< 2 i Mbretërve 2 >

1 Kur Zoti deshi ta çonte në qiell Elian në një shakullinë, Elia u nis nga Gilgali bashkë me Eliseun.
耶和華要用旋風接以利亞升天的時候,以利亞與以利沙從吉甲前往。
2 Atëherë Elia i tha Eliseut: “Ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më dërgoi deri në Bethel”. Por Eliseu u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti vetë rron, unë nuk do të lë”. Kështu zbritën në Bethel.
以利亞對以利沙說:「耶和華差我往伯特利去,你可以在這裏等候。」以利沙說:「我指着永生的耶和華,又敢在你面前起誓,我必不離開你。」於是二人下到伯特利。
3 Dishepujt e profetëve që ishin në Bethel shkuan pastaj ta takojnë Eliseun dhe i thanë: A e di që Zoti do ta çojë sot zotin tënde përmbi ty?”. Ai u përgjigj: “Po, e di; heshtni!”.
住伯特利的先知門徒出來見以利沙,對他說:「耶和華今日要接你的師傅離開你,你知道不知道?」他說:「我知道,你們不要作聲。」
4 Pastaj Elia i tha: “Elise, ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më dërgon në Jeriko”. Ai u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që ti vetë rron, unë nuk do të të lë”. Kështu zbritën në Jeriko.
以利亞對以利沙說:「耶和華差遣我往耶利哥去,你可以在這裏等候。」以利沙說:「我指着永生的耶和華,又敢在你面前起誓,我必不離開你。」於是二人到了耶利哥。
5 Atëherë dishepujt e profetëve që ishin në Jeriko iu afruan Eliseut dhe i thanë: “A e di që Zoti do ta çojë sot zotin tënd përmbi ty?”. Ai u përgjigj: “Po, e di; heshtni!”.
住耶利哥的先知門徒就近以利沙,對他說:「耶和華今日要接你的師傅離開你,你知道不知道?」他說:「我知道,你們不要作聲。」
6 Pastaj Elia i tha: “Ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më çon në Jordan”. Ai u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti rron, unë nuk do të të lë”. Kështu e vazhduan rrugën bashkë.
以利亞對以利沙說:「耶和華差遣我往約旦河去,你可以在這裏等候。」以利沙說:「我指着永生的耶和華,又敢在你面前起誓,我必不離開你。」於是二人一同前往。
7 Pesëdhjetë veta nga radhët e dishepujve të profetëve shkuan pas tyre dhe u ndalën përballë tyre, nga larg, ndërsa Elia dhe Eliseu u ndalën në bregun e Jordanit.
有先知門徒去了五十人,遠遠地站在他們對面;二人在約旦河邊站住。
8 Atëherë Elia mori mantelin e tij, e mbështolli dhe rahu me të ujërat, që u ndanë andej dhe këndej; kështu kaluan që të dy në të thatë.
以利亞將自己的外衣捲起來,用以打水,水就左右分開,二人走乾地而過。
9 Mbas kalimit, Elia i tha Eliseut: “Kërko çfarë do që unë të bëj, për ty, para se të më largojnë prej teje”. Eliseu u përgjigj: “Të lutem, bëj që një pjesë e dyfishtë e frymës tënde të vijë mbi mua”.
過去之後,以利亞對以利沙說:「我未曾被接去離開你,你要我為你做甚麼,只管求我。」以利沙說:「願感動你的靈加倍地感動我。」
10 Elia tha: “Ti ke kërkuar një gjë të vështirë; megjithatë, po të më shohësh kur do të më largojnë prej teje, kjo do të të jepet, përndryshe nuk do ta kesh”.
以利亞說:「你所求的難得。雖然如此,我被接去離開你的時候,你若看見我,就必得着;不然,必得不着了。」
11 Ndërsa ecnin duke folur, ata u ndanë nga njeri tjetri nga një qerre e zjarrtë dhe nga kuaj të zjarrtë, dhe Elia u ngjit në qiell në një shakullinë.
他們正走着說話,忽有火車火馬將二人隔開,以利亞就乘旋風升天去了。
12 Eliseu e pa këtë dhe filloi të bërtasë: “O ati im, o ati im, qerre e Izraelit dhe kalorësia e tij”. Pastaj nuk e pa më. Atëherë kapi rrobat e tij dhe i grisi më dysh.
以利沙看見,就呼叫說:「我父啊!我父啊!以色列的戰車馬兵啊!」以後不再見他了。 於是以利沙把自己的衣服撕為兩片。
13 Mblodhi pastaj mantelin e Elias që i kishte rënë nga trupi, u kthye prapa dhe u ndal në bregun e Jordanit.
他拾起以利亞身上掉下來的外衣,回去站在約旦河邊。
14 Pastaj mori mantelin e Elias që i kishte rënë nga trupi, rrahu ujërat me të dhe tha: “Ku është Zoti, Perëndia i Elias?”. Kur edhe ai rrahu ujërat, këto u ndanë sa andej edhe këtej dhe Eliseu kaloi.
他用以利亞身上掉下來的外衣打水,說:「耶和華-以利亞的上帝在哪裏呢?」打水之後,水也左右分開,以利沙就過來了。
15 Kur dishepujt e profetëve që ishin në Jeriko dhe ndodheshin kështu përballë Jordanit e panë Eliseun, ata thanë: “Fryma e Elias është vendosur mbi Eliseun”. Pastaj i dolën përpara, u përkulën deri në tokë përpara tij
住耶利哥的先知門徒從對面看見他,就說:「感動以利亞的靈感動以利沙了。」他們就來迎接他,在他面前俯伏於地,
16 dhe i thanë: “Ja, ka midis shërbëtorëve të tu pesëdhjetë njerëz të fuqishëm; lëri të shkojnë e të kërkojnë zotin tënde se mos Fryma e Zotit e ka marrë dhe e ka hedhur mbi ndonjë mal apo në ndonjë luginë”. Eliseu u përgjigj: “Mos dërgoni njeri”.
對他說:「僕人們這裏有五十個壯士,求你容他們去尋找你師傅,或者耶和華的靈將他提起來,投在某山某谷。」以利沙說:「你們不必打發人去。」
17 Por ata ngulën këmbë aq shumë sa ai mbeti i hutuar dhe tha: “Çojini”. Atëherë ata dërguan pesëdhjetë njerëz për të kërkuar Elian tri ditë me radhë, por nuk e gjetën.
他們再三催促他,他難以推辭,就說:「你們打發人去吧!」他們便打發五十人去,尋找了三天,也沒有找着。
18 Kur ata u kthyen tek Eliseu, që ishte ndalur në Jeriko, ai u tha atyre: “A nuk ju kisha thënë: Mos shkoni?”.
以利沙仍然在耶利哥等候他們回到他那裏;他對他們說:「我豈沒有告訴你們不必去嗎?」
19 banorët e qytetit i thanë Eliseut: “Ja, qëndrimi në këtë qytet është i këndshëm, siç mund ta vërë re zoti jonë, por ujërat janë të këqija dhe vendi jopjellor.
耶利哥城的人對以利沙說:「這城的地勢美好,我主看見了;只是水惡劣,土產不熟而落。」
20 Ai tha: “Më sillni një pjatë të re dhe mbusheni me kripë”. Ata ia sollën.
以利沙說:「你們拿一個新瓶來,裝鹽給我」;他們就拿來給他。
21 Ai shkoi te burimi i ujërave, hodhi aty kripën dhe tha: “Kështu thotë Zoti: “Unë do t’i bëj të mbara këto ujëra, ato nuk do të shkaktojnë më as vdekje, as shterpësi””.
他出到水源,將鹽倒在水中,說:「耶和華如此說:『我治好了這水,從此必不再使人死,也不再使地土不生產。』」
22 Kështu ujërat kanë mbetur të mbara deri më sot, sipas fjalës që Eliseu kishte shqiptuar.
於是那水治好了,直到今日,正如以利沙所說的。
23 Që andej Eliseu u ngjit në Bethel. Ndërsa po ngjitej nëpër rrugë dolën nga qyteti disa të rinj dhe filluan të tallen me të, duke thënë: “Ngjitu, o kokë tullaci! Ngjitu, o kokë tullaci”.
以利沙從那裏上伯特利去,正上去的時候,有些童子從城裏出來,戲笑他說:「禿頭的上去吧!禿頭的上去吧!」
24 Ai u kthye, i pa dhe i mallkoi në emër të Zotit, atëherë dolën nga pylli dy arinj, që i bënë copë-copë dyzet e dy nga këta të rinj.
他回頭看見,就奉耶和華的名咒詛他們。於是有兩個母熊從林中出來,撕裂他們中間四十二個童子。
25 Që këtej Eliseu shkoi në malin Karmel dhe që andej u kthye pastaj në Samari.
以利沙從伯特利上迦密山,又從迦密山回到撒馬利亞。

< 2 i Mbretërve 2 >