< Veprat e Apostujve 22 >

1 “Vëllezër dhe etër, dëgjoni çfarë ju them tani për mbrojtjen time”.
他说:“各位父老兄弟,请听我在你们面前的申辩。”
2 Kur dëgjuan se u fliste atyre në gjuhën hebraike, heshtën edhe më shumë. Pastaj ai tha:
众人听到保罗用阿拉姆语说话,立刻变得非常安静。
3 “Në të vërtetë unë jam një Jude, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot;
他开始讲述:“我是犹太人,生在基利家的大数。但其实我是在这座城里长大,在迦玛列门下接受教育。老师教育我要严格遵守祖先的律法,我满腔热情地对待上帝,就像今天这里的所有人一样。
4 unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra,
我也曾经迫害信奉此道之人,将他们处死,把男女信徒投入监狱。
5 sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve, prej të cilëve mora edhe letra për vëllezërit dhe shkova në Damask për të sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.
大祭司和公议会的长老都可以为我作证。我曾收到他们的授意信,要求处理在大马士革的犹太人信徒。于是我去了那里捉拿那些人,把他们带到耶路撒冷接受惩罚。
6 Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.
那天大约中午时分,我正在去往大马士革的路上,即将抵达目的地时,忽然一束耀眼的光芒从天而降,环绕着我。
7 Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?”.
我仆倒在地,只听见一个声音对我说:‘扫罗啊,扫罗,你为什么迫害我?’
8 Dhe unë u përgjigja: “Kush je ti, o Zot?” Edhe ai më tha: “Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek”.
我答道:‘主啊,你是谁?’ 他说:‘我就是你迫害的拿撒勒人耶稣。’
9 Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste.
与我同行之人只看见那束光,却听不到与我说话的声音。
10 Unë thashë: “O Zot, ç’duhet të bëj?”. Zoti më tha: “Çohu dhe shko në Damask! Atje do të të thuhet çfarë të është urdhëruar të bësh”.
我说:‘主啊,我该怎么做?’ 主告诉我:‘站起来,进到大马士革城里,那里会有人告知安排你做的事情。’
11 Dhe, mbasi unë nuk shihja asgjë për shkak të shkëlqimit të asaj drite, më morën për dore ata që ishin me mua; dhe hyra në Damask.
那束光如此强烈,我的双眼便看不到了,我的同伴们牵着我的手走进了大马士革。
12 Dhe njëfarë Anania, njeri i perëndishëm sipas ligjit, për të cilin jepnin dëshmi të gjithë Judenjtë që banonin aty,
有一个人名叫亚拿尼亚,是一名遵守律法的虔诚之人,当地所有犹太人都很敬重他。
13 erdhi tek unë, dhe duke qëndruar pranë meje, tha: “O vëlla Saul, shiko përsëri!”. Dhe në atë çast unë fitova përsëri dritën e syve dhe e shikova.
他站在我旁边对我说:‘扫罗兄弟,你现在可以看见了。’就在那一刻,我又能看到了。我看到了他。
14 Pastaj vazhdoi: “Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e tij.
他对我说:‘我们祖先的上帝指认你来理解他的旨意,去见真正良善的正义之人,去听见他要对你所说的一切。
15 Sepse ti duhet të dëshmosh për të tek të gjithë njerëzit për ato që ke parë dhe ke dëgjuar.
对于你的所见所闻,你将向所有人作证。所以你还在等什么呢?
16 Dhe tani ç’pret? Çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit”.
起来受洗去吧,呼唤他的名,洗净你的罪吧。’
17 Dhe ndodhi që, kur u ktheva në Jeruzalem dhe isha duke u lutur në tempull, u rrëmbeva në ekstazë,
我回到耶路撒冷后,有一次在殿里祷告时,忽然在恍惚间看到了异象。
18 dhe pashë Zotin që më thoshte: “Nxito dhe dil shpejt nga Jeruzalemi, sepse ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua”.
主在异象中对我说:‘快!你必须尽快离开耶路撒冷,因为他们无法接受你所讲述关于我的一切。’
19 Atëherë unë thashë: “O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty;
我回答:‘主啊,他们肯定知道,我曾在很多会堂中拷打信你之人,将它们送进监牢,
20 kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin.
司提芬因为为你作证而被杀害的时候,我就站在那里,而且完全支持那些杀死他的人,还为他们拿着衣服。’
21 Por ai më tha: “Shko, sepse unë do të të dërgoj larg midis johebrenjve””.
主对我说:‘现在就离开吧,我要派你到远方异教徒那里去。’”
22 Ata e dëgjuan deri në këtë pikë; pastaj ngritën zërin duke thënë: “Hiqe nga bota një njeri të tillë, sepse nuk është i denjë të rrojë!”.
众人一直都在听他说的话,但听到这里,他们就高喊:“应该把这种人从世间除掉,他不配活着!”
23 Duke qenë se ata bërtisnin, duke i flakur rrobat e duke ngritur pluhurin në erë,
他们喊叫着,扯开外衣,向空中扔撒尘土。
24 kryemijësi urdhëroi ta çonin Palin në fortesë, duke urdhëruar që ta marrin në pyetje duke e rrahur me kamxhik, që të merrej vesh për çfarë arsye ata bërtisnin kështu kundër tij.
就在这时,千夫长下令把保罗带到军营,命人用鞭刑拷问他,想要找出高声喊叫的民众反对他的原因。
25 Por, kur e shtrinë, të lidhur me rripa, Pali i tha centurionit që ishte aty: “A është e ligjshme për ju të rrihni me kamxhik një qytetar romak, ende të pagjykuar?”.
士兵将他四肢伸开,用皮带将其捆住,准备施以鞭刑。这时保罗对站在旁边的百夫长说:“你们鞭打一个还没有定罪的罗马公民,这合法吗?”
26 Kur e dëgjoi, centurioni shkoi e i tregoi kryemijësit duke thënë: “Çfarë do të bësh? Ky njeri është një qytetar romak!”.
百夫长听言就去报告千夫长,说:“这个人是罗马公民,该怎么办?”
27 Atëherë kryemijësi shkoi te Pali dhe e pyeti: “Më thuaj, a je një qytetar romak?”. Ai tha: “Po, jam!”.
千夫长就过来问保罗:“告诉我,你真是罗马公民吗?”他说:“是的。”
28 Kryemijësi u përgjigj: “Unë e kam fituar këtë qytetëri me një shumë të madhe”. Pali tha: “Kurse unë e kam qysh prej lindjes!”.
千夫长说:“为了获得罗马公民的身份,我可是花了一大笔钱。”保罗说:“我生下来就是罗马公民。”
29 Menjëherë ata që duhet ta merrnin në pyetje u larguan prej tij; dhe vetë kryemijësi, kur mori vesh se ai ishte qytetar romak, pati frikë që e kishte lidhur.
于是那些想要拷问他的人立刻走开了。得知他是罗马公民,又曾被捆绑起来,千夫长感到很害怕。
30 Të nesërmen, duke dashur të marrë vesh me saktësi përse ishte akuzuar nga Judenjtë, e zgjidhi nga prangat dhe urdhëroi krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrin të vinin. Pastaj, si e sollën poshtë Palin, e nxori përpara tyre.
第二天,千夫长想要了解为什么犹太人要控告保罗,于是就解开他身上的锁链,随后召集祭司长和公议会全体成员,将保罗带到众人面前。

< Veprat e Apostujve 22 >