< Predikuesi 4 >

1 Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t’i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t’i ngushëllojë.
И обратился я и увидел всякие угнетения, какие делаются под солнцем: и вот слезы угнетенных, а утешителя у них нет; и в руке угнетающих их - сила, а утешителя у них нет.
2 Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma;
И ублажил я мертвых, которые давно умерли, более живых, которые живут доселе;
3 por edhe më i lumtur se njera dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell.
а блаженнее их обоих тот, кто еще не существовал, кто не видал злых дел, какие делаются под солнцем.
4 Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
Видел я также, что всякий труд и всякий успех в делах производят взаимную между людьми зависть. И это - суета и томление духа!;
5 Budallai rri me duar të kryqezuara dhe ha mishin e vet.
Глупый сидит, сложив свои руки, и съедает плоть свою.
6 Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.
Лучше горсть с покоем, нежели пригоршни с трудом и томлением духа.
7 Kam parë edhe një kotësi tjetër nën diell;
И обратился я и увидел еще суету под солнцем;
8 dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: “Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë të mirë?”. Edhe kjo është kotësi dhe një mundim i rëndë.
человек одинокий, и другого нет; ни сына, ни брата нет у него; а всем трудам его нет конца, и глаз его не насыщается богатством. “Для кого же я тружусь и лишаю душу мою блага?” И это - суета и недоброе дело!
9 Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.
Двоим лучше, нежели одному; потому что у них есть доброе вознаграждение в труде их:
10 Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë!
ибо если упадет один, то другой поднимет товарища своего. Но горе одному, когда упадет, а другого нет, который поднял бы его.
11 Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t’ia bëjë të ngrohet?
Также, если лежат двое, то тепло им; а одному как согреться?
12 Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t’i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.
И если станет преодолевать кто-либо одного, то двое устоят против него: и нитка, втрое скрученная, нескоро порвется.
13 Éshtë më mirë një i ri i varfër dhe i urtë se sa një mbret plak dhe budalla, që nuk di më të pranojë qortime.
Лучше бедный, но умный юноша, нежели старый, но неразумный царь, который не умеет принимать советы;
14 Sepse i riu ka dalë nga burgu për të mbretëruar, megjithëse kishte lindur i varfër në mbretërinë e tij.
ибо тот из темницы выйдет на царство, хотя родился в царстве своем бедным.
15 I pashë tërë të gjallët që ecnin nën diell për t’u bashkuar me të riun, që shkon të zërë vendin e tjetrit.
Видел я всех живущих, которые ходят под солнцем, с этим другим юношею, который займет место того.
16 Ishte i panumërt gjithë populli, gjithë ata që kishin qenë para tyre. Megjithatë ata që do të vijnë më pas nuk do të jenë të kënaqur prej tij! Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
Не было числа всему народу, который был перед ним, хотя позднейшие не порадуются им. И это - суета и томление духа!

< Predikuesi 4 >