< 2 i Samuelit 19 >

1 Pastaj i thanë Joabit: “Ja, mbreti qan dhe mban zi për Absalomin”.
有人告诉约押说:“王为押沙龙哭泣悲哀。”
2 Kështu fitorja atë ditë u shndërrua në zi për të gjithë popullin, sepse populli dëgjoi atë ditë të thuhet: “Mbreti është i dëshpëruar për shkak të birit të tij”.
众民听说王为他儿子忧愁,他们得胜的欢乐却变成悲哀。
3 Atë ditë populli hyri fshehurazi në qytet, ashtu si largohen fshehurazi dhe tërë turp ata që ia mbathin gjatë betejës.
那日众民暗暗地进城,就如败阵逃跑、惭愧的民一般。
4 Mbreti kishte mbuluar fytyrën dhe bërtiste me zë të lartë: “O biri im Absalom, o Absalom, biri im, biri im!”.
王蒙着脸,大声哭号说:“我儿押沙龙啊!押沙龙,我儿,我儿啊!”
5 Atëherë Joabi hyri në shtëpi të mbretit dhe tha: “Ti sot mbulon me turp fytyrën e të gjithë njerëve që në këtë ditë shpëtuan jetën tënde, atë të bijve dhe të bijave të tua, jetën e bashkëshortes dhe të konkubinave të tua,
约押进去见王,说:“你今日使你一切仆人脸面惭愧了!他们今日救了你的性命和你儿女妻妾的性命,
6 sepse ti dashuron ata që të urrejnë dhe urren ata që të duan; sot ke treguar qartë që komandantët dhe ushtarët nuk kanë asnjë vlerë për ty; dhe tani kuptoj se, po të ishte gjallë Absalomi dhe ne të ishim këtë ditë të tërë të vdekur, atëherë do të ishe i kënaqur.
你却爱那恨你的人,恨那爱你的人。你今日明明地不以将帅、仆人为念。我今日看明,若押沙龙活着,我们都死亡,你就喜悦了。
7 Tani, pra, çohu dil dhe foli zemrës së shërbëtorëve të tu, sepse betohem në emër të Zotit se, po nuk dole, asnjeri nuk do të qëndrojë me ty këtë natë; dhe kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe që të ka rënë që kur ishe i ri e deri më sot”.
现在你当出去,安慰你仆人的心。我指着耶和华起誓:你若不出去,今夜必无一人与你同在一处;这祸患就比你从幼年到如今所遭的更甚!”
8 Atëherë mbreti u ngrit dhe u ul te porta; dhe kjo iu njoftua tërë popullit, duke thënë: “Ja, mbreti është ulur te porta”. Kështu tërë populli doli në prani të mbretit. Ndërkaq ata të Izraelit kishin ikur secili në çadrën e vet.
于是王起来,坐在城门口。众民听说王坐在城门口,就都到王面前。 以色列人已经逃跑,各回各家去了。
9 Në të gjitha fiset e Izraelit populli i tërë diskutonte dhe thoshte: “Mbreti na çliroi nga duart e armiqve tanë dhe na shpëtoi nga duart e Filistejve; dhe tani i është dashur të ikë nga vendi për shkak të Absalomit.
以色列众支派的人纷纷议论说:“王曾救我们脱离仇敌的手,又救我们脱离非利士人的手,现在他躲避押沙龙逃走了。
10 Por Absalomi, të cilin ne e kishim vajosur mbret mbi ne, vdiq në betejë. Dhe tani pse nuk flisni për kthimin e mbretit?”.
我们膏押沙龙治理我们,他已经阵亡。现在为什么不出一言请王回来呢?”
11 Atëherë mbreti David dërgoi t’u thotë priftërinjve Tsadok dhe Abiathar: “Foluni pleqve të Judës dhe u thoni atyre: “Pse ju duhet të jeni të fundit për kthimin e mbretit në shtëpinë e tij, sepse bisedat e tërë Izraelit kanë arritur deri te mbreti, pikërisht në këtë shtëpi?
大卫王差人去见祭司撒督和亚比亚他,说:“你们当向犹大长老说:‘以色列众人已经有话请王回宫,你们为什么落在他们后头呢?
12 Ju jeni vëllezër të mi, ju jeni kocka dhe mishi im. Pse duhet të jeni të fundit në kthimin e mbretit?”.
你们是我的弟兄,是我的骨肉,为什么在人后头请王回来呢?’
13 Dhe i thoni Amasas: “A nuk je ti kocka dhe mishi im? Këtë më bëftë Perëndia, madje edhe më keq, në rast se ti nuk bëhesh për gjithnjë komandanti i ushtrisë në vend të Joabit”.
也要对亚玛撒说:‘你不是我的骨肉吗?我若不立你替约押常作元帅,愿 神重重地降罚与我!’”
14 Kështu Davidi anoi zemrën e të gjithë njerëzve të Judës, sikur të ishte zemra e një njeriu të vetëm; prandaj ata i dërguan t’i thonë mbretit: “Kthehu ti me gjithë shërbëtorët e tu”.
如此就挽回犹大众人的心,如同一人的心。他们便打发人去见王,说:“请王和王的一切臣仆回来。”
15 Atëherë mbreti u kthye dhe arriti në Jordan; dhe ata të Judës erdhën në Gilgal për t’i dalë përpara mbretit dhe për t’i siguruar kalimin e Jordanit.
王就回来,到了约旦河。犹大人来到吉甲,要去迎接王,请他过约旦河。
16 Beniaminiti Shimei, bir i Geras, që ishte nga Bahurimi, nxitoi me njerëzit e Judës t’i dalë përpara Davidit.
巴户琳的便雅悯人、基拉的儿子示每急忙与犹大人一同下去迎接大卫王。
17 Ai kishte me vete një mijë njerëz të Beniaminit dhe Tsiban, shërbëtorin e shtëpisë së Saulit, me pesëmbëdhjetë bijtë e tij dhe njëzet shërbëtorët e tij. Ata e kaluan Jordanin para mbretit.
跟从示每的有一千便雅悯人,还有扫罗家的仆人洗巴和他十五个儿子,二十个仆人;他们都趟过约旦河迎接王。
18 Ata kaluan me trap për ta çuar matanë familjen e mbretit dhe për të bërë atë që u dukej e mirë për mbretin. Ndërkaq Shimei, bir i Geras, ra përmbys përpara mbretit, në çastin kur ai kalonte Jordanin,
有摆渡船过去,渡王的家眷,任王使用。 王要过约旦河的时候,基拉的儿子示每就俯伏在王面前,
19 Dhe i tha mbretit: “Mos më ngarko me asnjë faj, imzot, dhe harro të keqen që shërbëtori yt ka bërë ditën që mbreti, zotëria im, dilte nga Jeruzalemi; mbreti të mos e ketë parasysh.
对王说:“我主我王出耶路撒冷的时候,仆人行悖逆的事,现在求我主不要因此加罪与仆人,不要记念,也不要放在心上。
20 Sepse shërbëtori yt pranon se ka mëkatuar. Dhe ja, sot kam qenë i pari i tërë shtëpisë së Jozefit që i dal përpara mbretit, zotërisë tim”.
仆人明知自己有罪,所以约瑟全家之中,今日我首先下来迎接我主我王。”
21 Por Abishai, bir i Tserujahut, filloi të thotë: A nuk duhet të dënohet me vdekje Shimei, sepse ka mallkuar njeriun e vajosur nga Zoti?”.
洗鲁雅的儿子亚比筛说:“示每既咒骂耶和华的受膏者,不应当治死他吗?”
22 Davidi tha: “Ç’marrëdhënie kam unë me ju, bijtë e Tserujahut, që sot u treguat kundërshtarë të mi? A mund ta dënosh sot me vdekje dikë në Izrael? A nuk e di, vallë që sot jam mbret i Izraelit?”.
大卫说:“洗鲁雅的儿子,我与你们有何关涉,使你们今日与我反对呢?今日在以色列中岂可治死人呢?我岂不知今日我作以色列的王吗?”
23 Pastaj mbreti i tha Shimeit: “Ti nuk ke për të vdekur!”. Dhe mbreti iu betua atij për këtë.
于是王对示每说:“你必不死。”王就向他起誓。
24 Edhe Mefiboshethi, nip i Saulit, i doli përpara mbretit. Ai nuk i kishte mjekuar këmbët, nuk e kishte rruar mjekrën dhe nuk i kishte larë rrobat nga dita që kishte ikur mbreti deri në kthimin e tij në paqe.
扫罗的孙子米非波设也下去迎接王。他自从王去的日子,直到王平平安安地回来,没有修脚,没有剃胡须,也没有洗衣服。
25 Kur arriti nga Jeruzalemi për të takuar mbretin, ky i tha: “Pse nuk erdhe me mua, Mefibosheth?”.
他来到耶路撒冷迎接王的时候,王问他说:“米非波设,你为什么没有与我同去呢?”
26 Ai u përgjigj: “O mbret, imzot, shërbëtori im më mashtroi, sepse shërbëtori yt kishte thënë: “Unë do të shaloj gomarin, do të hip mbi të dhe do të shkoj me mbretin”, sepse shërbëtori yt është çalaman.
他回答说:“我主我王,仆人是瘸腿的。那日我想要备驴骑上,与王同去,无奈我的仆人欺哄了我,
27 Përveç kësaj, ai ka shpifur kundër shërbëtorit tënd pranë mbretit, zotërisë sime; por mbreti, zotëria im, është si një engjëll i Perëndisë; bëj, pra, atë që do të të pëlqejë.
又在我主我王面前谗毁我。然而我主我王如同 神的使者一般,你看怎样好,就怎样行吧!
28 Në fakt tërë ata të shtëpisë së atit tim nuk meritojnë tjetër gjë veç vdekjes përpara mbretit, zotërisë tim; megjithatë ti e kishe caktuar shërbëtorin tënd ndër ata që hanin në tryezën tënde. Prandaj çfarë të drejte tjetër do të kisha për t’i bërtitur mbretit?”.
因为我祖全家的人,在我主我王面前都算为死人,王却使仆人在王的席上同人吃饭,我现在向王还能辨理诉冤吗?”
29 Mbreti i tha: “Nuk është nevoja të shtosh fjalë të tjera. Unë kam vendosur; Ti dhe Tsiba ndajini tokat”.
王对他说:“你何必再提你的事呢?我说,你与洗巴均分地土。”
30 Atëherë Mefiboshethi iu përgjigj mbretit: “Le t’i marrë të gjitha, sepse mbreti, zotëria im, u kthye në paqe në shtëpinë e tij”.
米非波设对王说:“我主我王既平平安安地回宫,就任凭洗巴都取了也可以。”
31 Edhe Galaaditi Barzilaj zbriti nga Rogelimi dhe kaloi Jordanin bashkë me mbretin, për ta shoqëruar matanë Jordanit.
基列人巴西莱从罗基琳下来,要送王过约旦河,就与王一同过了约旦河。
32 Barzilaj ishte shumë i vjetër, tetëdhjetë vjeç; ai e kishte furnizuar me ushqime mbretin kur ky ndodhej në Mahanaim, sepse ishte shumë i pasur.
巴西莱年纪老迈,已经八十岁了。王住在玛哈念的时候,他就拿食物来供给王;他原是大富户。
33 Mbreti i tha Barzialit: “Eja me mua matanë lumit dhe unë do të kujdesem për ushqimin tënd pranë meje në Jeruzalem”.
王对巴西莱说:“你与我同去,我要在耶路撒冷那里养你的老。”
34 Por Barzilaj iu përgjigj mbretit: “Sa vjet jetë më kanë mbetur akoma që unë të shkoj me mbretin në Jeruzalem?
巴西莱对王说:“我在世的年日还能有多少,使我与王同上耶路撒冷呢?
35 Tani unë jam tetëdhjetë vjeç; a mund të dalloj akoma atë që është e mirë nga ajo që është e keqe? A mund ta shijojë akoma shërbëtori yt atë që ha o atë që pi? A mund të dëgjojë unë akoma zërin e këngëtarëve dhe të këngëtareve. Pse shërbëtori yt duhet t’i bëhet barrë mbretit, zotërisë tim?
仆人现在八十岁了,还能尝出饮食的滋味、辨别美恶吗?还能听男女歌唱的声音吗?仆人何必累赘我主我王呢?
36 Shërbëtori yt do të shkojë me mbretin matanë Jordanit për një copë rrugë; po pse mbreti duhet të ma lajë me një shpërblim të tillë?
仆人只要送王过约旦河,王何必赐我这样的恩典呢?
37 Por lëre shërbëtorin tënd të kthehet prapa dhe që unë të mund të vdes në qytetin tim pranë varrit të atit tim dhe të nënës sime! Por ja shërbëtori yt Kimham; le të vijë ai me mbretin, zotërinë tim, dhe bëj për të atë që do të të pëlqej”.
求你准我回去,好死在我本城,葬在我父母的墓旁。这里有王的仆人金罕,让他同我主我王过去,可以随意待他。”
38 Mbreti u përgjigj: “Kimhami do të vijë me mua dhe unë do të bëj për të atë që do të të pëlqejë ty; po, unë do të bëj për ty të gjitha ato që më kërkon”.
王说:“金罕可以与我同去,我必照你的心愿待他。你向我求什么,我都必为你成就。”
39 Kështu tërë populli kaloi Jordanin dhe e kaloi edhe mbreti. Pastaj mbreti e puthi Barzilain dhe e bekoi, dhe ai u kthye në shtëpinë e vet.
于是众民过约旦河,王也过去。王与巴西莱亲嘴,为他祝福,巴西莱就回本地去了。
40 Mbreti vazhdoi rrugën në drejtim të Gilgalit, i shoqëruar nga Kimhami. Tërë populli i Judës e përcolli mbretin dhe kështu bëri edhe gjysma e popullit të Izraelit.
王过去,到了吉甲,金罕也跟他过去。犹大众民和以色列民的一半也都送王过去。
41 Atëherë tërë Izraelitët erdhën te mbreti dhe i thanë: “Pse vëllezërit tanë, njerëzit e Judës, të kanë marrë fshehurazi dhe kanë bërë të kalojnë Jordanin mbreti, familja e tij dhe të gjithë njerëzit e Davidit?”.
以色列众人来见王,对他说:“我们弟兄犹大人为什么暗暗送王和王的家眷,并跟随王的人过约旦河?”
42 Tërë njerëzit e Judës iu përgjigjën njerëzve të Izraelit: “Sepse mbreti është fisi ynë i afërt. Pse zemëroheni për këtë? Mos kemi ngrënë, vallë me shpenzimet e mbretit, ose na ka dhënë ndonjëherë dhurata?”.
犹大众人回答以色列人说:“因为王与我们是亲属,你们为何因这事发怒呢?我们吃了王的什么呢?王赏赐了我们什么呢?”
43 Por njerëzit e Izraelit iu përgjigjën njerëzve të Judës, duke thënë: “Ne na takojnë dhjetë pjesë të mbretit, prandaj Davidi është më tepër yni se sa juaji; për çfarë arësye na keni përçmuar? Nuk kemi qenë ne të parët që propozuam kthimin e mbretit tonë?”. Por fjala e njerëzve të Judës ishte më e ashpër se ajo e njerëzve të Izraelit.
以色列人回答犹大人说:“按支派,我们与王有十分的情分;在大卫身上,我们也比你们更有情分。你们为何藐视我们,请王回来不先与我们商量呢?” 但犹大人的话比以色列人的话更硬。

< 2 i Samuelit 19 >