< Predikuesi 7 >

1 Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.
名譽強如美好的膏油;人死的日子勝過人生的日子。
2 Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.
往遭喪的家去, 強如往宴樂的家去; 因為死是眾人的結局, 活人也必將這事放在心上。
3 Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.
憂愁強如喜笑; 因為面帶愁容,終必使心喜樂。
4 Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar.
智慧人的心在遭喪之家; 愚昧人的心在快樂之家。
5 Éshtë më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve,
聽智慧人的責備, 強如聽愚昧人的歌唱。
6 sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi.
愚昧人的笑聲, 好像鍋下燒荊棘的爆聲; 這也是虛空。
7 Me siguri shtypja e bën të pamend njeriun e urtë, dhe dhurata bën që të humbasë arsyen.
勒索使智慧人變為愚妄; 賄賂能敗壞人的慧心。
8 Më mirë fundi i një gjëje se fillimi i saj, dhe më mirë ai që ka frymë të durueshëm se ai që ka frymë krenar.
事情的終局強如事情的起頭; 存心忍耐的,勝過居心驕傲的。
9 Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve.
你不要心裏急躁惱怒, 因為惱怒存在愚昧人的懷中。
10 Mos thuaj: “Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?”, sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.
不要說: 先前的日子強過如今的日子, 是甚麼緣故呢? 你這樣問,不是出於智慧。
11 Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.
智慧和產業並好, 而且見天日的人得智慧更為有益。
12 Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.
因為智慧護庇人, 好像銀錢護庇人一樣。 惟獨智慧能保全智慧人的生命。 這就是知識的益處。
13 Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër?
你要察看上帝的作為; 因上帝使為曲的,誰能變為直呢?
14 Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.
遇亨通的日子你當喜樂;遭患難的日子你當思想;因為上帝使這兩樣並列,為的是叫人查不出身後有甚麼事。
15 Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.
有義人行義,反致滅亡;有惡人行惡,倒享長壽。這都是我在虛度之日中所見過的。
16 Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase. Pse kërkon të shkatërohesh?
不要行義過分,也不要過於自逞智慧,何必自取敗亡呢?
17 Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate?
不要行惡過分,也不要為人愚昧,何必不到期而死呢?
18 Éshtë mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t’u shmanget tërë këtyre gjërave.
你持守這個為美,那個也不要鬆手;因為敬畏上帝的人,必從這兩樣出來。
19 Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet.
智慧使有智慧的人比城中十個官長更有能力。
20 Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.
時常行善而不犯罪的義人,世上實在沒有。
21 Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt,
人所說的一切話,你不要放在心上,恐怕聽見你的僕人咒詛你。
22 sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët.
因為你心裏知道,自己也曾屢次咒詛別人。
23 Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: “Do të bëhem i urtë”, por dituria është mjaft larg nga unë.
我曾用智慧試驗這一切事;我說,要得智慧,智慧卻離我遠。
24 Një gjë që është kaq larg dhe kaq e thellë, kush mund ta gjejë?
萬事之理,離我甚遠,而且最深,誰能測透呢?
25 Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë;
我轉念,一心要知道,要考察,要尋求智慧和萬事的理由;又要知道邪惡為愚昧,愚昧為狂妄。
26 dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.
我得知有等婦人比死還苦:她的心是網羅,手是鎖鍊。凡蒙上帝喜悅的人必能躲避她;有罪的人卻被她纏住了。
27 Ja ajo që gjeta”, thotë Predikuesi, “duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre.
傳道者說:「看哪,一千男子中,我找到一個正直人,但眾女子中,沒有找到一個。」我將這事一一比較,要尋求其理,我心仍要尋找,卻未曾找到。
28 Atë që unë po kërkoj ende, por nuk e kam gjetur; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta.
29 Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.
我所找到的只有一件,就是上帝造人原是正直,但他們尋出許多巧計。

< Predikuesi 7 >