμην

< Efesianëve 6 >