< Veprat e Apostujve 17 >

1 Dhe mbasi kishin kaluar nëpër Amfipoli dhe nëpër Apoloni, arritën në Thesaloniki, ku ishte sinagoga e Judenjve.
祿和息拉經過安非頗里和阿頗羅尼雅,來到得撒洛尼,在那裏有猶太人的會堂。
2 Dhe Pali, sipas zakonit të vet, hyri tek ata dhe tri të shtuna me radhë u paraqiti argumente nga Shkrimet,
保祿照常例,到他們那裏,一連三個安息日,根據聖經和他們辯論,
3 duke deklaruar dhe duke treguar atyre se Krishti duhej të vuante dhe të ringjallej prej së vdekurish dhe duke thënë: “Ky Jezusi që unë ju shpall është Krishti”.
闡明指出默西亞必須受難,並從死者中復活;且說:「我向你們所傳報的耶穌,就是默西亞。」
4 Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh Grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të rëndësishme.
他們中有些人信服了,便與保祿和息拉聯合,還有許多敬畏天主的人和希臘人,以及不少的顯貴婦女。
5 Por Judenjtë, të cilët nuk kishin besuar, patën smirë dhe morën me vete disa njerëz të këqij nga ata të rrugëve të tregut dhe, si mblodhën një turmë, e bënë rrëmujë qytetin; edhe sulmuan shtëpinë e Jasonit dhe kërkonin ata për t’i nxjerrë përpara popullit.
但是,猶太人卻起了嫉妒的心,聚集了一些市井敗類,結夥成群,擾亂城市;又闖進雅松家裏,搜尋保祿和息拉,要拉他們到民眾那裏。
6 Por, mbasi nuk i gjetën, e hoqën zvarrë Jasonin dhe disa vëllezër përpara krerëve të qytetit, duke thirrur: “Ata që e kanë bërë rrëmujë botën, kanë ardhur edhe këtu,
但沒有搜到,就把雅松和幾個弟兄,拉到本城官長前,吶喊說:「這些擾亂天下的人,也到這裏來了,
7 dhe Jasoni këta i priti; të gjithë këta veprojnë kundër statuteve të Cezarit, duke thënë se është një mbret tjetër, Jezusi”.
雅松竟收留了他們;這些人都背叛凱撒諭令行事,說另有一位國王,就是耶穌。」
8 Edhe nxitën popullin dhe krerët e qytetit, që i dëgjonin këto gjëra.
他們使群眾和本城官長們聽了這事,都惶惶不安。
9 Por ata, mbasi morën një dorëzani nga Jasoni dhe nga të tjerët, i lejuan të shkojnë.
本城官長便由雅松及其餘的人取了保狀,便將他們釋放了。
10 Atëherë vëllezërit menjëherë natën i nisën Palin dhe Silën për në Berea dhe ata, sapo arritën atje, hynë në sinagogën e Judenjve.
弟兄們便立即在夜間打發保祿和息拉去貝洛雅;他們到了那裏,就進了猶太人的會堂。
11 Por këta ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.
這裏的人比得撒洛尼人開明,接受這道,極其熱切,天天考究聖經,看這些事是否是真的。
12 Shumë nga ata, pra, besuan bashkë me një numër jo të vogël grash fisnike greke dhe burrash.
所以他們中有許多人信從了,還有許多希臘尊貴婦女,男子也不少。
13 Por, kur Judenjtë e Thesalonikit morën vesh se fjala e Perëndisë ishte shpallur nga Pali edhe në Berea, shkuan edhe atje dhe e turbulluan turmën.
可是,得撒洛尼的猶太人,一知道保祿在貝洛雅也傳開了天主的聖道,就到那裏煽動擾亂群眾。
14 Atëherë vëllezërit e nisën menjëherë Palin në drejtim të detit, por Sila dhe Timoteu qëndruan atje.
弟兄們遂立即打發保祿往海邊去;息拉和弟茂德仍留在貝洛雅。
15 Ata që i prinin Palit e çuan deri në Athinë; pastaj, mbasi morën porosi për Silën dhe Timoteun që të arrijnë sa më parë tek ai, u kthyen prapa.
送保祿的人領他一直到了雅典;他們領了保祿的命令,叫息拉和弟茂德趕快來到他那裏,以後就走了。
16 Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.
保祿在雅典等候他們時,見城裏滿是偶像,心神很是悲憤。
17 Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me Judenjtët dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.
所以他就在會堂裏,同猶太人和敬畏天主的人辯論,每天也在街市上,同所遇到的人辯論。
18 Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshnin: “Vallë ç’do të thotë ky llafazan”. Dhe të tjerë thoshnin: “Ai duket se është një kasnec i perëndivë të huaja”, sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.
有幾個伊壁鴆魯派和斯多噶派的哲士同他爭論,有的說:「這個饒舌多言的人想說什麼﹖」有的說:「看來他是個外國鬼神的宣傳者」──因為保祿宣講耶穌及復活的福音。
19 Dhe e zunë dhe e çuan në Areopag, duke thënë: “A mund ta marrim vesh ç’është kjo doktrinë e re për të cilën ti flet?
他門遂帶保祿,領他到了阿勒約帕哥,說: 「我們可以知道你所講的這新道理是什麼嗎﹖
20 Sepse ti sjell disa gjëra të huaja në veshët tanë, prandaj duam të dimë ç’kuptim kanë ato.
我們聽見你說了一些新奇的事,所以我們想知道這到底有什麼意思。」
21 Atëherë gjithë Athinasit dhe të huajt që banonin atje nuk e kalonin kohën më mirë sesa duke folur ose duke dëgjuar ndonjë fjalë të re.
原來所有的雅典人和僑居在那裏的外國人,不管其他的事,只是論談或探聽一些新奇的事。
22 Atëherë Pali, duke qëndruar në këmbë në mes të Areopagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë”.
保祿遂即站在阿勒約帕哥當中說:「眾位雅典人,我看你們在各方面都更敬畏神明,
23 Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: “PERÉNDISÉ SÉ PANJOHUR”. Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall.
因為我行經各處,細看你們所敬之物,也見到一座祭壇,上面寫著「給未識之神。」現在,我就將你們所敬拜而不認識的這一位,傳告給你們。
24 Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut,
創造宇宙及其中萬物的天主,既是天地的主宰,就不住人手所建的殿宇,
25 dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë;
也不受人手的侍候,好像需要什麼似的,而是他將生命、呼吸和一切賞給了眾人。
26 dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre,
他由一個人造了全人類,使他們住在全地面上,給他們立定了年限,和他們所居處的疆界;
27 që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh.
如他們尋求天主,或者可以摸索而找到他;其實,他離我們每人並不遠,
28 Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: “Sepse jemi edhe ne pasardhës të tij”.
因為我們生活、行動、存在,都在他內,正如你們的某些詩人說的:「原來我們也是他的子孫。」
29 Duke qenë, pra, se ne jemi pasardhës të Perëndisë, nuk duhet të mendojmë që natyra e perëndishme është e ngjashme me arin ose me argjendin, ose me gurin ose me një vepër arti të latuar dhe të shpikur nga njeriu.
我們既是天主的子孫,就不該想:神就像由人的藝術及思想所製的金銀石刻的東西一樣。
30 Perëndia, pra, duke kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo që të pendohen.
天主對那愚昧無知的時代,原不深究;如今卻傳諭各處的人都要悔改,
31 Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit”.
因為他已定了一個日期,要由他所立定的人,按正義審判天下,他為給眾人一個可信的憑據,就叫這人從死者中復活了。」
32 Kur dëgjuan të flitej për ringjalljen e të vdekurve, disa e përqeshën dhe të tjerë thoshnin: “Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë”.
他們一聽見死人復活,有的譏笑,有的卻說:「關於這事,我們後來再聽你罷!」
33 Kështu Pali doli nga mesi i tyre.
這樣,保祿便從他們當中出去了。
34 Por disa u bashkuan me të dhe besuan, ndër këta edhe Dionis areopagiti, një grua që quhej Damaris dhe ca të tjerë me ta.
可是,也有幾個人依附保祿而信從了,其中有阿勒約帕哥的官員狄尼約削,和一個名叫達瑪黎的婦人;同他們一起信從的,還有其他一些人。

< Veprat e Apostujve 17 >