< Amosi 2 >

1 Kështu thotë Zoti: “Për tre krime të Moabit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka djegur kockat e mbretit të Edomit, duke i katandisur në gëlqere.
耶和华如此说: 摩押三番四次地犯罪, 我必不免去她的刑罚; 因为她将以东王的骸骨焚烧成灰。
2 Prandaj do të dërgoj zjarr në Moab, që do të gllabërojë pallatet e Keriothit, dhe Moabi do të vdesë në mes të rrëmujës, të britmës së luftës dhe të tingullit të borive.
我却要降火在摩押, 烧灭加略的宫殿。 摩押必在哄嚷呐喊吹角之中死亡。
3 Do të shfaros nga mesi i tij gjykatësin dhe do të vras tërë krerët e tij bashkë me të”, thotë Zoti.
我必剪除摩押中的审判者, 将其中的一切首领和他一同杀戮。 这是耶和华说的。
4 Kështu thotë Zoti: “Për tre krime të Judës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse kanë përçmuar ligjin e Zotit dhe nuk kanë respektuar statutet e tij. Kështu idhujt, pas të cilëve shkuan etërit e tyre, i kanë bërë të devijojnë.
耶和华如此说: 犹大人三番四次地犯罪, 我必不免去他们的刑罚; 因为他们厌弃耶和华的训诲, 不遵守他的律例。 他们列祖所随从虚假的偶像使他们走迷了。
5 Prandaj do të dërgoj zjarr në Judë, që do të gllabërojë pallatet e Jeruzalemit”.
我却要降火在犹大, 烧灭耶路撒冷的宫殿。
6 Kështu thotë Zoti: “Për tre krime të Izraelit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e shesin me pare të drejtin dhe të varfrin për një palë sandale,
耶和华如此说: 以色列人三番四次地犯罪, 我必不免去他们的刑罚; 因他们为银子卖了义人, 为一双鞋卖了穷人。
7 ata që dëshirojnë fort të shohin pluhurin e tokës mbi kryet e të varfërve dhe shkelin të drejtën e të përulurve. Një njeri dhe ati i tij shkojnë bashkë te po ajo vajzë, për të përdhosur emrin tim të shenjtë.
他们见穷人头上所蒙的灰也都垂涎, 阻碍谦卑人的道路。 父子同一个女子行淫, 亵渎我的圣名。
8 Shtrihen rreth çdo altari me rroba që kanë marrë hua dhe në shtëpinë e perëndive të tyre pinë verën e atyre që janë dënuar me gjobë.
他们在各坛旁铺人所当的衣服,卧在其上, 又在他们神的庙中喝受罚之人的酒。
9 Unë, pra, e shkatërrova para tyre Amoreon, që ishte i gjatë sa është i gjatë kedri dhe ishte fortë si lisi; unë shkatërrova frytin e tij lart dhe rrënjët e tij poshtë.
我从以色列人面前除灭亚摩利人。 他虽高大如香柏树,坚固如橡树, 我却上灭他的果子,下绝他的根本。
10 Unë ju nxora gjithashtu nga vendi i Egjiptit dhe ju çova për dyzet vjet në shkretëtirë, për t’ju dhënë në trashëgimi vendin e Amoreut.
我也将你们从埃及地领上来, 在旷野引导你们四十年, 使你们得亚摩利人之地为业。
11 Nxora disa profetë midis bijve tuaj dhe Nazirej midis të rinjve tuaj. Vallë, nuk është kështu, o bij të Izraelit?”, thotë Zoti.
我从你们子弟中兴起先知, 又从你们少年人中兴起拿细耳人。 以色列人哪,不是这样吗? 这是耶和华说的。
12 “Por i keni detyruar Nazirejtë të pinë verë dhe i keni urdhëruar profetët duke thënë: “Mos profetizoni”.
你们却给拿细耳人酒喝, 嘱咐先知说:不要说预言。
13 Unë jam i shtypur poshtë jush, ashtu siç është e shtypur qerrja e mbushur me duaj.
看哪,在你们所住之地,我必压你们, 如同装满禾捆的车压物一样。
14 Prandaj i shpejti nuk do të ketë mundësi të ikë, i forti nuk do të konsolidojë forcën e tij dhe njeriu trim nuk do ta shpëtojë jetën e tij.
快跑的不能逃脱; 有力的不能用力; 刚勇的也不能自救。
15 Kush përdor harkun nuk do të mund të rezistojë, kush ka këmbë të shpejta nuk do t’ia dalë të ikë, as ka për të shpëtuar jetën e vet kalorësi mbi kalë.
拿弓的不能站立; 腿快的不能逃脱; 骑马的也不能自救。
16 Atë ditë më trimi ndër trimat do të ikë lakuriq”, thotë Zoti.
到那日,勇士中最有胆量的, 必赤身逃跑。 这是耶和华说的。

< Amosi 2 >