< Veprat e Apostujve 26 >

1 Atëherë Agripa i tha Palit: “Ke leje të flasësh për të mbrojtur veten!”. Dhe Pali, si e shtriu dorën, nisi të bëjë mbrojtjen e tij:
黎帕向保祿說:「准你為自己辯護。」那時,保祿便伸起手來,辯護說:「
2 “O mbret Agripa, e quaj veten të lumtur që kam mundësi sot të shfajësohem para teje nga të gjitha ato që më kanë akuzuar Judenjtë,
阿格黎帕王!我今天能在你跟前,對於猶太人所控告我的一切事,得以辯護,我覺得十分幸運,
3 veçanërisht sepse ti i njeh të gjitha zakonet dhe çështjet që janë midis Judenjve; prandaj të lutem të më dëgjosh me durim.
尤其你熟悉猶太人的一切習俗和爭端,所以我求你忍耐聽我。
4 Se cila ka qenë mënyra ime e të jetuarit që nga rinia, të cilën e kalova tërësisht në Jeruzalem në mes të popullit tim, të gjithë Judenjtë e dinë.
我自幼年以來,從起初在我民族中,以及在耶路撒冷,處世為人如何,猶太人都知道。
5 Ata më njohin qysh atëherë dhe mund të dëshmojnë, po deshën, se kam jetuar si farise, sipas sektit më të drejtë të fesë sonë.
假如他們肯作證的話,他們從很早就知道:我是按照我們教中最嚴格的宗派,度著法利塞人的生活。
6 Dhe tani ndodhem para qjyqit për shpresën e premtimit që u ka bërë Perëndia etërve tanë,
現在,我因希望天主對我們祖先的恩許,而站在這裏受審。
7 premtim të cilin dymbëdhjetë fiset tona, që i shërbejnë me zell ditë e natë Perëndisë, shpresojnë ta fitojnë; për këtë shpresë, o mbret Agripa, unë jam akuzuar nga Judenjtë.
我們十二支派,日夜勤懇地事奉天主,希望這許諾到來。王啊!正是為了這個希望,我為猶太人所控告。
8 Përse vallë mendoni se është e pabesueshme që Perëndia t’i ringjallë të vdekurit?
天主既使死人復活了,為什麼你們竟斷為不可信呢﹖
9 Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.
本來,我本人過去也認為,應盡力反對納匝肋人耶穌的名,
10 Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.
我在耶路撒冷就這樣作過。我不但從司祭長那裏取得權柄,把許多聖者關在監裏;而且他們被殺時,我還投了票。
11 Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.
我也曾在各會堂裏,多次用刑,強迫他們說褻瀆的話;而且分外狂怒地迫害他們,直到外邦的城市。
12 Në kohën kur unë po merresha me këtë punë dhe po shkoja në Damask me autorizim dhe me fuqi të plota nga krerët e priftërinjve,
在這期間,我曾取得司祭長的權柄和准許,往大馬士革去。
13 në mesditë, o mbret, në rrugë unë pashë një dritë nga qielli që shkëlqente më shumë se dielli, e cila vetëtiu rreth meje dhe rreth atyre që udhëtonin me mua.
王啊! 時當正午,我在路上看見一道光,比太陽還亮,從天上環照著我,和與我同行的人;
14 Mbasi të gjithë ne ramë përtokë, dëgjova një zë që po më fliste dhe më tha në gjuhën hebraike: “Saul, Saul, pse më përndjek? Éshtë e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave”.
我們都跌倒在地。我聽見有聲音用希伯來話向我說:『掃祿,掃祿,你為什麼迫害我﹖向刺錐踢去,為你是難堪的。』
15 Unë thashë: “Kush je ti, Zot?”. Ai tha: “Unë jam Jezusi, të cilin ti e përndjek.
我說:『主!你是誰﹖』主說:『我就是你所迫害的耶穌。
16 Por çohu dhe rri në këmbë, sepse prandaj të jam shfaqur: që të të vë shërbyes dhe dëshmues për gjërat që ke parë dhe për ato për të cilat unë do të shfaqem,
但是,你起來,站好,因為我顯現給你,正是為了要選派你為我服務,並為你見到我的事,以及我將要顯現給你的事作證。
17 duke të zgjedhur ty nga populli dhe nga johebrenjtë, tek të cilët po të dërgoj tani,
我把你從這百姓及外邦人中救出,是要打發你到他們那裏去,
18 që t’u çelësh sytë atyre dhe t’i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve”.
開明他們的眼,叫他們從黑暗中轉入光明,由撒殫權下歸向天主,好使他們因信我而獲得罪赦,並在聖化的人中得有分子。』
19 Prandaj, o mbret Agripa, unë nuk kam qenë i pabindur ndaj vegimit qiellor.
因此,阿格黎帕王!我對這天上的異像並沒有失信,
20 Por në fillim atyre në Damask, pastaj në Jeruzalem, në mbarë krahinën e Judesë dhe johebrenjve, u kam shpallur të pendohen dhe të kthehen te Perëndia, duke bërë vepra të denja pendimi.
相反地,我首先向大馬士革和耶路撒冷以及猶太全境的人,然後向外邦人傳報,叫他們悔改,歸向天主,作與悔改相稱的作為。
21 Për këto gjëra Judenjtë, mbasi më kapën në tempull, u orvatën të më vrasin.
正是為了這個緣故,猶太人在殿裏把我拿住,想要向我下毒手;
22 Por, për shkak të ndihmës që pata nga Perëndia deri në këtë ditë, vazhdova t’u dëshmoj të vegjëlve dhe të mëdhenjve, duke mos thënë tjetër përveç atyre që profetët dhe Moisiu thanë se duhet të ndodhnin,
但我得蒙天主的助祐,直到今天我還站得住,向卑微和尊高的人作證。我所講的,不外乎先知和梅瑟所說過的,必將成就的事:
23 domethënë: që Krishti duhej të vuante dhe që, duke qenë i pari i ringjallur prej së vdekuris, duhej t’i shpallte dritën popullit dhe johebrenjve”.
就是默西亞怎樣必須受難,怎樣必須由死者中作復活起來的第一人,將光明傳佈給這百姓及外邦人。」
24 Dhe, ndërsa Pali i thoshte këto gjëra në mbrojtje të tij, Festi tha me zë të lartë: “Pal, ti je tërbuar; studimet e shumta të bënë të shkallosh”.
保祿辯護到這裏,斐斯托大聲說:「保祿,你瘋了!學問太多把你弄瘋了。」
25 Por ai tha: “Unë nuk jam tërbuar, shumë i shkëlqyeri Fest, por them fjalë të së vërtetës dhe të mendjes së shëndoshë.
保祿卻說:「斐斯托大人!我沒有瘋,相反,我說的是真理和清醒的話,
26 Sepse mbreti, të cilit unë po i flas lirisht, është i mirinformuar për këto gjëra, sepse unë jam i bindur se asnjë nga këto gjëra nuk është e panjohur për të, sepse e gjithë kjo nuk është bërë në fshehtësi.
因為王知道這些事,我便向他放心講論。我深信這些事沒有一件瞞得過他的,因為這不是在偏僻角落裏行的。
27 O mbret Agripa, a u beson profetëve? Unë e di se ti beson”.
阿格黎帕王!你信先知嗎﹖我知道你信。」
28 Atëherë Agripa i tha Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë”.
阿格黎帕向保祿說:「你差一點就勸服我作了基督徒!」
29 Pali i tha: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe të gjithë ata që sot po më dëgjojnë, të bëhen të tillë, sikurse jam unë, përveç këtyre zinxhirëve”.
保祿說:「差一點也罷!差的多也罷 !我總祈望天主,不但叫你,而且也叫今天聽我的眾人,除了這些鎖鏈以外,都要像我一樣。」
30 Mbasi tha këto gjëra, mbreti u ngrit dhe me të qeveritari, Berenike dhe ata që ishin ulur me ta.
於是王、總督和貝勒尼切,以及和他們同坐的人都起來,
31 Mbasi u hoqën mënjanë, folën me njëri-tjetrin dhe thanë: “Ky njeri nuk ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen ose burgun”.
退到一邊,彼此談論說:「這人並沒有作過什麼該死,或該監禁的事。」
32 Atëherë Agripa i tha Festit: “Ky njeri mund të ishte liruar, po të mos i ishte apeluar Cezarit”.
阿格黎帕對斐斯托說:「這人若沒有向凱撒上訴,早就可以釋放了。」

< Veprat e Apostujve 26 >