< 2 i Samuelit 9 >

1 Davidi tha: “A ka mbetur akoma ndonjë nga shtëpia e Saulit, ndaj të cilit mund të sillem mirë për hir të Jonathanit?”.
大卫问说:“扫罗家还有剩下的人没有?我要因约拿单的缘故向他施恩。”
2 Kishte një shërbëtor në shtëpinë e Saulit, që quhej Tsiba, dhe atë e çuan te Davidi. Mbreti i tha: “Ti je Tsiba?”. Ai u përgjigj: “Jam shërbëtori yt”.
扫罗家有一个仆人,名叫洗巴,有人叫他来见大卫,王问他说:“你是洗巴吗?”回答说:“仆人是。”
3 Pastaj mbreti pyeti: “A ka njeri tjetër të shtëpisë së Saulit, të cilit mund t’i kushtoj mirësinë e Perëndisë?”. Tsiba iu përgjigj mbretit: “Éshtë akoma një djalë i Jonatanit, që është sakat nga këmbët”.
王说:“扫罗家还有人没有?我要照 神的慈爱恩待他。”洗巴对王说:“还有约拿单的一个儿子,是瘸腿的。”
4 Mbreti i tha: “Ku është?”. Tsiba iu përgjigj mbretit: “Éshtë në shtëpinë e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar”.
王说:“他在哪里?”洗巴对王说:“他在罗·底巴,亚米利的儿子玛吉家里。”
5 Atëherë mbreti David dërgoi ta marrë nga shtëpia e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar.
于是大卫王打发人去,从罗·底巴、亚米利的儿子玛吉家里召了他来。
6 Kështu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra përmbys me fytyrën për tokë. Davidi i tha: “Mefibosheth!”. Ai u përgjigj: “ja shërbëtori yt!”.
扫罗的孙子、约拿单的儿子米非波设来见大卫,伏地叩拜。大卫说:“米非波设!”米非波设说:“仆人在此。”
7 Davidi i tha: “Mos ki frikë, sepse kam ndër mend të sillem mirë me ty për dashurinë që kisha për Jonatanin, atin tënd; do të të kthej tërë tokat e Saulit, të parit tënd, dhe ti do të hash gjithnjë në tryezën time”.
大卫说:“你不要惧怕,我必因你父亲约拿单的缘故施恩与你,将你祖父扫罗的一切田地都归还你;你也可以常与我同席吃饭。”
8 Mefiboshethi ra përmbys dhe tha: “Ç’është shërbëtori yt, që ti të përfillësh një qen të ngordhur si unë?”.
米非波设又叩拜,说:“仆人算什么,不过如死狗一般,竟蒙王这样眷顾!”
9 Atëherë mbreti thirri Tsiban, shërbëtorin e Saulit, dhe i tha: “Tërë ato që i përkisnin Saulit dhe tërë shtëpisë së tij, po ia jap birit të zotërisë tënd.
王召了扫罗的仆人洗巴来,对他说:“我已将属扫罗和他的一切家产都赐给你主人的儿子了。
10 Kështu, pra, bashkë me bijtë dhe shërbëtorët e tu, do të punosh tokën për të dhe do të mbledhësh prodhimet e saj, me qëllim që i biri i zotërisë tënd të ketë bukë për të ngrënë; por Mefiboshethi, bir i zotërisë tënd do të hajë gjithnjë në tryezën time”. Tsiba kishte pesëmbëdhjetë bij dhe njëzet shërbëtorë.
你和你的众子、仆人要为你主人的儿子米非波设耕种田地,把所产的拿来供他食用;他却要常与我同席吃饭。”洗巴有十五个儿子,二十个仆人。
11 Tsiba i tha mbretit: “Shërbëtori yt do të bëjë të gjitha ato që mbreti, zotëria im, i urdhëron shërbëtorit të tij”. Kështu Mefiboshethi hante në tryezën e Davidit si një nga bijtë e mbretit.
洗巴对王说:“凡我主我王吩咐仆人的,仆人都必遵行。”王又说:“米非波设必与我同席吃饭,如王的儿子一样。”
12 Mefiboshethi kishte një djalë të vogël që quhej Mika; dhe tërë ata që rrinin në shtëpinë e Tsibas ishin shërbëtorë të Mefiboshethit.
米非波设有一个小儿子,名叫米迦。凡住在洗巴家里的人都作了米非波设的仆人。
13 Mefiboshethi banonte në Jeruzalem, sepse hante gjithnjë në tryezën e mbretit. Ishte sakat nga të dy këmbët.
于是米非波设住在耶路撒冷,常与王同席吃饭。他两腿都是瘸的。

< 2 i Samuelit 9 >