< 2 i Kronikave 35 >

1 Josia kremtoi në Jeruzalem Pashkën për nder të Zotit; Pashka u kremtua ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë.
Josiah kept a Passover to Yahweh in Jerusalem, and they killed the Passover lambs on the fourteenth day of the first month.
2 Ai i caktoi priftërinjtë në detyrat e tyre dhe i nxiti në shërbimin e shtëpisë të Zotit.
He placed the priests in their positions and encouraged them in the service of the house of Yahweh.
3 Pastaj u tha Levitëve që udhëzonin tërë Izraelin dhe që i ishin shenjtëruar Zotit: “Vendoseni arkën e shenjtë në tempullin e ndërtuar nga Salomoni, bir i Davidit, mbret i Izraelit; ajo nuk do të jetë më barrë për shpatullat tuaja. Tani shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, dhe popullit të tij të Izraelit.
He said to the Levites who taught all Israel and who were set apart to Yahweh, “Put the holy ark in the house that Solomon son of David, king of Israel built. Do not carry it around on your shoulders any longer. Now worship Yahweh your God, and serve his people Israel.
4 Vendosuni sipas shtëpive tuaja atërore, sipas klasave tuaja, në bazë të udhëzimeve të shkruara të Davidit, mbretit të Izraelit, dhe të Salomonit, birit të tij;
Organize yourselves by the name of your ancestral houses and your divisions, following the written instructions of David, king of Israel, and those of Solomon, his son.
5 qëndroni në shenjtërore sipas ndarjeve të shtëpive atërore të vëllezërve tuaj, bij të popullit, dhe pjesa e shtëpisë atërore të Levitëve.
Stand in the holy place, taking your position with your divisions within the ancestral houses of your brothers, the descendants of the people, and taking your places with your divisions within the ancestral houses of the Levites.
6 Flijoni Pashkën, shenjtërohuni dhe vihuni në dispozicion të vëllezërve tuaj, duke ndjekur fjalën e Zotit të transmetuar me anë të Moisiut”.
Kill the Passover lambs, consecrate yourselves, prepare the lambs for your brothers, to do according to the word of Yahweh that was given by the hand of Moses.”
7 Pastaj Josia u dha njerëzve të popullit, gjithë atyre që ishin të pranishëm, bagëti të imta, qengja dhe keca, gjithsej tridhjetë mijë kokë, të tëra për Pashkët, si edhe tre mijë qe; kjo vinte nga pasuria e mbretit.
Josiah gave to all the people thirty thousand lambs and kids from flocks for the Passover offerings to all who were present. He also gave three thousand bulls; these were from the king's possessions.
8 Edhe princat i bënë një dhuratë spontane popullit, priftërinjve dhe Levitëve. Hilkiahu, Zakaria dhe Jehieli, drejtues të shtëpisë së Perëndisë, u dhanë priftërinjve për flijimet e Pashkës dy mijë e gjashtëqind qengja dhe keca si edhe treqind qe.
His leaders gave a free will offering to the people, priests, and Levites. Hilkiah, Zechariah, and Jehiel, the officials in charge of the house of God, gave to the priests for the Passover offerings 2,600 small cattle and three hundred oxen.
9 Përveç kësaj Konaniahu, bashkë me vëllezërit e tij Shemajah dhe Nethaneel, dhe Hashabiahu, Jeijeli dhe Jozabadi, krerë të Levitëve, u dhanë Levitëve për flijimet e Pashkës pesë mijë qengja dhe keca si edhe pesëqind qe.
Also Konaniah, and Shemaiah and Nethanel, his brothers, and Hashabiah, Jeiel, and Jozabad, the chiefs of the Levites, gave to the Levites for the Passover offerings five thousand small cattle and five hundred oxen.
10 Sa u përgatit shërbimi, priftërinjtë zunë vendet e tyre, dhe Levitët sipas klasave të tyre, në bazë të urdhrit të dhënë nga mbreti.
So the service was prepared, and the priests stood in their places, with the Levites by their divisions, in response to the king's command.
11 Pastaj flijuan Pashkën; priftërinjtë e spërkatnin gjakun me duart e tyre, ndërsa Levitët ripnin kafshët.
They killed the Passover lambs, and the priests sprinkled the blood that they received from the Levites' hand, and the Levites skinned the lambs.
12 Kështu vunë mënjanë olokaustet për t’ua shpërndarë bijve të popullit, sipas ndarjeve të shtëpive atërore, me qëllim që t’ia ofronin Zotit, siç është shkuar në librin e Moisiut. Vepruan njëlloj me qetë.
They removed the burnt offerings, in order to distribute them to the divisions of the ancestral houses of the people, to offer them to Yahweh, as it is written in the Book of Moses. They did the same with the bulls.
13 Pastaj poqën qengjat e Pashkës mbi zjarr sipas normave të përcaktuara; por ofertat e tjera të shenjtëruara i gatuan në tenxhere, në kazanë dhe në tiganë dhe ua shpërndanë menjëherë tërë bijve të popullit.
They roasted the Passover lambs with fire following the instructions. As for the consecrated offerings, they boiled them in pots, cauldrons, and pans, and they quickly carried them to all the people.
14 Pastaj përgatitën racione për vete dhe për priftërinjtë, sepse priftërinjtë, bijtë e Aaronit, ishin të zënë deri në mbrëmje për të ofruar olokaustet dhe pjesët me dhjamë; kështu Levitët përgatitën racione për vete dhe për priftërinjtë, bij të Aaronit.
They later prepared offerings for themselves and for the priests, because the priests, the descendants of Aaron, were occupied in offering the burnt offerings and the fat until nightfall, so the Levites prepared the offerings for themselves and for the priests, the descendants of Aaron.
15 Këngëtarët, bij të Asafit, ishin në vendin e tyre, sipas urdhrit të Davidit, të Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit, shikuesit të mbretit. Në çdo portë kishte derëtarë; këta nuk patën nevojë të largoheshin nga shërbimi i tyre, sepse Levitët, vëllezërit e tyre, kishin përgatitur racione për ata.
The singers, the descendants of Asaph, were in their place, as directed by David, Asaph, Heman, and Jeduthun the king's seer, and the guards were at every gate. They did not have to leave their post, because their brothers the Levites made preparations for them.
16 Kështu atë ditë tërë shërbimi i Zotit u përgatit për të kremtuar Pashkën dhe për të ofruar olokauste mbi altarin e Zotit, sipas urdhrit të mbretit Josia.
So, at that time the entire service of Yahweh was carried out for the celebration of the Passover and to offer burnt offerings on the altar of Yahweh, as King Josiah commanded.
17 Bijtë e Izraelit, që ishin të pranishëm, e kremtuan atëherë festën e Pashkës dhe festën e të ndormëve shtatë ditë me radhë.
The people of Israel who were present kept the Passover at that time, and then the Festival of Unleavened Bread for seven days.
18 Në Izrael nuk ishte kremtuar një Pashkë si ajo që nga koha e profetit Samuel. Asnjë nga mbretërit e Izraelit nuk kishte kremtuar ndonjëherë një Pashkë si ajo që u kremtua nga Josia, me pjesëmarrjen e priftërinjve, të Levitëve, të gjithë Judës dhe të Izraelit, të pranishëm bashkë me banorët e Jeruzalemit.
Such a Passover celebration had never been held in Israel from the days of the prophet Samuel, nor had any of the other kings of Israel ever celebrated such a Passover as Josiah did, along with the priests, Levites, and all the people of Judah and Israel who were present, and the inhabitants of Jerusalem.
19 Kjo Pashkë u kremtua në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Josias.
This Passover was kept in the eighteenth year of the reign of Josiah.
20 Mbas gjithë këtyre gjërave, kur Josia e vuri në rregull tempullin, Neko, mbret i Egjiptit, doli në Karkemish mbi Eufrat për të luftuar; dhe Josia u ngrit kundër tij.
After all this, after Josiah had set the temple in order, Necho, king of Egypt, went up to fight against Carchemish at the Euphrates River, and Josiah went to fight against him.
21 Por Neko i dërgoi lajmëtarë për t’i thënë: “Çfarë ka midis meje dhe teje, o mbret i Judës? Këtë herë unë nuk kam ardhur kundër teje, por kundër një shtëpie me të cilën ndodhem në luftë; Perëndia më ka urdhëruar të shpejtohem; mos e kundërshto, pra, Perëndinë që është me mua, që ai të mos të të shkatërrojë”.
But Necho sent ambassadors to him, saying, “What have I to do with you, king of Judah? I am not coming against you today, but against the house with which I am making war. God has commanded me to hurry, so refrain from interfering with God, who is with me, or he might destroy you.”
22 Por Josia nuk deshi të tërhiqet nga ai; por për të luftuar kundër tij u vesh me rroba të tjera që të mos njihej dhe nuk i dëgjoi fjalët e Nekos, që vinin nga goja e Perëndisë. Kështu doli të ndeshet në luginën e Megidos.
However, Josiah refused to turn away from him. He disguised himself in order to fight with him. He did not listen to the words of Necho that had come from the mouth of God; so he went to fight in the Valley of Megiddo.
23 Por disa harkëtarë gjuajtën kundër mbretit Josia; atëherë mbreti u tha shërbëtorëve të tij: “Më largoni që këtej, sepse jam plagosur rëndë”.
Archers shot King Josiah, and the king said to his servants, “Take me away, for I am badly wounded.”
24 Shërbëtorët e tij e hoqën nga qerrja e tij, e vunë në një qerre të dytë që ai kishte dhe e çuan në Jeruzalem. Kështu ai vdiq dhe u varros në varrezat e etërve të tij. Tërë Juda dhe Jeruzalemi mbajtën zi për Josian.
So his servants took him out of the chariot, and put him in his extra chariot. They took him to Jerusalem, where he died. He was buried in the tombs of his ancestors. All Judah and Jerusalem mourned for Josiah.
25 Jeremia kompozoi një vajtim për Josian; tërë këngëtarët dhe këngëtaret në vajtimet e tyre kanë folur për Josian deri në ditën e sotme; dhe këto janë bërë një zakon në Izrael; dhe ja, ata janë shkruar në Vajtimet.
Jeremiah lamented for Josiah; all the male and female singers lament about Josiah to this day. These songs became customary in Israel; behold, they are written in the songs of lament.
26 Pjesa tjetër e bëmave të Josias, veprat e tij të mira sipas asaj që është shkruar në ligjin e Zotit,
As for the other matters concerning Josiah, and his good deeds done in obedience to what is written in the law of Yahweh—
27 veprimet e tij, nga të parat deri në të fundit janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit dhe të Judës.
and his deeds, from beginning to end, are written in the book of the kings of Judah and Israel.

< 2 i Kronikave 35 >