< Ligji i Përtërirë 27 >

1 Atëherë Moisiu dhe pleqtë e Izraelit i dhanë popullit këtë urdhër: “Respektoni të gjitha urdhërimet që po ju caktoj sot.
Mose na wazee wa Israeli wakawaagiza watu: “Yashikeni maagizo haya yote ninayowaagiza leo.
2 Ditën që do të kapërceni Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep, do të ngresh për vete gurë të mëdhenj dhe do t’i lyesh me gëlqere.
Mtakapokuwa mmevuka Mto Yordani na kuingia katika nchi awapayo Bwana Mungu wenu, msimamishe mawe makubwa na mkayatie lipu.
3 Pastaj do të shkruash mbi ta tërë fjalët e këtij ligji, kur të kapërcesh Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.
Andikeni juu yake maneno yote ya sheria hii wakati mtakapokuwa mmevuka na kuingia katika nchi awapayo Bwana Mungu wenu, nchi itiririkayo maziwa na asali, kama vile Bwana, Mungu wa baba zenu, alivyowaahidi.
4 Kështu, pra, kur të kaloni Jordanin, do të ngrini në malin Ebal këta gurë, që sot ju urdhëroj, dhe do t’i lyeni me gëlqere.
Mtakapokuwa mmevuka Yordani, simamisheni mawe haya juu ya Mlima Ebali, kama ninavyowaagiza leo, mkayatie lipu.
5 Aty do t’i ngresh edhe një altar Zotit, Perëndisë tënd, një altar gurësh, mbi të cilët nuk do të përdorësh vegël hekuri.
Huko mjengeeni Bwana Mungu wenu madhabahu, madhabahu ya mawe. Msitumie kifaa chochote cha chuma juu yake.
6 Do të ndërtosh altarin e Zotit, Perëndisë tënd, me gurë të pacënuar, dhe mbi të do t’i ofrosh olokauste Zotit, Perëndisë tënd.
Jengeni madhabahu ya Bwana Mungu wenu kwa mawe ya shambani, na mtoe sadaka za kuteketezwa juu yake kwa Bwana Mungu wenu.
7 Do të ofrosh flijime falenderimi, dhe aty do të hash dhe do të gëzohesh përpara Zotit, Perëndisë tënd.
Toeni sadaka za amani juu yake, mkizila na kufurahia mbele za Bwana Mungu wenu.
8 Dhe do të shkruash mbi këta gurë tërë fjalët e këtij ligji me gërma shumë të qarta”.
Nanyi mtaandika maneno yote ya sheria hii kwa wazi sana juu ya mawe haya ambayo mmesimamisha.”
9 Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: “Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisë tënd.
Kisha Mose na makuhani, ambao ni Walawi, wakawaambia Israeli wote, “Nyamaza ee Israeli, sikiliza! Sasa umekuwa taifa la Bwana Mungu wako.
10 Do t’i bindesh, pra, zërit të Zotit, Perëndisë tënd, dhe do t’i zbatosh në praktikë urdhërimet dhe ligjet që sot të urdhëroj”.
Mtii Bwana Mungu wako, na kufuata amri zake na maagizo ninayokupa leo.”
11 Po atë ditë Moisiu i dha këtë urdhër popullit, duke i thënë:
Siku ile ile Mose akawaagiza watu:
12 “Ja ata do të rrijnë në malin Gerizim për të bekuar popullin kur të keni kapërcyer Jordanin: Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Jozefi dhe Beniamini;
Mtakapovuka Mto Yordani, makabila haya yatasimama juu ya Mlima Gerizimu kubariki watu: Simeoni, Lawi, Yuda, Isakari, Yosefu na Benyamini.
13 dhe ja ata që do të rrijnë në malin Ebal për të shqiptuar mallkimin: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani dhe Neftali.
Makabila haya yatasimama juu ya Mlima Ebali kwa kutamka laana: Reubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani na Naftali.
14 Levitët do të flasin dhe do t’u thonë me zë të lartë gjithë burrave të Izraelit:
Nao Walawi watawasomea watu wote wa Israeli kwa sauti kubwa:
15 “Mallkuar qoftë ai njeri që bën një shëmbëlltyrë të gdhendur o prej metali të shkrirë, gjë e neveritshme për Zotin, vepër e duarve të një artizani, dhe e vendos në një vend sekret!”. Dhe tërë populli do të përgjigjet dhe do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu afanyaye sanamu ya kuchonga au mwenye kusubu sanamu, kitu ambacho ni chukizo kwa Bwana, kazi ya mikono ya fundi stadi, na kuisimamisha kwa siri.”
16 “Mallkuar qoftë ai që përçmon atin ose nënën e tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu amdharauye baba yake na mama yake.”
17 “Mallkuar qoftë ai që zhvendos kufijtë e të afërmit të tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu asogezaye jiwe la mpaka wa jirani yake.”
18 “Mallkuar qoftë ai që i humb rrugën të verbërit!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu ampotoshaye kipofu njiani.”
19 “Mallkuar qoftë ai që cënon të drejtën e të huajit, të jetimit dhe të gruas së ve!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu apotoshaye haki ya mgeni, yatima au mjane.”
20 “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e atit të tij; sepse ka ngritur cepin e mbulesës së atit të tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu akutanaye kimwili na mke wa baba yake, kwa maana anadharau malazi ya baba yake.”
21 “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me çfarëdo kafshë!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu akutanaye kimwili na mnyama yeyote.”
22 “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me motrën e tij, me bijën e atit të tij ose me bijën e nënes së tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu akutanaye kimwili na dada yake, binti wa baba yake au binti wa mama yake.”
23 “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me vjehrrën e tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu akutanaye kimwili na mama mkwe wake.”
24 “Mallkuar qoftë ai që vret të afërmin e tij në mënyrë të fshehtë!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu amuuaye jirani yake kwa siri.”
25 “Mallkuar qoftë ai që pranon një dhuratë për të goditur për vdekje një të pafajshëm!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu apokeaye rushwa ili kumuua mtu asiye na hatia.”
26 “Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t’i zbatuar në praktikë!”. Tërë populli do të thotë: “Amen”.
“Alaaniwe mtu yule ambaye hatashikilia maneno ya sheria hii kwa kuyatekeleza.”

< Ligji i Përtërirë 27 >