< 2 i Kronikave 25 >

1 Amatsiahu ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jehoadan dhe ishte nga Jeruzalemi.
亚玛谢登基的时候年二十五岁,在耶路撒冷作王二十九年。他母亲名叫约耶但,是耶路撒冷人。
2 Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, por jo me gjithë zemër.
亚玛谢行耶和华眼中看为正的事,只是心不专诚。
3 Mbasi përforcoi mbretërinë e tij, ai vrau shërbëtorët e tij që kishin vrarë mbretin, atin e tij.
国一坚定,就把杀他父王的臣仆杀了,
4 Megjithatë ai nuk i vriste bijtë e tyre, por veproi siç është shkuar në ligj në librin e Moisiut, të cilin Zoti e urdhëroi duke thënë: “Etërit nuk do të vriten për fajin e bijve të tyre, dhe as bijtë e tyre nuk do të vriten për fajin e etërve; por secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet”.
却没有治死他们的儿子,是照摩西律法书上耶和华所吩咐的说:“不可因子杀父,也不可因父杀子,各人要为本身的罪而死。”
5 Përveç kësaj Amatsiahu mblodhi ata të Judës dhe caktoi mbi ta komandantët e mijëshëve dhe të qindëshëve sipas shtëpive të tyre atërore, për tërë Judën dhe Beniaminin; pastaj bëri regjistrimin nga njëzet vjeç e lart dhe doli që ishin treqind mijë burra të zgjedhur, të aftë për luftë dhe të zotë të përdorin ushtën dhe mburojën.
亚玛谢招聚犹大人,按着犹大和便雅悯的宗族设立千夫长、百夫长,又数点人数,从二十岁以外,能拿枪拿盾牌出去打仗的精兵共有三十万;
6 Rekrutoi gjithashtu me para njëqind mijë burra nga Izraeli, të fortë dhe trima, për njëqind talenta argjendi.
又用银子一百他连得,从以色列招募了十万大能的勇士。
7 Por një njeriu i Perëndisë erdhi tek ai dhe i tha: “O mbret, ushtria e Izraelit të mos vijë me ty, sepse Zoti nuk është me Izraelin, as me ndonjë nga bijtë e Efraimit!
有一个神人来见亚玛谢,对他说:“王啊,不要使以色列的军兵与你同去,因为耶和华不与以色列人以法莲的后裔同在。
8 Por në rast se dëshiron të shkosh, shko megjithatë; edhe po të tregohesh trim në betejë, Perëndia do të të bëjë të biesh para armikut, sepse Perëndia ka pushtet të ndihmojë dhe të të bëjë që të biesh”.
你若一定要去,就奋勇争战吧!但 神必使你败在敌人面前;因为 神能助人得胜,也能使人倾败。”
9 Amatsiahu i tha atëherë njeriut të Perëndisë: “Por çdo t’i bëj njëqind talentat që ia dhashë ushtrisë së Izraelit?”. Njeriu i Perëndisë u përgjigj: “Zoti mund të të japë më tepër se aq”.
亚玛谢问神人说:“我给了以色列军的那一百他连得银子怎么样呢?”神人回答说:“耶和华能把更多的赐给你。”
10 Atëherë Amatsiahu e shpërndau ushtrinë që kishte ardhur tek ai nga Efraimi, me qëllim që të kthehej në shtëpi të saj; por zemërimi i pjesëtarëve të saj u rrit shumë kundër Judës dhe ata u kthyen në shtëpi me një zemërim të madh.
于是亚玛谢将那从以法莲来的军兵分别出来,叫他们回家去。故此,他们甚恼怒犹大人,气忿忿地回家去了。
11 Pastaj Amatsiahu, mbasi mori zemër, u vu në krye të popullit të tij, shkoi në luginën e Kripës dhe vrau dhjetë mijë njerëz të Seirit.
亚玛谢壮起胆来,率领他的民到盐谷,杀了西珥人一万。
12 Bijtë e Judës kapën gjallë dhjetë mijë të tjerë dhe i çuan në majë të shkëmbit, prej ku i hodhën poshtë; dhe të tërë u bënë copë-copë.
犹大人又生擒了一万带到山崖上,从那里把他们扔下去,以致他们都摔碎了。
13 Por burrat e ushtrisë, që Amatsiahu kishte shpërndarë që të mos vinin me të për të luftuar, u vërsulën mbi qytetet e Judës, nga Samaria deri në Beth-Horon, duke vrarë tre mijë banorë dhe duke marrë një plaçkë të madhe.
但亚玛谢所打发回去、不许一同出征的那些军兵攻打犹大各城,从撒马利亚直到伯·和 ,杀了三千人,抢了许多财物。
14 Pas kthimit të tij nga masakra e Edomitëve, Amatsiahu urdhëroi që t’i sillnin perënditë e bijve të Seirit, i vendosi si perëndi të tij, ra përmbys përpara tyre dhe u ofroj temjan.
亚玛谢杀了以东人回来,就把西珥的神像带回,立为自己的神,在它面前叩拜烧香。
15 Prandaj zemërimi i Zotit u ndez kundër Amatsiahut dhe i dërgoi një profet për t’i thënë: “Pse kërkove perënditë e këtij populli, që nuk kanë qenë të zotë të çlirojnë popullin e tyre nga dora jote?”.
因此,耶和华的怒气向亚玛谢发作,就差一个先知去见他,说:“这些神不能救它的民脱离你的手,你为何寻求它呢?”
16 Ndërsa vazhdonte të fliste akoma me të, mbreti i tha: “A të kemi bërë vallë këshilltar të mbretit? Pusho! Pse kërkon të vritesh?”. Atëherë profeti nuk foli më, por tha: “Unë e di që Perëndia ka vendosur të të shkatërrojë, sepse ke bërë këtë dhe nuk more parasysh këshillën time”.
先知与王说话的时候,王对他说:“谁立你作王的谋士呢?你住口吧!为何找打呢?”先知就止住了,又说:“你行这事,不听从我的劝戒,我知道 神定意要灭你。”
17 Atëherë Amatsiahu, mbret i Judës, pasi u këshillua, dërgoi t’i thotë Joasit, birit të Jehoahazit, birit të Jehut, mbret i Izraelit: “Eja të ballafaqohemi njeri me tjetrin në betejë”.
犹大王亚玛谢与群臣商议,就差遣使者去见耶户的孙子、约哈斯的儿子、以色列王约阿施,说:“你来,我们二人相见于战场。”
18 Por Joasi, mbret i Izraelit, dërgoi t’i thotë Amatsiahut, mbretit të Judës: “Gjembi i Libanit i çoi fjalë kedrit të Libanit: “Jepi vajzën tënde për grua birit tim”. Por një kafshë e egër e Libanit kaloi andej dhe e shkeli gjembin.
以色列王约阿施差遣使者去见犹大王亚玛谢,说:“黎巴嫩的蒺藜差遣使者去见黎巴嫩的香柏树,说:‘将你的女儿给我儿子为妻。’后来黎巴嫩有一个野兽经过,把蒺藜践踏了。
19 Ti ke thënë: “Ja, unë kam mundur Edomin”, dhe zemra jote të ka bërë krenar aq sa të mburresh. Rri në shtëpinë tënde. Pse kërkon të shkaktosh fatkeqësi, duke shkatërruar veten tënde dhe Judën bashkë me ty?”.
你说:‘看哪,我打败了以东人’,你就心高气傲,以致矜夸。你在家里安居就罢了,为何要惹祸使自己和犹大国一同败亡呢?”
20 Por Amatsiahu nuk e dëgjoi; kjo gjë vinte në të vërtetë nga Perëndia, me qëllim që të jepeshin në dorën e armikut, sepse kishin kërkuar perënditë e Edomit.
亚玛谢却不肯听从。这是出乎 神,好将他们交在敌人手里,因为他们寻求以东的神。
21 Kështu Joasi, mbret i Izraelit, doli kundër Judës; dhe ai dhe Amatsiahu, mbret i Judës, u ndeshën me njeri-tjetrin në Beth-Shemesh që i përkiste Judës.
于是以色列王约阿施上来,在犹大的伯·示麦与犹大王亚玛谢相见于战场。
22 Juda u mund nga Izraeli, dhe secili ia mbathi në çadrën e vet.
犹大人败在以色列人面前,各自逃回家里去了。
23 Joasi, mbret i Izraelit, zuri në Beth-Shemesh Amatsiahun, mbretin e Judës, birin e Joasit, bir i Jehoahazit; e çoi në Jeruzalem dhe bëri një të çarë prej katërqind kubitësh në muret e Jeruzalemit që nga porta Efraimit deri te porta e Qoshes.
以色列王约阿施在伯·示麦擒住约哈斯的孙子、约阿施的儿子、犹大王亚玛谢,将他带到耶路撒冷,又拆毁耶路撒冷的城墙,从以法莲门直到角门,共四百肘;
24 Mori tërë arin dhe argjendin dhe të gjitha sendet që gjendeshin në shtëpinë e Perëndisë, që i ishin besuar Obed-Edomit, thesaret e pallatit mbretëror dhe disa pengje, pastaj u kthye përsëri në Samari.
又将俄别·以东所看守 神殿里的一切金银和器皿,与王宫里的财宝都拿了去,并带人去为质,就回撒马利亚去了。
25 Amatsiahu, bir i Joasit, mbretit të Judës, jetoi edhe pesëmbëdhjetë vjet mbas vdekjes së Joasit, birit të Jehoahazit, mbret i Izraelit.
以色列王约哈斯的儿子约阿施死后,犹大王约阿施的儿子亚玛谢又活了十五年。
26 Pjesa tjetër e bëmave të Amatsiahut, nga të parat gjer në ato të fundit, a nuk janë të shkruara vallë, në librin e mbretërve të Judës dhe të Izraelit?
亚玛谢其余的事,自始至终不都写在犹大和以色列诸王记上吗?
27 Mbas largimit të Amatsiahut nga Zoti, u kurdis kundër tij një komplot në Jeruzalem; ai iku në Lakish, por e ndoqën deri në Lakish dhe aty e vranë.
自从亚玛谢离弃耶和华之后,在耶路撒冷有人背叛他,他就逃到拉吉;叛党却打发人到拉吉,将他杀了。
28 E ngarkuan pastaj mbi kuaj dhe e varrosën bashkë me etërit e tij në qytetin e Judës.
人就用马将他的尸首驮回,葬在犹大京城他列祖的坟地里。

< 2 i Kronikave 25 >