< 2 i Mbretërve 6 >

1 Dishepujt e profetëve i thanë Eliseut: “Ja, vendi ku ne banojmë me ty është tepër i vogël për ne.
先知門徒對以利沙說:「看哪,我們同你所住的地方過於窄小,
2 Na lër të shkojmë deri në Jordan: atje secili prej nesh do të gjejë një tra dhe do të bëjmë një vend për të banuar”. Eliseu u përgjigj: “Shkoni”.
求你容我們往約旦河去,各人從那裏取一根木料建造房屋居住。」他說:「你們去吧!」
3 Njëri prej tyre tha: “Të lutem, prano të vish edhe me shërbëtorët e tu”. Ai u përgjigj: “Do të vij”.
有一人說:「求你與僕人同去。」回答說:「我可以去。」
4 Kështu ai shkoi me ata. Kur arritën në Jordan, filluan të presin disa drurë.
於是以利沙與他們同去。到了約旦河,就砍伐樹木。
5 Ndërsa njeri prej tyre po i binte një trungu, hekuri i sëpatës i ra në ujë. Ai filloi të bërtasë dhe tha: “Oh, o imzot, këtë e kisha marrë hua”.
有一人砍樹的時候,斧頭掉在水裏,他就呼叫說:「哀哉!我主啊,這斧子是借的。」
6 Njeriu i Perëndisë pyeti: “Ku ka rënë?”. Ai i tregoi vendin. Atëherë Eliseu preu një copë druri, e hodhi në atë pikë dhe nxorri në sipërfaqe hekurin.
神人問說:「掉在哪裏了?」他將那地方指給以利沙看。以利沙砍了一根木頭,拋在水裏,斧頭就漂上來了。
7 Pastaj tha: “Merre”. Kështu ai shtriu dorën dhe e mori.
以利沙說:「拿起來吧!」那人就伸手拿起來了。
8 Ndërsa mbreti i Sirisë ishte në luftë kundër Izraelit, duke u këshilluar me shërbëtorët e tij, ai tha: “Kampi im do të jetë në filan vend”.
亞蘭王與以色列人爭戰,和他的臣僕商議說:「我要在某處某處安營。」
9 Atëherë njeriu i Perëndisë dërgoi t’i thotë mbretit të Izraelit: “Mos trego pakujdesi për filan vend, sepse aty po zbresin Sirët”.
神人打發人去見以色列王,說:「你要謹慎,不要從某處經過,因為亞蘭人從那裏下來了。」
10 Prandaj mbreti i Izraelit dërgoi njerëz në vendin që njeriu i Perëndisë i kishte treguar dhe e kishte paralajmëruar të tregohej i kujdesshëm. Kështu ai u tregua vigjilent ndaj këtij vendi dhe kjo ndodhi jo vetëm një a dy herë.
以色列王差人去窺探神人所告訴所警戒他去的地方,就防備未受其害,不止一兩次。
11 Shumë i tronditur në zemër të tij për këtë gjë, mbreti i Sirisë mblodhi shërbëtorët e tij dhe u tha: “A dini të më thoni se kush nga tanët mban anën e mbretit të Izraelit?”.
亞蘭王因這事心裏驚疑,召了臣僕來,對他們說:「我們這裏有誰幫助以色列王,你們不指給我嗎?」
12 Një nga shërbëtorët e tij u përgjigj: “Asnjeri, o mbret, imzot, por Eliseu, profeti që ndodhet në Izrael, i bën të njohur mbretit të Izraelit bile edhe fjalët që ti thua në dhomën e gjumit”.
有一個臣僕說:「我主,我王!無人幫助他,只有以色列中的先知以利沙,將王在臥房所說的話告訴以色列王了。」
13 Atëherë mbreti tha: “Shkoni të shihni se ku është, që të mund të dërgoj njerëz për ta marrë”. I bënë këtë njoftim: “Ja, ndodhet në Dothan”.
王說:「你們去探他在哪裏,我好打發人去捉拿他。」有人告訴王說:「他在多坍。」
14 Kështu mbreti dërgoi aty kuaj, qerre dhe një ushtri të madhe; këta arritën natën dhe rrethuan qytetin.
王就打發車馬和大軍往那裏去,夜間到了,圍困那城。
15 Të nesërmen shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit në mëngjes dhe doli; dhe ja, qyteti ishte rrethuar nga një ushtri me kuaj dhe kalorës. Atëherë shërbëtori i tij i tha: “Oh, ç’do të bëjmë, imzot?”.
神人的僕人清早起來出去,看見車馬軍兵圍困了城。僕人對神人說:「哀哉!我主啊,我們怎樣行才好呢?」
16 Ai u përgjigj: “Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta”.
神人說:「不要懼怕!與我們同在的比與他們同在的更多。」
17 Pastaj Eliseu u lut dhe tha: “O Zot, të lutem, hap sytë e tij që të mund të shohë”. Atëherë Zoti ia hapi sytë të riut dhe ai pa; dhe ja, mali ishte plot me kuaj dhe me qerre të zjarrta rreth e qark Eliseut.
以利沙禱告說:「耶和華啊,求你開這少年人的眼目,使他能看見。」耶和華開他的眼目,他就看見滿山有火車火馬圍繞以利沙。
18 Ndërsa Sirët po zbrisnin në drejtim të Eliseut, ky iu lut Zotit dhe i tha: “Të lutem, goditi këta njerëz me verbëri”. Dhe ai i verboi sipas fjalës së Eliseut.
敵人下到以利沙那裏,以利沙禱告耶和華說:「求你使這些人的眼目昏迷。」耶和華就照以利沙的話,使他們的眼目昏迷。
19 Atëherë Eliseu u tha atyre: “Nuk është kjo rruga dhe nuk është ky qyteti; ejani pas meje dhe unë do t’ju çoj te njeriu që kërkoni”. I çoi pastaj në Samari.
以利沙對他們說:「這不是那道,也不是那城;你們跟我去,我必領你們到所尋找的人那裏。」於是領他們到了撒馬利亞。
20 Kur arritën në Samari, Eliseu tha: “O Zot, hapua sytë që të shohin”. Zoti ua hapi sytë dhe ata panë; ja, ndodheshin brenda në Samari.
他們進了撒馬利亞,以利沙禱告說:「耶和華啊,求你開這些人的眼目,使他們能看見。」耶和華開他們的眼目,他們就看見了,不料,是在撒馬利亞的城中。
21 Kur mbreti i Izraelit i pa, i tha Eliseut: “O ati im, duhet t’i vras? A duhet t’i vras?
以色列王見了他們,就問以利沙說:「我父啊,我可以擊殺他們嗎?」
22 Ai u përgjigj: “Mos i vrit! A do të vrisje, vallë ata që ke zënë robër me shpatën dhe me harkun tënd? Vëru përpara bukë dhe ujë, që të hanë dhe të pinë dhe pastaj të kthehen te zotit të tyre”.
回答說:「不可擊殺他們!就是你用刀用弓擄來的,豈可擊殺他們嗎?當在他們面前設擺飲食,使他們吃喝回到他們的主人那裏。」
23 Atëherë ai përgatiti për ta një banket të madh. Pasi hëngrën dhe pinë, u ndame ta dhe ata u kthyen përsëri te zotit të tyre. Kështu bandat e Sirëve nuk erdhën më të bëjnë sulme në territorin e Izraelit.
王就為他們預備了許多食物;他們吃喝完了,打發他們回到他們主人那裏。從此,亞蘭軍不再犯以色列境了。
24 Mbas këtyre ngjarjeve ndodhi që Ben Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij dhe u nis kundër Samarisë për ta rrethuar.
此後,亞蘭王便‧哈達聚集他的全軍,上來圍困撒馬利亞。
25 Në Samari ra një zi e madhe; rrethimi i Sirëve qe aq i fortë sa një kokë gomari shitej tetëdhjetë sikla argjendi dhe një çerek kabi glasash pëllumbi pesë sikla argjendi.
於是撒馬利亞被圍困,有饑荒,甚至一個驢頭值銀八十舍客勒,二升鴿子糞值銀五舍客勒。
26 Kur mbreti i Izraelit po kalonte mbi muret, një grua i bërtiti dhe i tha: “Ndihmë, o mbret, o imzot!”.
一日,以色列王在城上經過,有一個婦人向他呼叫說:「我主,我王啊!求你幫助。」
27 Ai iu përgjigj: “Në rast se nuk të ndihmon Zoti, ku mund ta gjej unë ndihmën për ty? Mos vallë me prodhimet e lëmit dhe të troullit?”.
王說:「耶和華不幫助你,我從何處幫助你?是從禾場,是從酒醡呢?」
28 Pastaj mbreti shtoi: “Çfarë ke?”. Ajo u përgjigj: “Kjo grua më tha: “Më jep djalin tënd që ta hamë sot; djalin tim do ta hamë nesër”.
王問婦人說:「你有甚麼苦處?」她回答說:「這婦人對我說:『將你的兒子取來,我們今日可以吃,明日可以吃我的兒子。』
29 Kështu e gatuam djalin tim dhe e hëngrëm. Të nesërmen i thashë: “Më jep djalin tënd që ta hamë”. Por ajo e fshehu djalin e saj”.
我們就煮了我的兒子吃了。次日我對她說:『要將你的兒子取來,我們可以吃。』她卻將她的兒子藏起來了。」
30 Kur mbreti dëgjoi këto fjalë të gruas, grisi rrobat e tij. Ndërsa kalonte mbi muret, populli shikoi, dhe ja, ai kishte një grathore mbi lëkurë.
王聽見婦人的話,就撕裂衣服;(王在城上經過)百姓看見王貼身穿着麻衣。
31 Atëherë mbreti tha: “Perëndia të më bëjë këtë dhe më keq, në qoftë se sot koka e Eliseut, birit të Shafatit, ka për të mbetur akoma mbi supet e tij!”.
王說:「我今日若容沙法的兒子以利沙的頭仍在他項上,願上帝重重地降罰與我!」
32 Eliseu po rrinte ulur në shtëpinë e tij dhe me të ishin ulur pleqtë. Mbreti dërgoi para tij një njeri; por para se lajmëtari të arrinte tek ai, ai u tha pleqve: “A e shikoni se ky bir vrasësi ka dërguar një person për të më prerë kokën? Kini kujdes, kur të arrijë lajmëtari, mbyllni portën dhe bllokojeni te porta. A nuk dëgjohet prapa tij vallë, zhurma e hapave të zotit të tij?”.
那時,以利沙正坐在家中,長老也與他同坐。王打發一個伺候他的人去;他還沒有到,以利沙對長老說:「你們看這兇手之子,打發人來斬我的頭;你們看着使者來到,就關上門,用門將他推出去。在他後頭不是有他主人腳步的響聲嗎?」
33 Ndërsa ai vazhdonte të fliste akoma me ta, ja ku zbriti tek ai lajmëtari. Atëherë mbreti tha: “Ja, kjo fatkeqësi vjen nga Zoti; çfarë mund të shpresoj akoma unë nga Zoti?”.
正說話的時候,使者來到,王也到了,說:「這災禍是從耶和華那裏來的,我何必再仰望耶和華呢?」

< 2 i Mbretërve 6 >