< Ligji i Përtërirë 23 >

1 “Ai që është tredhur me anë të shtypjes apo të gjymtimit, nuk ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.
Nevejde do shromáždění Hospodinova, kdož by měl stlučené aneb odňaté lůno.
2 Një kopil nuk do të hyjë në asamblenë e Zotit; asnjë nga pasardhësit e tij, qoftë edhe ata të brezit të dhjetë, s’ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.
Aniž vejde do shromáždění Hospodinova syn postranní; také i desáté koleno jeho nevejde do shromáždění Hospodinova.
3 Amoniti dhe Moabiti nuk do të hyjnë në asamblenë e Zotit, asnjë nga pasardhësit e tyre, as edhe në brezin e dhjetë, nuk kanë për të hyrë kurrë në asamblenë e Zotit,
Ammonitský tolikéž ani Moábský nevejde do shromáždění Hospodinova, ani desáté koleno jejich nevejde do shromáždění Hospodinova až na věky.
4 sepse nuk ju pritën në rrugë me bukë dhe me ujë kur dolët nga Egjipti dhe sepse rekrutuan kundër jush Balaamin, birin e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, për t’ju mallkuar.
Proto že proti vám nevyšli s chlebem a s vodou na cestě, když jste šli z Egypta, a že ze mzdy najal proti tobě Baláma, syna Beor, z Petor Mezopotamie Syrské, aby zlořečil tobě:
5 Megjithatë Zoti, Perëndia yt, nuk deshi të dëgjojë Balaamin; por Zoti, Perëndia yt, e ndërroi për ty mallkimin në bekim, sepse Zoti, Perëndia yt, të do.
(Ačkoli nechtěl Hospodin Bůh tvůj slyšeti Baláma, ale obrátil Hospodin Bůh tvůj tobě zlořečení v požehnání, nebo miloval tebe Hospodin Bůh tvůj.)
6 Nuk do t’u kërkosh kurrë as paqen, as begatinë e tyre deri sa të jetosh.
Nebudeš hledati pokoje jejich ani dobrého jejich po všecky dny své na věky.
7 Nuk do të urresh Idumeon, sepse ai është vëllai yt; nuk do të urresh Egjiptasin, sepse ti ishe i huaj në vendin e tij,
Nebudeš míti v ohavnosti Idumejského, nebo bratr tvůj jest, aniž Egyptského v ohavnosti míti budeš, nebo jsi byl pohostinu v zemi jeho.
8 bijtë që do t’u lindin atyre, në brezin e tretë, do të mund të hyjnë në asamblenë e Zotit.
Synové, kteříž se jim zrodí v třetím kolenu, vejdou do shromáždění Hospodinova.
9 Kur të dalësh me ushtrinë kundër armiqve të tu, ruhu nga çdo gjë e keqe.
Když bys vytáhl vojensky proti nepřátelům svým, vystříhej se od všeliké zlé věci.
10 Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më;
Bude-li mezi vámi kdo, ješto by poškvrněn byl příhodou noční, vyjde ven z stanů, a nevejde do nich;
11 në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp.
Ale když bude k večerou, umyje se vodou, a po západu slunce vejde do stanů.
12 Do të kesh edhe një vend jashtë kampit, dhe do të shkosh atje për nevojat e tua;
Také místo budeš míti vně za stany, abys tam chodíval ven;
13 dhe midis veglave të tua do të kesh edhe një kunj dhe kur të shkosh për t’u mbledhur kruspull përjashta, me të do të gërmosh një gropë dhe pastaj do të mbulosh jashtëqitjet e tua.
A budeš míti kolík mezi jinými nástroji svými, a když bys chtěl sednouti vně, vykopáš jím důlek, a obrátě se, zahrabeš nečistotu svou.
14 Me qenë se Zoti, Perëndia yt, ecën në mes të kampit tënd që të të bëjë të lirë dhe që të të japë në dorë armiqtë e tu; prandaj kampi yt do të jetë i shenjtë që Zoti të mos shohë në gjirin tënd asnjë paturpësi dhe të largohet prej teje.
Nebo Hospodin Bůh tvůj chodí u prostřed stanů tvých, aby tě vysvobodil, a dal tobě nepřátely tvé; protož ať jest příbytek tvůj svatý, tak aby nespatřil při tobě mrzkosti nějaké, pročež by se odvrátil od tebe.
15 Nuk do t’i dorëzosh pronarit të tij skllavin që i ka ikur për t’u strehuar pranë teje.
Nevydáš služebníka pánu jeho, kterýž k tobě utekl od pána svého.
16 Ai do të banojë me ty, në mes jush, në vendin që ka zgjedhur, në atë qytetin tënd që do t’i duket më i mirë; dhe nuk do ta ngacmosh.
S tebou bydliti bude u prostřed tebe na místě, kteréž by vyvolil v některém městě tvém, kdežkoli jemu se líbiti bude; nebudeš ho mocí utiskati.
17 Nuk do të ketë asnjë grua që të merret me kurvëri midis bijave të Izraelit, nuk do të ketë asnjë burrë që të merret me kurvëri midis bijve të Izraelit.
Nebude nevěstka žádná z dcer Izraelských, ani nečistý smilník z synů Izraelských.
18 Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni, për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd.
Nepřineseš mzdy nevěstky, a mzdy psa do domu Hospodina Boha svého z jakéhokoli slibu, nebo to obé ohavnost jest Hospodinu Bohu tvému.
19 Vëllait tënd nuk do t’i japësh hua me kamatë: interes për të holla, interes për ushqime ose çfarëdo gjë tjetër që huazohet me interes.
Nedáš na lichvu bratru svému ani peněz, ani pokrmu, ani jakékoli věci, kteráž se dává na lichvu.
20 Të huajit mund t’i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vësh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.
Cizímu půjčíš na lichvu, ale bratru svému nedáš na lichvu, aby požehnal tobě Hospodin Bůh tvůj při všech věcech, k kterýmž bys vztáhl ruku svou v zemi, do níž vejdeš, abys dědičně obdržel ji.
21 Kur lidh një kusht me Zotin, Perëndinë tënd, nuk do të vonosh ta kryesh, sepse i Zoti, Perëndia yt, do të të kërkojë me siguri llogari dhe ti do të ishe fajtor;
Když bys učinil slib Hospodinu Bohu svému, neprodlévej splniti ho; nebo konečně toho vyhledávati bude Hospodin Bůh tvůj od tebe, a byl by na tobě hřích.
22 por në rast se ti nuk lidh kushte, nuk kryen mëkat.
Pakli nebudeš slibovati, nebude na tobě hříchu.
23 Mbaje fjalën që ka dalë nga goja jote, sepse ke marrë përsipër në mënyrë të neveritshme përpara Zotit, Perëndisë tënd, atë që ke premtuar me gojën tënde.
Což jednou vyšlo z úst tvých, to splníš, a učiníš, jakž jsi slíbil Hospodinu Bohu svému dobrovolně, což jsi vynesl ústy svými.
24 Kur hyn në vreshtin e të afërmit tënd, mund të hash rrush sa të ngopesh, por nuk do vësh rrush në shportën tënde.
Všel-li bys do vinice bližního svého, jísti budeš hrozny podlé žádosti své do sytosti své, ale do nádoby své nevložíš.
25 Kur hyn në arën e grurit të të afërmit tënd, mund të mbjellësh kallinj; por nuk do të përdorësh drapërin në arën e grurit të të afërmit tënd”.
Všel-li bys do obilí bližního svého, natrháš sobě klasů rukou svou, ale srpem nebudeš žíti obilí bližního svého.

< Ligji i Përtërirë 23 >