< Ligji i Përtërirë 18 >

1 “Tërë priftërinjtë levitë, tërë fisi i Levit, nuk do të kenë pjesë as trashëgimi në Izrael; do të jetojnë me flijimet e bëra me zjarr për Zotin, trashëgimi e tij.
“祭司利未人和利未全支派必在以色列中无分无业;他们所吃用的就是献给耶和华的火祭和一切所捐的。
2 Nuk do të kenë asnjë trashëgimi nga vëllezërit e tyre; sepse Zoti është trashëgimia e tyre, ashtu siç ua ka thënë.
他们在弟兄中必没有产业;耶和华是他们的产业,正如耶和华所应许他们的。
3 Kjo është ajo që i detyrohet priftit populli, ata që ofrojnë një flijim, qoftë një lopë, një dele apo një dhi; ata do t’i japin priftit shpatullat, nofullat dhe plëndësin.
祭司从百姓所当得的分乃是这样:凡献牛或羊为祭的,要把前腿和两腮并脾胃给祭司。
4 Do t’i japësh prodhimin e parë të grurit tënd, të mushtit tënd dhe të vajit tënd, si dhe qethjen e parë të dhenve të tua;
初收的五谷、新酒和油,并初剪的羊毛,也要给他;
5 sepse Zoti, Perëndia yt, e ka zgjedhur midis gjithë fiseve të tu për të kryer shërbimin në emër të Zotit, atë vetë dhe bijtë e tij për gjithnjë
因为耶和华—你的 神从你各支派中将他拣选出来,使他和他子孙永远奉耶和华的名侍立,事奉。
6 Por në rast se një Levit, që ka ardhur nga një prej qyteteve të tua të të gjithë Izraelit, ku ai banonte, vjen me gjithë dëshirën e zemrës së tij në vendin e zgjedhur nga Zoti,
“利未人无论寄居在以色列中的哪一座城,若从那里出来,一心愿意到耶和华所选择的地方,
7 atëherë ai do të mund të shërbejë në emër të Zotit, Perëndisë së tij, ashtu si gjithë vëllezërit e tij Levitë që ndodhen aty përpara Zotit.
就要奉耶和华—他 神的名事奉,像他众弟兄利未人侍立在耶和华面前事奉一样。
8 Ata do të marrin për mbajtjen e tyre pjesë të barabarta, përveç parave nga shitja e pasurisë së tyre.
除了他卖祖父产业所得的以外,还要得一分祭物与他们同吃。”
9 Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të mësosh të shkosh pas veprave të neveritshme të këtyre kombeve.
“你到了耶和华—你 神所赐之地,那些国民所行可憎恶的事,你不可学着行。
10 Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,
你们中间不可有人使儿女经火,也不可有占卜的、观兆的、用法术的、行邪术的、
11 as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit,
用迷术的、交鬼的、行巫术的、过阴的。
12 sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.
凡行这些事的都为耶和华所憎恶;因那些国民行这可憎恶的事,所以耶和华—你的 神将他们从你面前赶出。
13 Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;
你要在耶和华—你的 神面前作完全人。”
14 sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.
“因你所要赶出的那些国民都听信观兆的和占卜的,至于你,耶和华—你的 神从来不许你这样行。
15 Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,
耶和华—你的 神要从你们弟兄中间给你兴起一位先知,像我,你们要听从他。
16 në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: “Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes”.
正如你在何烈山大会的日子求耶和华—你 神一切的话,说:‘求你不再叫我听见耶和华—我 神的声音,也不再叫我看见这大火,免得我死亡。’
17 Dhe Zoti më tha: “Atë që thanë, është mirë;
耶和华就对我说:‘他们所说的是。
18 unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj.
我必在他们弟兄中间给他们兴起一位先知,像你。我要将当说的话传给他;他要将我一切所吩咐的都传给他们。
19 Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t’i kërkoj llogari.
谁不听他奉我名所说的话,我必讨谁的罪。
20 Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet”.
若有先知擅敢托我的名说我所未曾吩咐他说的话,或是奉别神的名说话,那先知就必治死。’
21 Dhe në se ti thua në zemrën tënde: “Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?”.
你心里若说:‘耶和华所未曾吩咐的话,我们怎能知道呢?’
22 Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij”.
先知托耶和华的名说话,所说的若不成就,也无效验,这就是耶和华所未曾吩咐的,是那先知擅自说的,你不要怕他。”

< Ligji i Përtërirë 18 >