< Ligji i Përtërirë 33 >

1 Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste.
以下是神人摩西在未死之先為以色列人所祝的福:
2 Dhe u tha: “Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.
他說:耶和華從西奈而來, 從西珥向他們顯現, 從巴蘭山發出光輝, 從萬萬聖者中來臨, 從他右手為百姓傳出烈火的律法。
3 Me siguri ai i do popujt; të gjithë shenjtorët e tij janë në duart e tua; ata janë ulur në këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.
他疼愛百姓; 眾聖徒都在他手中。 他們坐在他的腳下, 領受他的言語。
4 Moisiu na ka urdhëruar një ligj, një trashëgimi të asamblesë së Jakobit.
摩西將律法傳給我們, 作為雅各會眾的產業。
5 Ai ka qenë mbret në Jeshuruni, kur mblidheshin krerët e popullit, tërë fiset e Izraelit tok.
百姓的眾首領, 以色列的各支派, 一同聚會的時候, 耶和華在耶書崙中為王。
6 Rroftë Rubeni dhe mos vdektë; por njerëzit e tij mbetshin pak”.
願呂便存活,不致死亡; 願他人數不致稀少。
7 Judës përkundrazi i tha këto: “Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve të tij.
為猶大祝福說: 求耶和華俯聽猶大的聲音, 引導他歸於本族; 他曾用手為自己爭戰, 你必幫助他攻擊敵人。
8 Pastaj për Levin tha: “Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.
論利未說: 耶和華啊,你的土明和烏陵 都在你的虔誠人那裏。 你在瑪撒曾試驗他, 在米利巴水與他爭論。
9 Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: “Unë nuk i kam parë”; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.
他論自己的父母說: 我未曾看見; 他也不承認弟兄, 也不認識自己的兒女。 這是因利未人遵行你的話, 謹守你的約。
10 Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.
他們要將你的典章教訓雅各, 將你的律法教訓以色列。 他們要把香焚在你面前, 把全牲的燔祭獻在你的壇上。
11 O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më”.
求耶和華降福在他的財物上, 悅納他手裏所辦的事。 那些起來攻擊他和恨惡他的人, 願你刺透他們的腰, 使他們不得再起來。
12 Përsa i përket Beniaminit, ai tha: “I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij”.
論便雅憫說: 耶和華所親愛的必同耶和華安然居住; 耶和華終日遮蔽他,也住在他兩肩之中。
13 Përsa i përket Jozefit, ai tha: “Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,
論約瑟說: 願他的地蒙耶和華賜福, 得天上的寶物、甘露, 以及地裏所藏的泉水;
14 me frytet e çmuara të diellit, me prodhimet e çmuara të çdo muaji,
得太陽所曬熟的美果, 月亮所養成的寶物;
15 me prodhimet më të mira të maleve të lashta, me dhuratat e çmuara të kodrave të përjetshme,
得上古之山的至寶, 永世之嶺的寶物;
16 me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!
得地和其中所充滿的寶物, 並住荊棘中上主的喜悅。 願這些福都歸於約瑟的頭上, 歸於那與弟兄迥別之人的頂上。
17 Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit”.
他為牛群中頭生的,有威嚴; 他的角是野牛的角, 用以牴觸萬邦,直到地極。 這角是以法蓮的萬萬, 瑪拿西的千千。
18 Përsa i përket Zabulonit, ai tha: “Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!
論西布倫說: 西布倫哪,你出外可以歡喜。 以薩迦啊,在你帳棚裏可以快樂。
19 Ata do të thërrasin popujt në mal dhe aty do të ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do të thithin bollëkun e detrave dhe thesaret e fshehura në rërë”.
他們要將列邦召到山上, 在那裏獻公義的祭; 因為他們要吸取海裏的豐富, 並沙中所藏的珍寶。
20 Përsa i përket Gadit, ai tha: “I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.
論迦得說: 使迦得擴張的應當稱頌! 迦得住如母獅; 他撕裂膀臂,連頭頂也撕裂。
21 Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin”.
他為自己選擇頭一段地, 因在那裏有設立律法者的分存留。 他與百姓的首領同來; 他施行耶和華的公義 和耶和華與以色列所立的典章。
22 Përsa i përket Danit, ai tha: “Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani”.
論但說: 但為小獅子, 從巴珊跳出來。
23 Përsa i përket Neftalit, ai tha: “O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun”.
論拿弗他利說: 拿弗他利啊,你足沾恩惠, 滿得耶和華的福, 可以得西方和南方為業。
24 Përsa i përket Asherit, ai tha: “Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.
論亞設說: 願亞設享受多子的福樂, 得他弟兄的喜悅, 可以把腳蘸在油中。
25 Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.
你的門閂是銅的,鐵的。 你的日子如何,你的力量也必如何。
26 Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejtë në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.
耶書崙哪,沒有能比上帝的。 他為幫助你,乘在天空, 顯其威榮,駕行穹蒼。
27 Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: “Shkatërroje!”.
永生的上帝是你的居所; 他永久的膀臂在你以下。 他在你前面攆出仇敵, 說:毀滅吧。
28 Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurtë, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë.
以色列安然居住; 雅各的本源獨居五穀新酒之地。 他的天也滴甘露。
29 Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta”.
以色列啊,你是有福的! 誰像你這蒙耶和華所拯救的百姓呢? 他是你的盾牌,幫助你, 是你威榮的刀劍。 你的仇敵必投降你; 你必踏在他們的高處。

< Ligji i Përtërirë 33 >