< Ligji i Përtërirë 10 >

1 “Në atë kohë Zoti më tha: “Pre dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat dhe ngjitu tek unë në mal; bëj një arkë prej druri.
「那時,耶和華吩咐我說:『你要鑿出兩塊石版,和先前的一樣,上山到我這裏來,又要做一木櫃。
2 Unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që ti copëtove, dhe ti do t’i vësh në arkë”.
你先前摔碎的那版,其上的字我要寫在這版上;你要將這版放在櫃中。』
3 Kështu bëra një arkë prej dru akacjeje dhe preva dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat; pastaj u ngjita në mal me dy pllakat në dorë.
於是我用皂莢木做了一櫃,又鑿出兩塊石版,和先前的一樣,手裏拿這兩塊版上山去了。
4 Dhe Zoti shkroi mbi pllakat atë që kishte shkruar herën e parë, domethënë dhjetë urdhërimet që Zoti kishte shpallur për ju në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Pastaj Zoti m’i dorëzoi mua.
耶和華將那大會之日、在山上從火中所傳與你們的十條誡,照先前所寫的,寫在這版上,將版交給我了。
5 Atëherë u ktheva dhe zbrita nga mali; i vura pllakat në arkën që kisha bërë; dhe ato ndodhen aty, ashtu si më kishte urdhëruar Zoti.
我轉身下山,將這版放在我所做的櫃中,現今還在那裏,正如耶和華所吩咐我的。」 (
6 (Bijtë e Izraelit u nisën nga puset e bijve të Jakaanit në drejtim të Moserahut. Aty vdiq Aaroni dhe aty u varros; dhe Eleazari bir i tij, u bë prift në vend të tij.
以色列人從比羅比尼‧亞干起行,到了摩西拉。亞倫死在那裏,就葬在那裏。他兒子以利亞撒接續他供祭司的職分。
7 Që andej u nisën në drejtim të Gudgodahut dhe nga Gudgodahu për në Jotbathah, vendi me rrjedha ujore.
他們從那裏起行,到了谷歌大,又從谷歌大到了有溪水之地的約巴他。
8 Në atë kohë Zoti veçoi fisin e Levit për ta mbartur arkën e besëlidhjes së Zotit, për të qenë përpara Zotit dhe për t’i shërbyer, si dhe për të bekuar në emër të tij deri ditën e sotme.
那時,耶和華將利未支派分別出來,抬耶和華的約櫃,又侍立在耶和華面前事奉他,奉他的名祝福,直到今日。
9 Prandaj Levi nuk ka pjesë, as trashëgimi me vëllezërit e tij; Zoti është trashëgimia e tij, ashtu si Zoti, Perëndia yt, u kishte premtuar).
所以利未人在他弟兄中無分無業,耶和華是他的產業,正如耶和華-你上帝所應許他的。)
10 Unë mbeta në mal dyzet ditë e dyzet net me radhë si herën e parë; Zoti më dëgjoi edhe këtë herë dhe nuk pranoi të të shkatërrojë.
「我又像從前在山上住了四十晝夜。那次耶和華也應允我,不忍將你滅絕。
11 Atëherë Zoti më tha: “Çohu, nis rrugën në krye të popullit, që ata të futen e të pushtojnë vendin që jam betuar t’u jap etërve të tyre”.
耶和華吩咐我說:『你起來引導這百姓,使他們進去得我向他們列祖起誓應許所賜之地。』」
12 Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t’i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,
「以色列啊,現在耶和華-你上帝向你所要的是甚麼呢?只要你敬畏耶和華-你的上帝,遵行他的道,愛他,盡心盡性事奉他,
13 dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj.
遵守他的誡命律例,就是我今日所吩咐你的,為要叫你得福。
14 Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;
看哪,天和天上的天,地和地上所有的,都屬耶和華-你的上帝。
15 por Zoti u fali dashurinë e tij vetëm etërve të tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tërë popujve zgjodhi pasardhësit e tyre, domethënë ju, ashtu siç po ndodh sot.
耶和華但喜悅你的列祖,愛他們,從萬民中揀選他們的後裔,就是你們,像今日一樣。
16 Prandaj do të rrethpritni prepucin e zemrës suaj dhe nuk do ta fortësoni më qafën tuaj;
所以你們要將心裏的污穢除掉,不可再硬着頸項。
17 sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata,
因為耶和華-你們的上帝-他是萬神之神,萬主之主,至大的上帝,大有能力,大而可畏,不以貌取人,也不受賄賂。
18 që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.
他為孤兒寡婦伸冤,又憐愛寄居的,賜給他衣食。
19 Duajeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.
所以你們要憐愛寄居的,因為你們在埃及地也作過寄居的。
20 Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t’i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të dhe do të betohesh me emrin e tij.
你要敬畏耶和華-你的上帝,事奉他,專靠他,也要指着他的名起誓。
21 Ai është lavdia jote, ai është Perëndia yt, që ka bërë për ty ato gjëra të mëdha dhe të tmershme që sytë e tua i kanë parë.
他是你所讚美的,是你的上帝,為你做了那大而可畏的事,是你親眼所看見的。
22 Etërit e tu zbritën në Egjipt në një numër që nuk i kapërxente të shtatëdhjetë personat; dhe tani Zoti, Perëndia yt, të ka shumëzuar si yjet e qiellit”.
你的列祖七十人下埃及;現在耶和華-你的上帝使你如同天上的星那樣多。」

< Ligji i Përtërirë 10 >