< Ligji i Përtërirë 31 >

1 Moisiu shkoi dhe u drejtoi edhe këto fjalë tërë Izraelit,
摩西去告诉以色列众人
2 dhe u tha banorëve të tij: “Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç, nuk mundem më të hyj dhe të dal; përveç kësaj Zoti më ka thënë: “Ti nuk do ta kalosh Jordanin”.
说:“我现在一百二十岁了,不能照常出入;耶和华也曾对我说:‘你必不得过这约旦河。’
3 Zoti, Perëndia yt, do të kalojë ai vetë para teje, dhe do të shkatërrojë para teje këto kombe, dhe ti do t’i shpronësosh; vetë Jozueu do të kalojë para teje, siç e ka thënë Zoti.
耶和华—你们的 神必引导你们过去,将这些国民在你们面前灭绝,你们就得他们的地。约书亚必引导你们过去,正如耶和华所说的。
4 Dhe Zoti do t’u bëjë atyre atë që u bëri Sihonit dhe Ogut, mbretit të Amorejve, dhe vendit të tyre, kur i shkatërroi.
耶和华必待他们,如同从前待他所灭绝的亚摩利二王西宏与噩以及他们的国一样。
5 Zoti do t’i kalojë në pushtetin tuaj dhe ju do t’i trajtoni sipas të gjitha urdhërave që ju kam dhënë.
耶和华必将他们交给你们;你们要照我所吩咐的一切命令待他们。
6 Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur”.
你们当刚强壮胆,不要害怕,也不要畏惧他们,因为耶和华—你的 神和你同去。他必不撇下你,也不丢弃你。”
7 Pastaj Moisiu thirri Jozueun dhe i tha në prani të të gjithë Izraelit: “Qofsh i fortë dhe trim, sepse ti do të hysh bashkë me këtë popull në vendin që Zoti u betua t’u japë etërve të tyre, dhe ti do t’ua japësh atyre si trashëgimi
摩西召了约书亚来,在以色列众人眼前对他说:“你当刚强壮胆!因为,你要和这百姓一同进入耶和华向他们列祖起誓应许所赐之地;你也要使他们承受那地为业。
8 Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s’ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro”.
耶和华必在你前面行;他必与你同在,必不撇下你,也不丢弃你。不要惧怕,也不要惊惶。”
9 Kështu Moisiu e shkrojti këtë ligj dhe ia dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbajnë arkën e besëlidhjes të Zotit dhe të gjithë pleqve të Izraelit.
摩西将这律法写出来,交给抬耶和华约柜的祭司利未子孙和以色列的众长老。
10 Pastaj Moisiu i urdhëroi ata, duke thënë: “Në fund të çdo shtatë vjetve, në kohën e caktuar si vit i faljes, në festën e Kasolleve,
摩西吩咐他们说:“每逢七年的末一年,就在豁免年的定期住棚节的时候,
11 kur tërë Izraeli do të vijë të paraqitet përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, do të lexosh këtë ligj para tërë Izraelit, në veshët e tërë izraelitëve.
以色列众人来到耶和华—你 神所选择的地方朝见他。那时,你要在以色列众人面前将这律法念给他们听。
12 Do të mbledhësh popullin, burra, gra, fëmijë dhe të huajin që ndodhet brenda portave të tua, që të dëgjojnë dhe të mësojnë të kenë frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji,
要招聚他们男、女、孩子,并城里寄居的,使他们听,使他们学习,好敬畏耶和华—你们的 神,谨守、遵行这律法的一切话,
13 kështu që bijtë e tyre që akoma nuk e njohin, të dëgjojnë Zotin, Perëndinë tuaj, dhe të kenë frikë prej tij, për të gjithë kohën që do të jetoni në vendin që ju po hyni ta pushtoni, duke kaluar Jordanin”.
也使他们未曾晓得这律法的儿女得以听见,学习敬畏耶和华—你们的 神,在你们过约旦河要得为业之地,存活的日子,常常这样行。”
14 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Ja, dita e vdekjes sate po afrohet; thirr Jozueun dhe paraqituni në çadrën e mbledhjes me qëllim që të mund t’i jap urdhrat e mia”. Moisiu dhe Jozueu shkuan, pra, të paraqiten në çadrën e mbledhjes.
耶和华对摩西说:“你的死期临近了;要召约书亚来,你们二人站在会幕里,我好嘱咐他。”于是摩西和约书亚去站在会幕里。
15 Dhe Zoti u paraqit në çadër në një shtyllë reje; dhe shtylla e resë u ndal në hyrjen e çadrës.
耶和华在会幕里云柱中显现,云柱停在会幕门以上。
16 Dhe Zoti i tha Moisiut: “Ja, ti do të shkosh të flesh bashkë me etërit e tu; dhe ky popull do të çohet dhe do të kurvërohet duke shkuar pas perëdive të huaja të vendit në mes të të cilit po shkon; dhe do të më braktisë mua dhe do të shkelë besëlidhjen që kam lidhur me të.
耶和华又对摩西说:“你必和你列祖同睡。这百姓要起来,在他们所要去的地上,在那地的人中,随从外邦神行邪淫,离弃我,违背我与他们所立的约。
17 Dhe atë ditë zemërimi im do të ndizet kundër tyre; unë do t’i braktis dhe do t’u fsheh fytyrën time, dhe do të përpihen. Shumë të këqia dhe fatkeqësi do t’u bien përsipër; dhe atë ditë ata do të thonë: “Këto të këqia na kanë zënë ndofta sepse Perëndia ynë nuk është në mes nesh?”.
那时,我的怒气必向他们发作;我也必离弃他们,掩面不顾他们,以致他们被吞灭,并有许多的祸患灾难临到他们。那日他们必说:‘这些祸患临到我们,岂不是因我们的 神不在我们中间吗?’
18 Atë ditë unë do ta fsheh me siguri fytyrën time për shkak të tërë të këqiave që ata kanë bërë, duke iu drejtuar perëndive të tjera.
那时,因他们偏向别神所行的一切恶,我必定掩面不顾他们。
19 Tani shkruajeni për ju këtë kantik dhe mësojuani bijve të Izraelit; vëreni në gojën e tyre, me qëllim që ky kantik të më shërbejë si dëshmi kundër bijve të Izraelit.
现在你要写一篇歌,教导以色列人,传给他们,使这歌见证他们的不是;
20 Kur t’i kem futur në vendin, që u premtova etërve të tyre me betim, aty ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, dhe ata të kenë ngrënë, të jenë ngopur dhe të kenë vënë dhjamë, atëherë do t’u drejtohen perëndive të tjera për t’i shërbyer, dhe do të përçmojnë dhe do të shkelin besëlidhjen time.
因为我将他们领进我向他们列祖起誓应许那流奶与蜜之地,他们在那里吃得饱足,身体肥胖,就必偏向别神,事奉他们,藐视我,背弃我的约。
21 Atëherë do të ndodhë që kur shumë të këqia dhe fatkeqësi do t’u kenë zënë, ky himn fetar do të dëshmojë kundër tyre, sepse ai nuk do të harrohet dhe do të mbetet mbi buzët e pasardhësve të tyre; unë njoh në fakt qëllimet e tyre, edhe para se t’i kem futur në vendin që u kam premtuar me betim”.
那时,有许多祸患灾难临到他们,这歌必在他们面前作见证,他们后裔的口中必念诵不忘。我未领他们到我所起誓应许之地以先,他们所怀的意念我都知道了。”
22 Kështu Moisiu e shkrojti atë ditë këtë kantik dhe ua mësoi bijve të Izraelit.
当日摩西就写了一篇歌,教导以色列人。
23 Pastaj i dha urdhërat e tij Jozueut, birit të Nunit dhe i tha: “Të jesh i fortë dhe trim, sepse ti do t’i futësh bijtë e Izraelit në vendin që u kam premtuar me betim; dhe unë do të jem me ty”.
耶和华嘱咐嫩的儿子约书亚说:“你当刚强壮胆,因为你必领以色列人进我所起誓应许他们的地;我必与你同在。”
24 Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji,
摩西将这律法的话写在书上,及至写完了,
25 u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë:
就吩咐抬耶和华约柜的利未人说:
26 “Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje;
“将这律法书放在耶和华—你们 神的约柜旁,可以在那里见证以色列人的不是;
27 sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime!
因为我知道你们是悖逆的,是硬着颈项的。我今日还活着与你们同在,你们尚且悖逆耶和华,何况我死后呢?
28 Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyrtarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thërras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe tokën.
你们要将你们支派的众长老和官长都招聚了来,我好将这些话说与他们听,并呼天唤地见证他们的不是。
29 Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja”.
我知道我死后,你们必全然败坏,偏离我所吩咐你们的道,行耶和华眼中看为恶的事,以手所做的惹他发怒;日后必有祸患临到你们。”
30 Kështu Moisiu, në veshët e të gjithë asamblesë së Izraelit, shqiptoi fjalët e këtij kantiku deri në fund.
摩西将这一篇歌的话都说与以色列全会众听。

< Ligji i Përtërirë 31 >