< 2 i Samuelit 3 >

1 Lufta midis shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit qe e gjatë. Davidi bëhej gjithnjë më i fortë, ndërsa shtëpia e Saulit dobësohej gjithnjë e më shumë.
扫罗家和大卫家争战许久。大卫家日见强盛;扫罗家日见衰弱。
2 Në Hebron Davidit i lindën disa djem. I parëlinduri i tij qe Amnoni, që ia lindi Jezreelitja Ahinoam;
大卫在希伯 得了几个儿子:长子暗嫩是耶斯列人亚希暖所生的;
3 i dyti qe Kileabi, ia lindi Karmelitja Abigail, dikur bashkëshorte e Nabalit; i treti qe Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit;
次子基利押是作过迦密人拿八的妻亚比该所生的;三子押沙龙是基述王达买的女儿玛迦所生的;
4 i katërti qe Adonijahu, bir i Hagithit; i pesti qe Shefatiahu, bir i Abitalit,
四子亚多尼雅是哈及所生的;五子示法提雅是亚比她所生的;
5 dhe i gjashti qe Ithreami, bir i Eglahit, bashkëshorte e Davidit. Këta fëmijë i lindën Davidit në Hebron.
六子以特念是大卫的妻以格拉所生的。大卫这六个儿子都是在希伯 生的。
6 Gjatë luftës midis shtëpisë së Davidit dhe shtëpisë së Saulit, Abneri qëndroi i lidhur fort me shtëpinë e Saulit.
扫罗家和大卫家争战的时候,押尼珥在扫罗家大有权势。
7 Sauli kishte pasur një konkubinë të quajtur Ritspah, bijë e Ajahut; dhe Ish-Boshethi i tha Abnerit: “Pse ke hyrë te konkubina e atit tim?”.
扫罗有一妃嫔,名叫利斯巴,是爱亚的女儿。一日,伊施波设对押尼珥说:“你为什么与我父的妃嫔同房呢?”
8 Abneri u zemërua shumë nga fjalët e Ish-Boshethit dhe iu përgjigj: “Mos vallë jam një kokë qeni i Judës? Deri më sot jam treguar besnik i shtëpisë së Saulit, atit tënd, i vëllezërve dhe i miqve të saj dhe nuk të kam dorëzuar në duart e Davidit, dhe pikërisht sot ti më qorton për fajin që kam kryer me këtë grua!
押尼珥因伊施波设的话就甚发怒,说:“我岂是犹大的狗头呢?我恩待你父扫罗的家和他的弟兄、朋友,不将你交在大卫手里,今日你竟为这妇人责备我吗?
9 Perëndia t’i bëjë Abnerit këtë dhe më keq në rast se nuk i bëj Davidit atë që Zoti i është betuar:
我若不照着耶和华起誓应许大卫的话行,废去扫罗的位,建立大卫的位,使他治理以色列和犹大,从但直到别是巴,愿 神重重地降罚与我!”
10 ta kaloj mbretërinë nga shtëpia e Saulit dhe të vendosë fronin e Davidit mbi Izrael dhe mbi Judën, nga Dani deri në Beer-Sheba”.
11 Ish-Boshethi nuk iu përgjigj dot as edhe me një fjalë të vetme Abnerit, sepse ia kishte frikën.
伊施波设惧怕押尼珥,不敢回答一句。
12 Atëherë Abneri i dërgoi në emër të tij lajmëtarë Davidit për t’i thënë: “Kujt i përket vendi? Bëj aleancë me mua dhe dora ime do të jetë me ty për të ta sjellë tërë Izraelin”.
押尼珥打发人去见大卫,替他说:“这国归谁呢?”又说:“你与我立约,我必帮助你,使以色列人都归服你。”
13 Davidi iu përgjigj: “Kam diçka për të të kërkuar: Unë do të bëj aleancë me ty, por ti nuk do të ma shohësh fytyrën po nuk më solle më parë Mikalin, bijën e Saulit, kur të vish të më shikosh”.
大卫说:“好!我与你立约。但有一件,你来见我面的时候,若不将扫罗的女儿米甲带来,必不得见我的面。”
14 Kështu Davidi i dërgoi lajmëtarë Ish-Boshethit, birit të Saulit, për t’i thënë: “Ma kthe bashkëshorten time Mikal, me të cilën u fejova për njëqind lafsha të Filistejve”.
大卫就打发人去见扫罗的儿子伊施波设,说:“你要将我的妻米甲归还我;她是我从前用一百非利士人的阳皮所聘定的。”
15 Ish-Boshethi dërgoi ta marrin te burri i saj Paltiel, bir i Laishit.
伊施波设就打发人去,将米甲从拉亿的儿子、她丈夫帕铁那里接回来。
16 Burri i saj shkoi me të dhe e ndoqi duke qarë deri në Bahurim. Pastaj Abneri i tha: “Shko, kthehu prapa!”. Dhe ai u kthye.
米甲的丈夫跟着她,一面走一面哭,直跟到巴户琳。押尼珥说:“你回去吧!”帕铁就回去了。
17 Pastaj Abneri u drejtoi fjalën pleqve të Izraelit, duke thënë: “Prej shumë kohe kërkoni Davidin si mbretin tuaj.
押尼珥对以色列长老说:“从前你们愿意大卫作王治理你们,
18 Tani erdhi koha të veprojmë, sepse Zoti ka folur për Davidin, duke thënë: “Me anë të Davidit, shërbëtorit tim, unë do të shpëtoj popullin tim të Izraelit nga duart e Filistejve dhe nga tërë armiqtë e tij”.
现在你们可以照心愿而行。因为耶和华曾论到大卫说:‘我必借我仆人大卫的手,救我民以色列脱离非利士人和众仇敌的手。’”
19 Abneri foli edhe me ata të Beniaminit. Pastaj Abneri shkoi te Davidi në Hebron për t’i njoftuar tërë ato që iu dukën të mira Izraelit dhe gjithë shtëpisë së Beniaminit.
押尼珥也用这话说给便雅悯人听,又到希伯 ,将以色列人和便雅悯全家一切所喜悦的事说给大卫听。
20 Kështu Abneri arriti te Davidi në Hebron me njëzet njerëz, dhe Davidi shtroi një banket për Abnerin dhe për njerëzit që ishin me të.
押尼珥带着二十个人来到希伯 见大卫,大卫就为押尼珥和他带来的人设摆筵席。
21 Pastaj Abneri i tha Davidit: “Unë do të ngrihem dhe do të shkoj të mbledh tërë Izraelin rreth mbretit, zotërisë tim, me qëllim që të lidhin aleancë me ty dhe ti të mund të mbretërosh mbi gjithçka dëshëron zemra jote”. Pastaj Davidi u nda me Abnerin, që u largua në paqe.
押尼珥对大卫说:“我要起身去招聚以色列众人来见我主我王,与你立约,你就可以照着心愿作王。”于是大卫送押尼珥去,押尼珥就平平安安地去了。
22 Por ja, shërbëtorët e Davidit dhe Joabi po ktheheshin nga një plaçkitje, duke sjellë me vete një plaçkë të madhe; por Abneri nuk ishte më me Davidin në Hebron, sepse ky ishte ndarë me të dhe ai kishte ikur në paqe.
约押和大卫的仆人攻击敌军,带回许多的掠物。那时押尼珥不在希伯 大卫那里,因大卫已经送他去,他也平平安安地去了。
23 Kur mbërritën Joabi dhe tërë ushtarët që ishin me të, dikush ia tregoi ngjarjen Joabit, duke thënë: “Erdhi Abneri, bir i Nerit, te mbreti; ky u nda me të dhe ai iku në paqe”.
约押和跟随他的全军到了,就有人告诉约押说:“尼珥的儿子押尼珥来见王,王送他去,他也平平安安地去了。”
24 Atëherë Joabi shkoi te mbreti dhe i tha: “Ç’bëre ashtu? Ja, Abneri të erdhi; pse u ndave me të dhe ai u largua?
约押去见王说:“你这是做什么呢?押尼珥来见你,你为何送他去,他就踪影不见了呢?
25 Ti e di që Abneri, bir i Nerit, erdhi që të të mashtrojë, që të njohë lëvizjet e tua dhe për të mësuar tërë ato që bën ti”.
你当晓得,尼珥的儿子押尼珥来是要诓哄你,要知道你的出入和你一切所行的事。”
26 Pasi u largua nga Davidi, Joabi dërgoi lajmëtarë pas Abnerit, të cilët e kthyen prapa nga hauzi i Sirahut pa e ditur Davidi.
约押从大卫那里出来,就打发人去追赶押尼珥,在西拉井追上他,将他带回来,大卫却不知道。
27 Kur Abneri u kthye në Hebron, Joabi e mori mënjanë në mes të portës, gjoja për t’i folur fshehtazi, dhe këtu e goditi në bark dhe e vrau për të marrë hakun e gjakut të Asahelit, vëllait të tij.
押尼珥回到希伯 ,约押领他到城门的瓮洞,假作要与他说机密话,就在那里刺透他的肚腹,他便死了。这是报杀他兄弟亚撒黑的仇。
28 Më vonë Davidi e mësoi këtë ngjarje dhe tha: “Unë dhe mbretëria ime jemi përjetë të pafajshëm përpara Zotit për gjakun e Abnerit, birit të Nerit.
大卫听见了,就说:“流尼珥的儿子押尼珥的血,这罪在耶和华面前必永不归我和我的国。
29 Ky gjak rëntë mbi kryet e Joabit dhe mbi tërë shtëpinë e atit të tij; mos iu ndafshin kurrë shtëpisë së Joabit ata që vuajnë nga fluksi apo nga lebra, ata që duhet të mbështeten me shkop, që vdesin nga shpata o që janë pa bukë!”.
愿流他血的罪归到约押头上和他父的全家;又愿约押家不断有患漏症的,长大麻风的,架拐而行的,被刀杀死的,缺乏饮食的。”
30 Kështu Joabi dhe Abishai, vëllai i tij, vranë Abnerin, sepse ky kishte vrarë Asahelin, vëllanë e tyre në Gabaon gjatë betejës.
约押和他兄弟亚比筛杀了押尼珥,是因押尼珥在基遍争战的时候杀了他们的兄弟亚撒黑。
31 Pastaj Davidi i tha Joabit dhe tërë popullit që ishte me të: “Grisni rrobat e trupit, mbështilluni me thasë dhe mbani zi për vdekjen e Abnerit!”. Edhe mbreti David shkoi pas arkivolit.
大卫吩咐约押和跟随他的众人说:“你们当撕裂衣服,腰束麻布,在押尼珥棺前哀哭。”大卫王也跟在棺后。
32 Kështu e varrosën Abnerin në Hebron, dhe mbreti ngriti zërin dhe qau përpara varrit të Abnerit; edhe tërë populli qau.
他们将押尼珥葬在希伯 。王在押尼珥的墓旁放声而哭,众民也都哭了。
33 Mbreti ia mori një vajtimi për Abnerin dhe tha: “A duhet të vdiste Abneri si vdes një budalla?
王为押尼珥举哀,说: 押尼珥何竟像愚顽人死呢?
34 Duart e tua nuk ishin të lidhura, as këmbët e tua nuk ishin të shtrënguara me zinxhirë prej bronzi! Ti re para keqbërësve”.
你手未曾捆绑,脚未曾锁住。 你死,如人死在罪孽之辈手下一样。 于是众民又为押尼珥哀哭。
35 Pastaj tërë populli erdhi për të ftuar Davidin që të hante, sa ishte akoma ditë; por Davidi u betua duke thënë: “Kështu ma bëftë Perëndia madje më keq, po futa në gojë bukë apo ndonjë gjë tjetër para se të perëndojë dielli”.
日头未落的时候,众民来劝大卫吃饭,但大卫起誓说:“我若在日头未落以前吃饭,或吃别物,愿 神重重地降罚与我!”
36 Tërë populli e kuptoi dhe e miratoi këtë gjë; çdo gjë që bënte mbreti miratohej nga tërë populli.
众民知道了就都喜悦。凡王所行的,众民无不喜悦。
37 Kështu tërë populli dhe tërë Izraeli e kuptuan që qëllimi i mbretit nuk ishte aspak ta vriste atë ditë Abnerin, birin e Nerit.
那日,以色列众民才知道杀尼珥的儿子押尼珥并非出于王意。
38 Pastaj mbreti u tha shërbëtorëve të tij: “Nuk e dini që një princ dhe një njeri i madh humbi sot jetën në Izrael?
王对臣仆说:“你们岂不知今日以色列人中死了一个作元帅的大丈夫吗?
39 Megjithëse jam vajosur mbret, unë jam ende i dobët, ndërsa këta njerëz, bijtë e Tserajahut, janë shumë më të fortë se unë. E shpagoftë Zoti keqbërësin simbas të këqijave që ka bërë”.
我虽然受膏为王,今日还是软弱;这洗鲁雅的两个儿子比我刚强。愿耶和华照着恶人所行的恶报应他。”

< 2 i Samuelit 3 >