< Amosi 3 >

1 Dëgjoni këtë fjalë që Zoti ka shqiptuar kundër jush, o bij të Izraelit, kundër tërë familjes që nxora nga vendi i Egjiptit:
以色列人哪,你们全家是我从埃及地领上来的,当听耶和华攻击你们的话:
2 “Vetëm ju kam njohur midis tërë familjeve të dheut; prandaj unë do t’ju ndëshkoj për të gjitha paudhësitë tuaja”.
在地上万族中,我只认识你们; 因此,我必追讨你们的一切罪孽。
3 A mund të ecin bashkë dy veta, në rast se nuk janë marrë vesh më parë?
二人若不同心,岂能同行呢?
4 A vrumbullon luani në pyll në rast se nuk ka një gjah përpara? A do ta ngrerë zërin luani i vogël nga strofka e i tij në rast se nuk ka kapur diçka?
狮子若非抓食,岂能在林中咆哮呢? 少壮狮子若无所得,岂能从洞中发声呢?
5 A bie vallë zogu në një kurth në tokë, po të mos i jetë vënë një lak? A shkrehet kurthi nga toka, në rast se nuk ka zënë diçka?
若没有机槛,雀鸟岂能陷在网罗里呢? 网罗若无所得,岂能从地上翻起呢?
6 Në rast se në qytet i bien borisë, a nuk do të trembet vallë populli? Në rast se në një qytet ndodh një fatkeqësi, a nuk e ka shkaktuar vallë Zoti?
城中若吹角,百姓岂不惊恐呢? 灾祸若临到一城,岂非耶和华所降的吗?
7 Sepse Zoti, Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve.
主耶和华若不将奥秘指示他的仆人—众先知, 就一无所行。
8 Luani vrumbulloi, kush nuk do të ketë frikë? Zoti, Zoti, foli, kush nuk do të profetizojë?
狮子吼叫,谁不惧怕呢? 主耶和华发命,谁能不说预言呢?
9 “Bëjeni të dëgjohet në pallatet e Ashdodit dhe në pallatet e vendit të Egjiptit dhe thoni: Mblidhuni në malet e Samarisë dhe shikoni sa parregullsi ka në mes të saj dhe shtypje brenda saj.
要在亚实突的宫殿中 和埃及地的宫殿里传扬说: 你们要聚集在撒马利亚的山上, 就看见城中有何等大的扰乱与欺压的事。
10 Ata nuk dinë të bëjnë atë që është e drejtë, thotë Zoti, në pallatet e tyre grumbullojnë dhunë dhe grabitje”.
那些以强暴抢夺财物、 积蓄在自己家中的人 不知道行正直的事。 这是耶和华说的。
11 Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: “Armiku do të rrethojë nga çdo anë vendin, do të shembë fuqinë tënde dhe pallatet e tua do të plaçkiten”.
所以主耶和华如此说: 敌人必来围攻这地, 使你的势力衰微, 抢掠你的家宅。
12 Kështu thotë Zoti: “Ashtu si një bari shkëput nga goja e luanit dy këmbë ose një copë veshi, kështu do të shkëputen bijtë e Izraelit që në Samari rrinë në cepin e një shtrati ose mbi damaskun e një divani.
耶和华如此说:“牧人怎样从狮子口中抢回两条羊腿或半个耳朵,住撒马利亚的以色列人躺卧在床角上或铺绣花毯的榻上,他们得救也不过如此。”
13 Dëgjoni dhe dëshmojeni në shtëpinë e Jakobit”, thotë Zoti, Zoti, Perëndia i ushtrive,
主耶和华—万军之 神说: 当听这话,警戒雅各家。
14 “ditën në të cilën unë do të ndëshkoj Izraelin për shkeljet e tij, do të ndëshkoj edhe altarët e Bethelit; brirët e altarit do të copëtohen dhe do të bien për tokë.
我讨以色列罪的日子,也要讨伯特利祭坛的罪; 坛角必被砍下,坠落于地。
15 Do të godas shtëpitë e dimrit bashkë me shtëpitë e verës; shtëpitë prej fildishi do të shkatërrohen dhe shtëpitë e mëdha do të zhduken”, thotë Zoti.
我要拆毁过冬和过夏的房屋。 象牙的房屋也必毁灭; 高大的房屋都归无有。 这是耶和华说的。

< Amosi 3 >