< Amosi 8 >

1 Ja ç’më bëri të shoh Zoti, Zoti: ishte një shportë me fruta vere.
[神視四:果籃]吾主上主叫我看見這事:看,有一籃熟果子。
2 Ai më tha: “Amos, çfarë po shikon?”. Unë u përgjigja: “Një shportë me fruta vere”. Zoti më tha: “Erdhi fundi për popullin tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
上主說:「亞毛斯,你看見了什麼﹖」我答說:「一籃熟果子。」上主又向我說:「我百姓以色列的結局已成熟,我不再放過她。
3 Atë ditë këngët e tempullit do të bëhen vajtime”, thotë Zoti, Zoti. “Do të ketë kudo shumë kufoma; do t’i hedhin jashtë në heshtje”.
在那一天,王宮中的歌女必要哀號──吾主上主的斷語──屍體成堆,拋在各處,鴉雀無聲。」
4 Dëgjoni këtë, o ju që gllabëroni nevojtarin dhe shfarosni të varfërit e vendit,
壓榨窮人,使世上弱小絕跡的人哪! 你們應聽。
5 dhe thoni: “Kur do të kalojë hëna e re që të mund të shesim grurin, dhe e shtuna që të fillojmë shitjen e grurit, duke e zvogëluar efan dhe duke rritur siklin, duke falsifikuar peshoret për të mashtruar,
你們說:「月朔幾時才經過去,好讓我們賣五榖﹖安息日幾時才過去,好讓我們打開糧倉,縮小「厄法,」加重「協刻爾,」用假秤欺人﹖
6 duke i blerë të varfrit me para, nevojtarin për një palë sandale dhe duke shitur edhe skarcitetet e grurit?”.
用銀錢購買窮人,以一雙鞋換取貧人,連麥糠也賣掉﹖」
7 Zoti është betuar për krenarinë e Jakobit: “Nuk do të harroj asnjë nga veprat e tyre.
上主指著雅各伯的誇耀說:「我永不會忘了你們的所作所為。
8 A nuk do të dridhet vallë vendi për këtë dhe nuk do të jenë në zi tërë banorët e tij? Do të ngrihet i tëri si Nili, do të trazohet dhe do të ulet si lumi i Egjiptit.
難道不是因此大地才震動,地上 居民才悲號,全地氾濫有如尼羅,退落有如埃及大河﹖
9 Atë ditë do të ndodhë”, thotë Zoti, Zoti, “që unë do ta bëj diellin të perëndojë në mesditë dhe do ta errësoj tokën ditën.
在那一天──吾主上主的斷語──我必使太陽在中午落下,使大地白畫變為黑暗;
10 Do t’i shndërroj festat tuaja në zi dhe të gjitha këngët tuaja në vajtime; do të bëj që secili të vishet me thes dhe do ta bëj të shogët çdo kokë. Do ta bëj si një zi për një bir të vetëm dhe fundi i tij do të jetë një ditë trishtimi.
使你們的喜慶變為喪事,使你們的一切樂曲變為哀歌,使你們都腰繫苦衣,頭都剃光;使你們哀悼,如哀悼獨生子,使那一天紿終是愁苦的日子。
11 Ja, do të vijnë ditët”, thotë Zoti, Zoti, “gjatë të cilave unë do të dërgoj urinë në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit.
看,那日子一來臨──吾主上主的斷語──我必使飢餓臨於此地,汞是對食物的飢餓,也不是對水的飢渴,而是對聽上主的話的飢渴。
12 Ata do të shkojnë duke u endur nga një det në tjetrin, nga veriu në lindje, do të rendin sa andej dhe këtej në kërkim të fjalës të Zotit, por nuk do ta gjejnë.
他們必由這海走到那海,由北至東,去尋求上主的話,卻尋不到。
13 Atë ditë vajzat e bukura dhe djemtë e zgjedhur do të ligështohen nga etja.
那一天,美麗的處女和健壯的青年,必因饑渴而暈眩。
14 Ata që betohen për mëkatin e Samarisë dhe thonë: “Ashtu si Perëndia yt rron, o Dan”, dhe: “Si rron Beer-Sheba”, do të rrëzohen dhe nuk do të çohen më”.
那些指著撒馬黎雅的罪過起誓,那些說:「丹,你的神永在,」或說:「貝爾舍巴,你的護守神永在」的人,必要跌倒,再不能起來。

< Amosi 8 >