< 2 i Kronikave 32 >

1 Mbas këtyre gjërave dhe këtyre veprimeve besnikërie të Ezekias, Senasheribi, mbret i Asirisë, erdhi, hyri në Judë dhe rrethoi qytetet e fortifikuara, me qëllim që t’i pushtonte.
這虔誠的事以後,亞述王西拿基立來侵入猶大,圍困一切堅固城,想要攻破佔據。
2 Kur Ezekia pa që Senasheribi kishte ardhur me qëllim që të sulmonte Jeruzalemin,
希西家見西拿基立來,定意要攻打耶路撒冷,
3 vendosi me komandantët e tij dhe me trimat e tij të mbyllnin ujërat e burimeve që ndodheshin jashtë qytetit; dhe ata e ndihmuan në këtë punë.
就與首領和勇士商議,塞住城外的泉源;他們就都幫助他。
4 Kështu u mblodh një numër i madh njerëzish, të cilët i zunë të gjitha burimet dhe përroin që rridhte nëpër vend, duke thënë: “Pse mbreti i Asirisë duhet të vijë dhe të gjejë ujë me shumicë?”.
於是有許多人聚集,塞了一切泉源,並通流國中的小河,說:「亞述王來,為何讓他得着許多水呢?」
5 Atëherë Ezekia mori guxim, rindërtoi të gjitha muret e rrëzuara, ngriti kulla dhe përjashta ndërtoi një mur të jashtëm; gjithashtu ai fortifikoi Milon në qytetin e Davidit dhe urdhëroi të bëheshin shumë ushta dhe mburoja.
希西家力圖自強,就修築所有拆毀的城牆,高與城樓相齊;在城外又築一城,堅固大衛城的米羅,製造了許多軍器、盾牌;
6 Caktoi komandantë ushtarakë mbi popullin, i mblodhi rreth vetes në sheshin e qytetit dhe i foli zemrës së tyre, duke thënë:
設立軍長管理百姓,將他們招聚在城門的寬闊處,用話勉勵他們,說:
7 “Tregohuni të fortë dhe trima! Mos kini frikë dhe mos u tronditni para mbretit të Asirisë dhe para morisë që është me të, sepse me ne është një më i madh nga ai që ndodhet me të.
「你們當剛強壯膽,不要因亞述王和跟隨他的大軍恐懼、驚慌;因為與我們同在的,比與他們同在的更大。
8 Me të është një krah prej mishi, por me ne është Zoti, Perëndia ynë, për të na ndihmuar dhe për të luftuar nël betejat tona”. Populli u qetësua nga fjalët e Ezekias, mbretit të Judës.
與他們同在的是肉臂,與我們同在的是耶和華-我們的上帝,他必幫助我們,為我們爭戰。」百姓就靠猶大王希西家的話,安然無懼了。
9 Mbas kësaj Senasheribi, mbret i Asirisë, ndërsa ndodhej me të gjitha forcat e tij përballë Lakishit, dërgoi shërbëtorët e tij në Jeruzalem për t’i thënë Ezekias, mbretit të Judës, dhe të gjithë atyre të Judës që ndodheshin në Jeruzalem:
此後,亞述王西拿基立和他的全軍攻打拉吉,就差遣臣僕到耶路撒冷見猶大王希西家和一切在耶路撒冷的猶大人,說:
10 “Kështu flet Senasheribi, mbret i Asirëve: Ku e mbështetni besimin që qëndroni të rrethuar në Jeruzalem?
「亞述王西拿基立如此說:『你們倚靠甚麼,還在耶路撒冷受困呢?
11 A nuk po ju gënjen Ezekia me qëllim që të vdisni nga uria dhe nga etja, duke thënë: “Zoti, Perëndia ynë, do të na çlirojë nga duart e mbretit të Asirisë”?
希西家對你們說「耶和華-我們的上帝必救我們脫離亞述王的手」,這不是誘惑你們,使你們受飢渴而死嗎?
12 A nuk i ka hequr vallë vetë Ezekia vendet e tij të larta dhe altarët e tij, duke i thënë Judës dhe Jeruzalemit: “Ju do të adhuroni përpara një altari të vetëm dhe mbi të do të ofroni temjan”?
這希西家豈不是廢去耶和華的邱壇和祭壇,吩咐猶大與耶路撒冷的人說「你們當在一個壇前敬拜,在其上燒香」嗎?
13 A nuk e dini ju çfarë u kemi bërë unë dhe etërit e mi gjithë popujve të vendeve të tjera? A kanë qenë të aftë perënditë e kombeve të këtyre vendeve të çlirojnë në një farë mënyre vendet e tyre nga duart e mia?
我與我列祖向列邦所行的,你們豈不知道嗎?列邦的神何嘗能救自己的國脫離我手呢?
14 Midis tërë perëndive të këtyre kombeve që etërit e mi kanë caktuar për shfarosje, kush, pra, ka mundur të çlirojë popullin e tij nga dora ime? Si do të mund t’ju çlirojë Perëndia juaj, pra, nga dora ime?
我列祖所滅的國,那些神中誰能救自己的民脫離我手呢?難道你們的神能救你們脫離我手嗎?
15 Prandaj tani mos e lini Ezekian t’ju gënjejë dhe t’ju mashtrojë në këtë mënyrë; mos i zini besë! Duke qenë se asnjë perëndi e ndonjë kombi o mbretërie, nuk ka mundur të çlirojë popullin e tij nga dora ime apo nga dora e etërve të mi, aq më pak Perëndia juaj do të mund t’ju çlirojë nga dora ime!”.
所以你們不要叫希西家這樣欺哄誘惑你們,也不要信他;因為沒有一國一邦的神能救自己的民脫離我手和我列祖的手,何況你們的神更不能救你們脫離我的手。』」
16 Shërbëtorët e tij flissnin akoma kundër Zotit Perëndi dhe kundër shërbëtorit të tij Ezekia.
西拿基立的臣僕還有別的話毀謗耶和華上帝和他僕人希西家。
17 Senasheribi shkroi gjithashtu letra për të sharë Zotin, Perëndinë e Izraelit, dhe për të folur kundër tij, duke thënë: “Ashtu si perënditë e kombeve të vendeve të tjera nuk i kanë çliruar popujt e tyre nga dora ime, kështu as Perëndia i Ezekias nuk do ta çlirojë popullin e tij nga dora ime”.
西拿基立也寫信毀謗耶和華-以色列的上帝說:「列邦的神既不能救他的民脫離我手,希西家的神也不能救他的民脫離我手了。」
18 Ata bërtitën me zë të lartë në gjuhën judaike duke iu drejtuar popullit të Jeruzalemit që rrinte mbi muret, për ta trembur dhe për ta tmerruar, dhe kështu të shtinin në dorë qytetin.
亞述王的臣僕用猶大言語向耶路撒冷城上的民大聲呼叫,要驚嚇他們,擾亂他們,以便取城。
19 Ata folën kundër Perëndisë të Jeruzalemit ashtu si kundër perëndive të popujve të tokës, që janë vepër e dorës së njeriut.
他們論耶路撒冷的上帝,如同論世上人手所造的神一樣。
20 Por mbreti Ezekia dhe profeti Isaia, bir i Amotsit, u lutën me këtë rast dhe klithën në drejtim të qiellit.
希西家王和亞摩斯的兒子先知以賽亞因此禱告,向天呼求。
21 Atëherë Zoti dërgoi një engjëll që shfarosi gjithë burrat e fortë dhe trima, princat dhe komandantët në kampin e mbretit të Asirisë. Ky u kthye në vendin e tij i mbuluar me turp; pastaj hyri në tempullin e perëndisë së tij, ku vetë bijtë e tij e vranë me shpatë.
耶和華就差遣一個使者進入亞述王營中,把所有大能的勇士和官長、將帥盡都滅了。亞述王滿面含羞地回到本國,進了他神的廟中,有他親生的兒子在那裏用刀殺了他。
22 Kështu Zoti shpëtoi Ezekian dhe banorët e Jeruzalemit nga dora e Senasheribit, mbretit të Asirisë, dhe nga dora e gjithë të tjerëve dhe i mbrojti rreth e qark.
這樣,耶和華救希西家和耶路撒冷的居民脫離亞述王西拿基立的手,也脫離一切仇敵的手,又賜他們四境平安。
23 Një numër i madh njerëzish i çuan oferta Zotit në Jeruzalem dhe sende të çmuara Ezekias, mbretit të Judës, i cili qysh atëherë u madhërua në sytë e tërë kombeve.
有許多人到耶路撒冷,將供物獻與耶和華,又將寶物送給猶大王希西家。此後,希西家在列邦人的眼中看為尊大。
24 Në ato ditë Ezekia u sëmur për vdekje. Ai iu lut Zotit, që i foli dhe i dha një shenjë.
那時希西家病得要死,就禱告耶和華,耶和華應允他,賜他一個兆頭。
25 Por Ezekia nuk iu përgjigj mirësisë që iu bë atij, sepse zemra e tij ishte bërë krenare; prandaj mbi të, mbi Judën dhe mbi Jeruzalemin ra zemërimi i Zotit.
希西家卻沒有照他所蒙的恩報答耶和華;因他心裏驕傲,所以忿怒要臨到他和猶大並耶路撒冷。
26 Pastaj Ezekia e përunji krenarinë e zemrës së tij, ai dhe banorët e Jeruzalemit; prandaj zemërimi i Zotit nuk erdhi mbi ta gjatë jetës së Ezekias.
但希西家和耶路撒冷的居民覺得心裏驕傲,就一同自卑,以致耶和華的忿怒在希西家的日子沒有臨到他們。
27 Ezekia pati pasuri shumë të mëdha dhe nder. Ai bëri depozita për argjendin, arin, gurët e çmuar, aromat, mburojat, dhe për çdo lloj objektesh të çmuara,
希西家大有尊榮資財,建造府庫,收藏金銀、寶石、香料、盾牌,和各樣的寶器,
28 magazina për drithërat, verën e vajin, stalla për çdo lloj gjedhi dhe vathë për delet.
又建造倉房,收藏五穀、新酒,和油,又為各類牲畜蓋棚立圈;
29 Vec këtyre ndërtoi qytete dhe pati një numër të madh kopesh dhe bagetish të trasha, sepse Perëndia i kishte dhënë pasuri shumë të mëdha.
並且建立城邑,還有許多的羊群牛群,因為上帝賜他極多的財產。
30 Ishte Ezekia vetë që mbylli burimin e sipërm të ujrave të Gihonit dhe i kanalizoi poshtë në anën perëndimore të qytetit të Davidit. Ezekia ia doli mbanë në të gjitha veprat e tij.
這希西家也塞住基訓的上源,引水直下,流在大衛城的西邊。希西家所行的事盡都亨通。
31 Por kur krerët e Babilonisë i dërguan lajmëtarë për t’u informuar për mrekullinë që kishte ndodhur në vend, Perëndia e braktisi për ta vënë në provë e për të njohur gjithçka që ishte në zemrën e tij.
惟有一件事,就是巴比倫王差遣使者來見希西家,訪問國中所現的奇事;這件事上帝離開他,要試驗他,好知道他心內如何。
32 Pjesa tjetër e bëmave të Ezekias dhe veprat e tij të mira janë shkruar në vizionin e profetit Isaia, bir i Amotsit, dhe në librin e mbretërve të Judës e të Izraelit.
希西家其餘的事和他的善行都寫在亞摩斯的兒子先知以賽亞的默示書上和猶大、以色列的諸王記上。
33 Pastaj Ezekia pushoi bashkë me etërit e tij dhe u varros në shpalin e varreve të bijve të Davidit; në vdekjen e tij gjithë Juda dhe banorët e Jeruzalemit i bënë nderime. Në vend të tij mbretëroi biri i tij Manasi.
希西家與他列祖同睡,葬在大衛子孫的高陵上。他死的時候,猶大人和耶路撒冷的居民都尊敬他。他兒子瑪拿西接續他作王。

< 2 i Kronikave 32 >