< 2 i Samuelit 11 >

1 Me fillimin e vitit të ri, në kohën kur mbretërit shkojnë të luftojnë, Davidi dërgoi Joabin me shërbëtorët e tij dhe me tërë Izraelin për të shkatërruar vendin e bijve të Amonit dhe për të rrethuar Rabahun; por Davidi mbeti në Jeruzalem.
過了一年,到列王出戰的時候,大衛又差派約押,率領臣僕和以色列眾人出戰。他們就打敗亞捫人,圍攻拉巴。大衛仍住在耶路撒冷。
2 Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi të shëtisë në taracën e pallatit mbretëror. Nga taraca pa një grua që po bënte banjo; dhe gruaja ishte shumë e bukur.
一日,太陽平西,大衛從床上起來,在王宮的平頂上遊行,看見一個婦人沐浴,容貌甚美,
3 Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: “Éshtë Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e Hiteut Uriah”.
大衛就差人打聽那婦人是誰。有人說:「她是以連的女兒,赫人烏利亞的妻拔示巴。」
4 Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra në shtrat me të; pastaj u pastrua nga papastërtia e saj dhe u kthye në shtëpinë e vet.
大衛差人去,將婦人接來;那時她的月經才得潔淨。她來了,大衛與她同房,她就回家去了。
5 Gruaja mbeti me barrë dhe ia njoftoi Davidit, duke i thënë: “Jam me barrë”.
於是她懷了孕,打發人去告訴大衛說:「我懷了孕。」
6 Atëherë Davidi dërgoi t’i thotë Joabit: “Dërgomë Hiteun Uriah”. Dhe Joabi dërgoi Uriahun te Davidi.
大衛差人到約押那裏,說:「你打發赫人烏利亞到我這裏來。」約押就打發烏利亞去見大衛。
7 Kur Uriahu arriti tek ai, Davidi e pyeti për gjendjen shëndetsore të Joabit dhe të popullit, dhe si shkonte lufta.
烏利亞來了,大衛問約押好,也問兵好,又問爭戰的事怎樣。
8 Pastaj Davidi i tha Uriahut: “Zbrit në shtëpinë tënde dhe laji këmbët”. Uriahu doli nga shtëpia e mbretit dhe i nisën një dhuratë nga ana e mbretit.
大衛對烏利亞說:「你回家去,洗洗腳吧!」烏利亞出了王宮,隨後王送他一分食物。
9 Por Uriahu fjeti te porta e shtëpisë së mbretit bashkë me tërë shërbëtorët e zotërisë së tij dhe nuk zbriti në shtëpinë e tij.
烏利亞卻和他主人的僕人一同睡在宮門外,沒有回家去。
10 Kur e njoftuan Davidin për këtë gjë dhe i thanë: “Uriahu nuk zbriti në shtëpinë e tij”. Davidi i tha Uriahut: “A nuk vjen vallë nga një udhëtim? Pse, pra, nuk zbrite në shtëpinë tënde?”.
有人告訴大衛說:「烏利亞沒有回家去。」大衛就問烏利亞說:「你從遠路上來,為甚麼不回家去呢?」
11 Uriahu iu përgjigj Davidit: “Arka, Izraeli dhe Juda banojnë në çadra, zotëria im Joab dhe shërbëtorët e zotërisë tim e kanë ngritur kampin e tyre në fushë të hapur. Si mund të hyj unë në shtëpinë time për të ngrënë dhe për të pirë? Ashtu siç është e vërtetë që ti rron dhe që rron shpirti yt, unë nuk do ta bëj këtë gjë!”.
烏利亞對大衛說:「約櫃和以色列與猶大兵都住在棚裏,我主約押和我主的僕人都在田野安營,我豈可回家吃喝、與妻子同寢呢?我敢在王面前起誓:我決不行這事!」
12 Atëherë Davidi i tha Uriahut: “Qëndro edhe sot këtu, nesër do të të lë të shkosh”. Kështu Uriahu qëndroi në Jeruzalem atë ditë dhe ditën tjetër.
大衛吩咐烏利亞說:「你今日仍住在這裏,明日我打發你去。」於是烏利亞那日和次日住在耶路撒冷。
13 Davidi e ftoi pastaj të hajë e të pijë bashkë me të dhe e dehu. Por në mbrëmje Uriahu doli për të shkuar në shtrojën e tij bashkë me shërbëtorët e zotërisë së tij dhe nuk zbriti në shtëpinë e tij.
大衛召了烏利亞來,叫他在自己面前吃喝,使他喝醉。到了晚上,烏利亞出去與他主的僕人一同住宿,還沒有回到家裏去。
14 Të nesërmen në mëngjes, Davidi i shkroi një letër Joabit dhe ia dërgoi me anë të Uriahut.
次日早晨,大衛寫信與約押,交烏利亞隨手帶去。
15 Në letër kishte shkruar kështu: “Vendoseni Uriahun në vijë të parë, ku beteja është më e ashpër, pastaj tërhiquni nga ai, me qëllim që të goditet dhe të vdesë”.
信內寫着說:「要派烏利亞前進,到陣勢極險之處,你們便退後,使他被殺。」
16 Ndërsa rrethonte qytetin, Joabi e vuri Uriahun në vendin ku e dinte se kishte njerëz trima.
約押圍城的時候,知道敵人那裏有勇士,便將烏利亞派在那裏。
17 Banorët e qytetit bënë një dalje dhe sulmuan Joabin, disa nga shërbëtorët e Davidit ranë dhe vdiq edhe Hiteu Uriah.
城裏的人出來和約押打仗;大衛的僕人中有幾個被殺的,赫人烏利亞也死了。
18 Atëherë Joabi dërgoi një lajmëtar për t’i njoftuar Davidit tërë ngjarjet e luftës,
於是,約押差人去將爭戰的一切事告訴大衛,
19 dhe i dha lajmëtarit këtë urdhër: “Kur të kesh mbaruar së treguari mbretit tërë ngjarjet e luftës,
又囑咐使者說:「你把爭戰的一切事對王說完了,
20 në qoftë se ai zemërohet dhe të thotë: “Pse iu afruat qytetit për të luftuar? A nuk e dinit që do të gjuanin nga muret lart?
王若發怒,問你說:『你們打仗為甚麼挨近城牆呢?豈不知敵人必從城上射箭嗎?
21 Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshethit? A nuk qe një grua që i hodhi një gur nga muret, dhe kështu ai vdiq në Thebets? Sepse ju jeni afruar te murët?”, atëherë ti do të thuash: “Vdiq edhe shërbëtori yt Hiteu Uriah””.
從前打死耶路‧比設兒子亞比米勒的是誰呢?豈不是一個婦人從城上拋下一塊上磨石來,打在他身上,他就死在提備斯嗎?你們為甚麼挨近城牆呢?』你就說:『王的僕人-赫人烏利亞也死了。』」
22 Kështu lajmëtari u nis dhe, kur arriti, i tregoi Davidit të gjitha ato që Joabi e kishte ngarkuar të thoshte.
使者起身,來見大衛,照着約押所吩咐他的話奏告大衛。
23 Lajmëtari i tha Davidit: “Armiqtë patën epërsi mbi ne dhe bënë një dalje kundër nesh në fushë të hapur, por ne i sprapsëm deri në hyrjen e portës;
使者對大衛說:「敵人強過我們,出到郊野與我們打仗,我們追殺他們,直到城門口。
24 atëherë harkëtarët gjuajtën mbi shërbëtorët e tu nga lartësia e mureve dhe disa shërbëtorë të mbretit vdiqën, dhe vdiq edhe shërbëtori yt, Hiteu Uriah”.
射箭的從城上射王的僕人,射死幾個,赫人烏利亞也死了。」
25 Atëherë Davidi i tha lajmëtarit: “Do t’i thuash kështu Joabit: “Mos u hidhëro për këtë gjë, sepse shpata ha o njerin o tjetrin; lufto me forcë më të madhe kundër qytetit dhe shkatërroje”. Dhe ti jepi zemër”.
王向使者說:「你告訴約押說:『不要因這事愁悶,刀劍或吞滅這人或吞滅那人,沒有一定的;你只管竭力攻城,將城傾覆。』可以用這話勉勵約押。」
26 Kur gruaja e Uriahut dëgjoi që burri i saj kishte vdekur, ajo mbajti zi për bashkëshortin e saj.
烏利亞的妻聽見丈夫烏利亞死了,就為他哀哭。
27 Me të mbaruar zija, Davidi dërgoi ta marrë dhe e priti në shtëpinë e tij. Ajo u bë gruaja e tij dhe i lindi një djalë. Por ajo që Davidi kishte bërë nuk i pëlqeu Zotit.
哀哭的日子過了,大衛差人將她接到宮裏,她就作了大衛的妻,給大衛生了一個兒子。但大衛所行的這事,耶和華甚不喜悅。

< 2 i Samuelit 11 >