< Predikuesi 8 >

1 Kush është si i urti? Kush e njeh interpretimin e sendeve? Dituria e njeriut bën që të shkëlqejë fytyra e tij dhe e ndryshon ashpërsinë e fytyrës së tij.
誰如智慧人呢? 誰知道事情的解釋呢? 人的智慧使他的臉發光, 並使他臉上的暴氣改變。
2 Unë të jap një këshillë: respekto urdhërin e mbretit për shkak të betimit të bërë Perëndisë.
我勸你遵守王的命令;既指上帝起誓,理當如此。
3 Mos u nxito të largohesh nga prania e tij dhe mos ngul këmbë në një gjë të keqe, sepse ai bën të gjitha gjërat që i pëlqen.
不要急躁離開王的面前,不要固執行惡,因為他凡事都隨自己的心意而行。
4 Në fakt fjala e mbretit është e fuqishme; dhe kush mund t’i thotë: “Çfarë po bën?”.
王的話本有權力,誰敢問他說「你做甚麼」呢?
5 Kush respekton urdhërin e tij nuk do të pësojë asnjë të keqe; zemra e njeriut të urtë di në fakt të dallojë kohën dhe gjykimin,
凡遵守命令的,必不經歷禍患;智慧人的心能辨明時候和定理。
6 sepse për çdo gjë ka një kohë dhe një gjykim, dhe ligësia e njeriut rëndon shumë mbi të.
各樣事務成就都有時候和定理,因為人的苦難重壓在他身上。
7 Sepse ai nuk e di çfarë ka për të ndodhur; kush në fakt do t’i tregojë si do të venë gjërat?
他不知道將來的事,因為將來如何,誰能告訴他呢?
8 Nuk ka njeri që të ketë pushtet mbi frymën për ta përmbajtur, apo të ketë pushtet mbi ditën e vdekjes. Nuk ka leje në betejë, dhe padrejtësia nuk mund të shpëtojë atë që e kryen.
無人有權力掌管生命,將生命留住;也無人有權力掌管死期;這場爭戰,無人能免;邪惡也不能救那好行邪惡的人。
9 E pashë tërë këtë gjë dhe vura mend për të gjitha gjërat që bëhen nën diell; ka një kohë kur një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar.
這一切我都見過,也專心查考日光之下所做的一切事。有時這人管轄那人,令人受害。
10 Pastaj pashë të pabesët që u varrosën, të cilët kishin hyrë dhe kishin dalë nga vendi i shenjtë; edhe ata ishin harruar në qytetin ku kishin bërë këto gjëra. Edhe kjo është kotësi.
我見惡人埋葬,歸入墳墓;又見行正直事的離開聖地,在城中被人忘記。這也是虛空。
11 Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë, zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen.
因為斷定罪名不立刻施刑,所以世人滿心作惡。
12 Edhe në qoftë se mëkatari bën njëqind herë të keqen dhe i zgjat ditët e tij, megjithatë, unë e di që do të kenë të mirën ata që kanë frikë nga Perëndia, që kanë frikë para tij.
罪人雖然作惡百次,倒享長久的年日;然而我準知道,敬畏上帝的,就是在他面前敬畏的人,終久必得福樂。
13 Por nuk ka të mirë për të pabesin, dhe nuk ka për t’i zgjatur ditët e tij si hija sepse nuk ka frikë përpara Perëndisë.
惡人卻不得福樂,也不得長久的年日;這年日好像影兒,因他不敬畏上帝。
14 Éshtë një kotësi që ndodh mbi tokë; ka njerëz të drejtë që trajtohen ashtu sikur i përket veprës të të pabesëve, dhe ka të pabesë që trajtohen sikur i përket veprës të të drejtëve. Kam thënë që edhe kjo është kotësi.
世上有一件虛空的事,就是義人所遭遇的,反照惡人所行的;又有惡人所遭遇的,反照義人所行的。我說,這也是虛空。
15 Kështu lëvdova harenë, sepse nuk ka gjë më të mirë për njeriun nën diell se të hajë, të pijë dhe të jetë i gëzuar, sepse kjo i mbetet në mundin e tij gjatë ditëve të jetës që Perëndia i ka dhënë nën diell.
我就稱讚快樂,原來人在日光之下,莫強如吃喝快樂;因為他在日光之下,上帝賜他一生的年日,要從勞碌中,時常享受所得的。
16 Kur unë e vura zemrën time të njohë diturinë dhe të mendojë përpjekjet që bëhen mbi tokë (edhe kur dikush nuk i lë të pushojnë sytë e tij as ditën as natën),
我專心求智慧,要看世上所做的事。(有晝夜不睡覺不合眼的。)
17 atëherë pashë gjithë veprën e Perëndisë, që njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë të gjitha ato që bëhen nën diell sepse, edhe sikur njeriu të mundohet duke kërkuar, nuk arrin t’i zbulojë; edhe sikur i urti të thotë që e di, nuk është në gjendje t’i zbulojë.
我就看明上帝一切的作為,知道人查不出日光之下所做的事;任憑他費多少力尋查,都查不出來,就是智慧人雖想知道,也是查不出來。

< Predikuesi 8 >