< Danieli 2 >

1 Në vitin e dytë të mbretërimit të Nebukadnetsarit, ai pa disa ëndrra; fryma e tij u turbullua dhe i iku gjumi.
尼布甲尼撒在位第二年,他做了梦,心里烦乱,不能睡觉。
2 Atëherë mbreti dha urdhër të thërrisnin magjistarët, astrologët, shtriganët dhe Kaldeasit, që t’i tregonin mbretit ëndrrat e tij.
王吩咐人将术士、用法术的、行邪术的,和迦勒底人召来,要他们将王的梦告诉王,他们就来站在王前。
3 Mbreti u tha atyre: “Pashë një ëndërr dhe fryma ime është turbulluar, deri sa t’ia dal të shpjegoj ëndrrën time”.
王对他们说:“我做了一梦,心里烦乱,要知道这是什么梦。”
4 Atëherë Kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike: “O mbret, jetofsh përjetë. Trego ëndrrën tënde shërbëtorëve të tu dhe ne do ta interpretojmë”.
迦勒底人用亚兰的言语对王说:“愿王万岁!请将那梦告诉仆人,仆人就可以讲解。”
5 Mbreti u përgjigj dhe u tha Kaldeasve: “Vendimin tim e kam marrë: po të mos ma bëni të njohur përmbajtjen e ëndrrës sime dhe interpretimin e saj, do të priteni copa-copa dhe shtëpitë tuaja do të katandisen në plehërishte.
王回答迦勒底人说:“梦我已经忘了,你们若不将梦和梦的讲解告诉我,就必被凌迟,你们的房屋必成为粪堆;
6 Por në rast se do të më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do të merrni nga unë dhurata, shpërblime dhe nderime të mëdha; më tregoni, pra, ëndrrën dhe interpretimin e saj”.
你们若将梦和梦的讲解告诉我,就必从我这里得赠品和赏赐,并大尊荣。现在你们要将梦和梦的讲解告诉我。”
7 Ata u përgjigjën për së dyti dhe thanë: “Le t’u tregojë mbreti ëndrrën shërbëtorëve të vet dhe ne do t’i japim interpretimin”.
他们第二次对王说:“请王将梦告诉仆人,仆人就可以讲解。”
8 Atëherë mbreti u përgjigj dhe tha: “E kuptoj fare mirë që ju doni të fitoni kohë, sepse e shihni që vendimi im është marrë;
王回答说:“我准知道你们是故意迟延,因为你们知道那梦我已经忘了。
9 po të mos ma bëni të njohur ëndrrën, ka vetëm një vendim për ju; jeni marrë vesh midis jush për të thënë para meje fjalë të rreme dhe të çoroditura, me shpresë që kohërat të ndryshojnë. Prandaj ma tregoni ëndrrën dhe unë do të di në se jeni në gjendje të më jepni edhe interpretimin”.
你们若不将梦告诉我,只有一法待你们;因为你们预备了谎言乱语向我说,要等候时势改变。现在你们要将梦告诉我,因我知道你们能将梦的讲解告诉我。”
10 Kaldeasit u përgjigjën para mbretit dhe thanë: “Nuk ka njeri mbi tokë që mund të dijë atë që mbreti kërkon. Në fakt asnjë mbret, sundimtar o sovran nuk i ka kërkuar një gjë të tillë ndonjë magjistari, astrologu ose Kaldeasi.
迦勒底人在王面前回答说:“世上没有人能将王所问的事说出来;因为没有君王、大臣、掌权的向术士,或用法术的,或迦勒底人问过这样的事。
11 Gjëja që pyet mbreti është tepër e vështirë dhe nuk ka njeri që mund t’ia bëjë të ditur mbretit, përveç perëndive, banesa e të cilëve nuk është ndër të gjallët”.
王所问的事甚难。除了不与世人同居的神明,没有人在王面前能说出来。”
12 Me këtë mbreti u zemërua, i hipi inati dhe urdhëroi që të shfaroseshin tërë të diturit e Babilonisë.
因此,王气忿忿地大发烈怒,吩咐灭绝巴比伦所有的哲士。
13 Kështu u shpall dekreti në bazë të të cilit duhet të vriteshin të diturit, dhe kërkonin Danielin dhe shokët e tij për t’i vrarë edhe ata.
于是命令发出,哲士将要见杀,人就寻找但以理和他的同伴,要杀他们。
14 Atëherë Danieli iu drejtua me fjalë të urta dhe të matura Ariokut, komandant i rojeve të mbretit, i cili kishte dalë për të vrarë të diturit e Babilonisë.
王的护卫长亚略出来,要杀巴比伦的哲士,但以理就用婉言回答他,
15 Mori fjalën dhe i tha Ariokut, komandantit të mbretit: “Pse vallë një dekret kaq i ashpër nga ana e mbretit?” Atëherë Arioku e vuri në dijeni Danielin.
向王的护卫长亚略说:“王的命令为何这样紧急呢?”亚略就将情节告诉但以理。
16 Kështu Danieli hyri te mbreti dhe i kërkoi t’i jepte kohë për t’i bërë të njohur mbretit interpretimin e ëndrrës.
但以理遂进去求王宽限,就可以将梦的讲解告诉王。
17 Atëherë Danieli shkoi në shtëpinë e vet dhe ua bëri të ditur këtë gjë shokëve të tij Hananiah, Mishael dhe Azaria,
但以理回到他的居所,将这事告诉他的同伴哈拿尼雅、米沙利、亚撒利雅,
18 me qëllim që t’i kërkonin mëshirë Perëndisë të qiellit lidhur me këtë sekret, me qëllim që Danieli dhe shokët e tij të mos vriteshin bashkë me kusurin e njerëzve të ditur të Babilonisë.
要他们祈求天上的 神施怜悯,将这奥秘的事指明,免得但以理和他的同伴与巴比伦其余的哲士一同灭亡。
19 Atëherë sekreti iu zbulua Danielit në një vegim nate. Kështu Danieli bekoi Perëndinë e qiellit.
这奥秘的事就在夜间异象中给但以理显明,但以理便称颂天上的 神。
20 Danieli filloi të thotë: “Qoftë i bekuar emri i Perëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca.
但以理说:“神的名是应当称颂的!从亘古直到永远,因为智慧能力都属乎他。
21 Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend.
他改变时候、日期,废王,立王,将智慧赐与智慧人,将知识赐与聪明人。
22 Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me të.
他显明深奥隐秘的事,知道暗中所有的,光明也与他同居。
23 O Perëndi i etërve të mi, të falënderoj dhe të lëvdoj, sepse më ke dhënë dituri dhe forcë dhe më ke bërë të njoh atë që të kemi kërkuar, duke na bërë të njohim gjënë e kërkuar nga mbreti”.
我列祖的 神啊,我感谢你,赞美你;因你将智慧才能赐给我,允准我们所求的,把王的事给我们指明。”
24 Prandaj Danieli shkoi te Arioku, të cilit mbreti i kishte besuar detyrën të vriste njerëzit e ditur të Babilonisë; shkoi dhe i tha kështu: “Mos i vrit njerëzit e ditur të Babilonisë! Më ço përpara
于是,但以理进去见亚略,就是王所派灭绝巴比伦哲士的,对他说:“不要灭绝巴比伦的哲士,求你领我到王面前,我要将梦的讲解告诉王。”
25 Atëherë Arioku e çoi me nxitim Danielin përpara mbretit dhe i foli kështu: “Gjeta midis Judejve robër një njeri që do t’i njohë mbretit interpretimin”.
亚略就急忙将但以理领到王面前,对王说:“我在被掳的犹大人中遇见一人,他能将梦的讲解告诉王。”
26 Mbreti filloi t’i thotë Danielit, që quhej Beltshatsar: “A je i zoti të më bësh të njohur ëndrrën që pashë dhe interpretimin e saj?”.
王问称为伯提沙撒的但以理说:“你能将我所做的梦和梦的讲解告诉我吗?”
27 Danieli u përgjigj në prani të mbretit dhe tha: “Sekreti për të cilin mbreti kërkoi interpretimin tim, nuk mund t’i shpjegohet mbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as nga magjistarët, as nga shortarët.
但以理在王面前回答说:“王所问的那奥秘事,哲士、用法术的、术士、观兆的都不能告诉王,
28 Por ka një Perëndi në qiell që zbulon sekretet, dhe ai i ka bërë të njohur mbretit Nebukadnetsarit atë që do të ndodhë ditët e fundit. Kjo ka qenë ëndrra jote dhe vegimet e mendjes sate në shtratin tënd.
只有一位在天上的 神能显明奥秘的事。他已将日后必有的事指示尼布甲尼撒王。你的梦和你在床上脑中的异象是这样:
29 O mbret, mendimet që të kanë ardhur në shtratin tënd kanë të bëjnë me atë që ka për të ndodhur tani e tutje; dhe ai që zbulon sekretet të ka bërë të njohur atë që ka për të ndodhur.
王啊,你在床上想到后来的事,那显明奥秘事的主把将来必有的事指示你。
30 Sa për mua, ky sekret m’u zbulua jo sepse kam më tepër dituri nga tërë të gjallët e tjerë, por me qëllim që interpretimi im t’i njoftohet mbretit, dhe ti të njihesh me mendimet e zemrës sate.
至于那奥秘的事显明给我,并非因我的智慧胜过一切活人,乃为使王知道梦的讲解和心里的思念。
31 Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja një figurë e madhe; kjo figurë e stërmadhe, me një shkëlqim të jashtëzakonshëm, ngrihej para teje me një pamje të tmerrshme.
“王啊,你梦见一个大像,这像甚高,极其光耀,站在你面前,形状甚是可怕。
32 Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi,
这像的头是精金的,胸膛和膀臂是银的,肚腹和腰是铜的,
33 këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile.
腿是铁的,脚是半铁半泥的。
34 Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi figurën në këmbët e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copëtoi.
你观看,见有一块非人手凿出来的石头打在这像半铁半泥的脚上,把脚砸碎;
35 Atëherë hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copëtuan bashkë dhe u bënë si kope byku në lëmë gjatë verës; era i mori me vete dhe nuk u gjet më asnjë gjurmë e tyre. Por guri që kishte goditur figurën u bë një mal i madh, që mbushi tërë tokën.
于是金、银、铜、铁、泥都一同砸得粉碎,成如夏天禾场上的糠秕,被风吹散,无处可寻。打碎这像的石头变成一座大山,充满天下。
36 Kjo është ëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.
“这就是那梦;我们在王面前要讲解那梦。
37 Ti, o mbret, je mbreti i mbretërve, sepse Perëndia i qiellit të ka dhënë mbretërinë, pushtetin, forcën dhe lavdinë.
王啊,你是诸王之王。天上的 神已将国度、权柄、能力、尊荣都赐给你。
38 Ngado që të banojnë bijtë e njerëzve, kafshët e fushës dhe shpendët e qiellit, ai i ka lënë në duart e tua dhe të ka bërë të sundosh mbi gjithë ata. Ti je koka e artë.
凡世人所住之地的走兽,并天空的飞鸟,他都交付你手,使你掌管这一切。你就是那金头。
39 Mbas teje do të dalë një mbretëri tjetër, më e vogël, më e ulët nga jotja; pastaj një mbretëri tjetër prej bronzi, që do të sundojë mbi gjithë dheun.
在你以后必另兴一国,不及于你;又有第三国,就是铜的,必掌管天下。
40 Mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri, sepse hekuri copëton dhe thërrmon çdo gjë; ashtu si hekuri që copëton, kjo mbretëri do t’i copëtojë dhe do t’i thërrmojë tërë këto mbretëri.
第四国,必坚壮如铁,铁能打碎克制百物,又能压碎一切,那国也必打碎压制列国。
41 Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin të përzier me argjilë të butë.
你既见像的脚和脚指头,一半是窑匠的泥,一半是铁,那国将来也必分开。你既见铁与泥搀杂,那国也必有铁的力量。
42 Dhe ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë.
那脚指头,既是半铁半泥,那国也必半强半弱。
43 Siç e pe hekurin të përzier me argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara njerëzore, por nuk do të bashkohen njeri me tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilën.
你既见铁与泥搀杂,那国民也必与各种人搀杂,却不能彼此相合,正如铁与泥不能相合一样。
44 Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë,
当那列王在位的时候,天上的 神必另立一国,永不败坏,也不归别国的人,却要打碎灭绝那一切国,这国必存到永远。
45 pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje. Éndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt”.
你既看见非人手凿出来的一块石头从山而出,打碎金、银、铜、铁、泥,那就是至大的 神把后来必有的事给王指明。这梦准是这样,这讲解也是确实的。”
46 Atëherë mbreti Nebukadnetsar ra me fytyrë dhe ra permbys para Danielit; pastaj urdhëroi që t’i paraqitnin një ofertë dhe temjan.
当时,尼布甲尼撒王俯伏在地,向但以理下拜,并且吩咐人给他奉上供物和香品。
47 Mbreti i foli Danielit dhe tha: “Në të vërtetë Perëndia juaj është Perëndia i perëndive, Zoti i mbretërve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti ke mundur të zbulosh këtë sekret”.
王对但以理说:“你既能显明这奥秘的事,你们的 神诚然是万神之神、万王之主,又是显明奥秘事的。”
48 Atëherë mbreti e bëri Danielin të madh, i dha dhurata të shumta dhe të mëdha, e bëri qeveritar të gjithë krahinës së Babilonisë dhe kreun më të lartë të gjithë të diturve të Babilonisë.
于是王高抬但以理,赏赐他许多上等礼物,派他管理巴比伦全省,又立他为总理,掌管巴比伦的一切哲士。
49 Përveç kësaj, me kërkesë të Danielit, mbreti vuri në krye të administratës së krahinës së Babilonisë Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon. Danieli përkundrazi mbeti në oborrin e mbretit.
但以理求王,王就派沙得拉、米煞、亚伯尼歌管理巴比伦省的事务,只是但以理常在朝中侍立。

< Danieli 2 >