< Ligji i Përtërirë 19 >

1 “Kur Zoti, Perëndia yt, të ketë shfarosur kombet e vendeve që të jep dhe ti t’i kesh dëbuar dhe të banosh në qytetet dhe shtëpitë e tyre,
“耶和华—你 神将列国之民剪除的时候,耶和华—你 神也将他们的地赐给你,你接着住他们的城邑并他们的房屋,
2 do të veçosh tri qytete, në mes të vendit, që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
就要在耶和华—你 神所赐你为业的地上分定三座城。
3 Do të përgatisësh rrugë dhe do ta ndash në tri pjesë vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, me qëllim që çdo vrasës të mund të strehohet në të.
要将耶和华—你 神使你承受为业的地分为三段;又要预备道路,使误杀人的,都可以逃到那里去。
4 Dhe ky është rregulli për vrasësin që strehohet aty, që të shpëtojë jetën e tij: kushdo që ka vrarë të afërmin e tij pa dashje, pa e urryer më parë.
“误杀人的逃到那里可以存活,定例乃是这样:凡素无仇恨,无心杀了人的,
5 Kështu, kur dikush shkon me shokun e tij në pyll për të prerë dru dhe, ndërsa i bie një druri me sëpatë, sëpata del nga bishti dhe godet shokun që pastaj vdes, ai person do të strehohet në një nga këto qytete dhe do ta shpëtojë jetën;
就如人与邻舍同入树林砍伐树木,手拿斧子一砍,本想砍下树木,不料,斧头脱了把,飞落在邻舍身上,以致于死,这人逃到那些城的一座城,就可以存活,
6 sepse hakmarrësi i gjakut, ndërsa zemërimi i vlon në zemër, të mos e ndjekë vrasësin dhe ta arrijë, kur rruga është shumë e gjatë, dhe ta vrasë edhe pse nuk e meriton vdekjen, sepse në të kaluarën nuk e kishte urryer shokun e tij.
免得报血仇的,心中火热追赶他,因路远就追上,将他杀死;其实他不该死,因为他与被杀的素无仇恨。
7 Prandaj të urdhëroj në këtë mënyrë: “Veço tri qytete”.
所以我吩咐你说,要分定三座城。
8 Në rast se më pas Zoti, Perëndia yt, zgjeron kufijtë e tu, ashtu si u është betuar etërve të tu dhe ta jep tërë vendin që u kishte premtuar t’ua jepte etërve të tu,
耶和华—你 神若照他向你列祖所起的誓扩张你的境界,将所应许赐你列祖的地全然给你,
9 në rast se ti respekton këto urdhra që unë të jap sot, duke e dashur Zotin, Perëndinë tënd, dhe duke ecur gjithnjë në rrugët e tij, atëherë do t’u shtosh tri qytete të tjera tri të parave,
你若谨守遵行我今日所吩咐的这一切诫命,爱耶和华—你的 神,常常遵行他的道,就要在这三座城之外,再添三座城,
10 me qëllim që të mos derdhet gjak i pafajshëm në mes të vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi dhe ti të mos bëhesh fajtor për vrasje.
免得无辜之人的血流在耶和华—你 神所赐你为业的地上,流血的罪就归于你。
11 Por në rast se një njeri urren të afërmin e tij, i zë pritë, e sulmon dhe e plagos për vdekje, dhe pastaj strehohet në një nga këto qytete,
“若有人恨他的邻舍,埋伏着起来击杀他,以致于死,便逃到这些城的一座城,
12 pleqtë e qytetit të tij do të dërgojnë ta marrin që andej dhe do t’ia dorëzojnë hakmarrësit të gjakut që të vritet.
本城的长老就要打发人去,从那里带出他来,交在报血仇的手中,将他治死。
13 Syri yt nuk do të ketë mëshirë për të, por do t’i heqësh Izraelit fajin që ka derdhur gjak të pafajshëm, dhe kështu do të kesh mbarësi.
你眼不可顾惜他,却要从以色列中除掉流无辜血的罪,使你可以得福。”
14 Nuk do të lëvizësh kufijtë e të afërmit tënd, të vendosura nga pasardhësit në trashëgiminë që do të gëzosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim.
“在耶和华—你 神所赐你承受为业之地,不可挪移你邻舍的地界,那是先人所定的。”
15 Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.
“人无论犯什么罪,作什么恶,不可凭一个人的口作见证,总要凭两三个人的口作见证才可定案。
16 Në rast se kundër dikujt ngrihet një dëshmitar i rremë dhe e akuzon për një krim,
若有凶恶的见证人起来,见证某人作恶,
17 atëherë dy njerëzit midis të cilëve zhvillohet mosmarrëveshja do të paraqiten përpara Zotit, përpara priftërinjve dhe gjykatësve në funksion ato ditë.
这两个争讼的人就要站在耶和华面前,和当时的祭司,并审判官面前,
18 Gjykatësi do ta hetojë me kujdes çështjen; dhe në rast se del që ai dëshmitar është një dëshmitar i rremë, që ka deponuar gënjeshtra kundër vëllait,
审判官要细细地查究,若见证人果然是作假见证的,以假见证陷害弟兄,
19 atëherë do t’i bëni atij atë që kishte ndër mënd t’i bënte vëllait të tij. Kështu do ta shkulni të keqen nga mesi juaj.
你们就要待他如同他想要待的弟兄。这样,就把那恶从你们中间除掉。
20 Të tjerët do ta mësojnë dhe do të trëmben, dhe qysh atëherë nuk do të kryhet më në mes tuaj një veprim aq i keq.
别人听见都要害怕,就不敢在你们中间再行这样的恶了。
21 Syri yt nuk do të ketë mëshirë, por do t’i përmbahet rregullit jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë”.
你眼不可顾惜,要以命偿命,以眼还眼,以牙还牙,以手还手,以脚还脚。”

< Ligji i Përtërirë 19 >