< Ligji i Përtërirë 2 >

1 “Pastaj u kthyem prapa dhe u nisëm nëpër shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq, ashtu si më pati thënë Zoti, dhe u sollëm rreth malit Seir për një kohë të gjatë.
“此后,我们转回,从红海的路往旷野去,是照耶和华所吩咐我的。我们在西珥山绕行了许多日子。
2 Pastaj Zoti më foli duke thënë:
耶和华对我说:
3 “Jeni sjellë mjaft rreth këtij mali; kthehuni nga veriu.
‘你们绕行这山的日子够了,要转向北去。
4 Dhe urdhëron popullin duke i thënë: Jeni duke kaluar kufirin e bijve të Ezaut, vëllezërve tuaj, që banojnë në Seir; ata do të kenë frikë nga ju; prandaj hapni sytë;
你吩咐百姓说:你们弟兄以扫的子孙住在西珥,你们要经过他们的境界。他们必惧怕你们,所以你们要分外谨慎。
5 mos i provokoni, sepse nuk do t’ju jap asgjë nga vendi i tyre, as aq sa mund të shkelë një këmbë, sepse malin e Seirit ia kam dhënë Ezaut, si pronë të tij.
不可与他们争战;他们的地,连脚掌可踏之处,我都不给你们,因我已将西珥山赐给以扫为业。
6 Do të blini me para prej tyre ushqimet që do të hani dhe do të blini gjithashtu me para ujin që do të pini.
你们要用钱向他们买粮吃,也要用钱向他们买水喝。
7 Sepse Zoti, Perëndia yt, të ka bekuar në gjithë punën e duarve të tua; është kujdesur për udhëtimin tënd nëpër shkretëtirën e madhe. Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty gjatë këtyre dyzet viteve dhe asgjë nuk të ka munguar”.
因为耶和华—你的 神在你手里所办的一切事上已赐福与你。你走这大旷野,他都知道了。这四十年,耶和华—你的 神常与你同在,故此你一无所缺。’
8 Kështu kaluam përtej bijve të Ezaut, vëllezërve tanë, që banonin në Seir dhe, duke evituar rrugën e Arabahut, si dhe Eliathin dhe Etsion-Geberin, u tërhoqëm dhe vazhduam duke kaluar nëpër shkretëtirën e Moabit.
“于是,我们离了我们弟兄以扫子孙所住的西珥,从亚拉巴的路,经过以拉他、以旬·迦别,转向摩押旷野的路去。
9 Pastaj Zoti më tha: “Mos sulmo Moabin dhe mos lufto kundër tij, sepse nuk do të të jap asnjë pjesë të vendit të tyre si trashëgimi, duke qenë se u kam dhënë Arin si pronë pasardhësve të Lotit.
耶和华吩咐我说:‘不可扰害摩押人,也不可与他们争战。他们的地,我不赐给你为业,因我已将亚珥赐给罗得的子孙为业。’
10 (Në kohët e kaluara këtu banonin Emimët, një popull i madh, i shumtë dhe trupmadh si Anakimët.
先前,有以米人住在那里,民数众多,身体高大,像亚衲人一样。
11 Edhe këta konsideroheshin gjigantë, ashtu si Anakimët; por Moabitët i quanin Emimë.
这以米人像亚衲人;也算为利乏音人;摩押人称他们为以米人。
12 Seiri banohej në fillim nga Horejtë; por pasardhësit e Ezaut i dëbuan, i shkatërruan dhe u vendosën në vendin e tyre, ashtu si ka bërë Izraeli në vendin që zotëron dhe që i ka dhënë Zoti).
先前,何利人也住在西珥,但以扫的子孙将他们除灭,得了他们的地,接着居住,就如以色列在耶和华赐给他为业之地所行的一样。
13 Tani çohuni dhe kaloni përroin e Zeredit”. Kështu ne kapërcyem përroin e Zeredit.
现在,起来过撒烈溪!于是我们过了撒烈溪。
14 Koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti.
自从离开加低斯·巴尼亚,到过了撒烈溪的时候,共有三十八年,等那世代的兵丁都从营中灭尽,正如耶和华向他们所起的誓。
15 Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t’i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin.
耶和华的手也攻击他们,将他们从营中除灭,直到灭尽。
16 Kështu, kur luftëtari i fundit vdiq në mes të popullit,
“兵丁从民中都灭尽死亡以后,
17 Zoti më foli duke thënë:
耶和华吩咐我说:
18 “Sot ti po bëhesh gati të kalosh kufirin e Moabit në Ar;
‘你今天要从摩押的境界亚珥经过,
19 por duke iu afruar bijve të Amonit, mos i sulmo dhe mos u shpall luftë, sepse unë nuk do të jap asnjë pjesë të vendit të bijve të Amonit si trashëgimi, sepse ua kam dhënë bijve të Lotit si pronë të tyre”.
走近亚扪人之地,不可扰害他们,也不可与他们争战。亚扪人的地,我不赐给你们为业,因我已将那地赐给罗得的子孙为业。’
20 (Edhe konsiderohej si një vend gjigantësh; në kohërat e kaluara këtu banonin gjigantë; por Amonitët i quanin Zamzumimë,
那地也算为利乏音人之地,先前利乏音人住在那里,亚扪人称他们为散送冥。
21 një popull i madh, i shumtë dhe shtatlartë si Anakimët; por Zoti i shkatërroi para Amonitëve, që i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre,
那民众多,身体高大,像亚衲人一样,但耶和华从亚扪人面前除灭他们,亚扪人就得了他们的地,接着居住。
22 ashtu si kishte vepruar Zoti me pasardhësit e Ezaut që banonin në Seir, kur shkatërroi Horejtë përpara tyre. Ata i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre deri në ditët tona.
正如耶和华从前为住西珥的以扫子孙将何利人从他们面前除灭、他们得了何利人的地、接着居住一样,直到今日。
23 Edhe Avejtë, që banonin në fshatrat deri në Gaza, u shkatërruan nga Kaftorejtë, që kidhin ardhur nga Kaftori, të cilët u vendosën në vendin e tyre).
从迦斐托出来的迦斐托人将先前住在乡村直到迦萨的亚卫人除灭,接着居住。
24 “Çohuni, vihuni në marshim dhe kaloni përroin Arnon; ja, unë po e kaloj nën pushtetin tënd Sihonin, Amoreun, mbretin e Heshbonit, dhe vendin e tij; fillo ta shtiesh atë në dorë dhe shpalli luftë.
你们起来前往,过亚嫩谷;我已将亚摩利人希实本王西宏和他的地交在你手中,你要与他争战,得他的地为业。
25 Sot do të filloj t’u kall frikën dhe terrorin tënd popujve nën tërë qiejt, të cilët do të dëgjojnë të flitet për ty, do të dridhen dhe do t’i zërë ankthi nga shkaku yt.
从今日起,我要使天下万民听见你的名声都惊恐惧怕,且因你发颤伤恸。”
26 Atëherë nga shkretëtira e Kedemothit i dërgova lajmëtarë Sihonit, mbretit të Heshbonit, me propozime paqësore, për t’i thënë:
“我从基底莫的旷野差遣使者去见希实本王西宏,用和睦的话说:
27 Lërmë të kaloj nëpër vendin tënd; unë do të shkoj nëpër rrugën Mbretërore, pa u kthyer as djathtas as majtas.
‘求你容我从你的地经过,只走大道,不偏左右。
28 Ti do të më shesësh me para ushqimet që do të ha dhe do të më japësh me para ujin që do të pi; më lejo vetëm të kaloj me këmbë
你可以卖粮给我吃,也可以卖水给我喝,只要容我步行过去,
29 (ashtu si kanë bërë për mua pasardhësit e Ezaut që banojnë në Seir dhe Moabitët që banojnë në Ar), deri sa unë të kem kaluar Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia ynë, na dha”.
就如住西珥的以扫子孙和住亚珥的摩押人待我一样,等我过了约旦河,好进入耶和华—我们 神所赐给我们的地。’
30 Por Sihoni, mbret i Heshbonit, nuk deshi të na linte të kalonim nëpër territorin e tij, sepse Zoti, Perëndia yt, i kishte ngurtësuar frymën dhe e kishte bërë kryeneç, për të ta dhënë në duart e tua, siç është pikërisht sot.
但希实本王西宏不容我们从他那里经过;因为耶和华—你的 神使他心中刚硬,性情顽梗,为要将他交在你手中,像今日一样。
31 Dhe Zoti më tha: “Shiko, kam filluar të kaloj nën pushtetin tënd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, që ti të bëhesh zotëruesi i vendit të tij”.
耶和华对我说:‘从此起首,我要将西宏和他的地交给你;你要得他的地为业。’
32 Atëherë Sihoni doli kundër nesh me gjithë njerëzit e tij, për t’u ndeshur në Jahats.
那时,西宏和他的众民出来攻击我们,在雅杂与我们交战。
33 Por Zoti, Perëndia ynë, na e dha në dorë, dhe ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe tërë njerëzit e tij.
耶和华—我们的 神将他交给我们,我们就把他和他的儿子,并他的众民,都击杀了。
34 Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij dhe shfarosëm burrat, gratë dhe fëmijët e çdo qyteti; nuk lamë gjallë asnjë.
我们夺了他的一切城邑,将有人烟的各城,连女人带孩子,尽都毁灭,没有留下一个。
35 Morëm si plaçkë vetëm bagëtinë dhe plaçkën e qyteteve që kishim pushtuar.
惟有牲畜和所夺的各城,并其中的财物,都取为自己的掠物。
36 Nga Aroeri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në luginë, deri në Galaad, nuk pati asnjë qytet që të ishte shumë i fortë për ne; Zoti Perëndia ynë, na i dha të gjitha në dorën tonë.
从亚嫩谷边的亚罗珥和谷中的城,直到基列,耶和华—我们的 神都交给我们了,没有一座城高得使我们不能攻取的。
37 Por nuk iu afrove vendit të bijve të Amonit, dhe asnjë vendi anës përroit Jabok, as qyteteve të vendit malor dhe tërë qëndrave që Zoti, Perëndiai ynë, na kishte ndaluar të sulmonim.
惟有亚扪人之地,凡靠近雅博河的地,并山地的城邑,与耶和华—我们 神所禁止我们去的地方,都没有挨近。”

< Ligji i Përtërirë 2 >