< 2 i Kronikave 18 >

1 Jozafati pati pasuri të mëdha dhe lavdi; ai bëri krushqi me Ashabin.
約沙法大有尊榮資財,就與亞哈結親。
2 Mbas disa vjetësh ai zbriti në Samari tek Ashabi. Atëherë Ashabi theri për të dhe për njerëzit që ishin me të një numër të madh delesh dhe lopësh dhe e bindi të dilte bashkë me të kundër Ramothit nga Galaadi.
過了幾年,他下到撒馬利亞去見亞哈;亞哈為他和跟從他的人宰了許多牛羊,勸他與自己同去攻取基列的拉末。
3 Kështu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës: “A do të vish me mua kundër Ramothit nga Galaadi?”. Jozafati iu përgjigj: “Ki besim tek unë si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu; do të vijmë në luftë bashkë me ty”.
以色列王亞哈問猶大王約沙法說:「你肯同我去攻取基列的拉末嗎?」他回答說:「你我不分彼此,我的民與你的民一樣,必與你同去爭戰。」
4 Pastaj Jozafati i tha mbretit të Izraelit: “Të lutem, konsulto po sot fjalën e Zotit”.
約沙法對以色列王說:「請你先求問耶和華。」
5 Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët, katërqind veta, dhe u tha atyre: “A duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit nga Galaadi, apo duhet të heq dorë nga ky veprim?”. Ata iu përgjigjën: “Shko, pra, sepse Perëndia do ta japë atë në duart e mbretit”.
於是以色列王招聚先知四百人,問他們說:「我們上去攻取基列的拉末可以不可以?」他們說:「可以上去,因為上帝必將那城交在王的手裏。」
6 Por Jozafati tha: “Nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit me të cilin mund të këshillohemi?”.
約沙法說:「這裏不是還有耶和華的先知,我們可以求問他嗎?」
7 Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: “Éshtë edhe një njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin; por unë e urrej, sepse nuk profetizon kurrë ndonjë gjë të mirë për mua, por vetëm të keqen”. Jozafati tha: “Mbreti të mos flasë kështu”.
以色列王對約沙法說:「還有一個人,是音拉的兒子米該雅。我們可以託他求問耶和華,只是我恨他;因為他指着我所說的預言,不說吉語,常說凶言。」約沙法說:「王不必這樣說。」
8 Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha: “Sille shpejt Mikajahun, birin e Imlas”.
以色列王就召了一個太監來,說:「你快去將音拉的兒子米該雅召來。」
9 Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e vet, të veshur me rrobat e tyre mbretërore; ishin ulur në lëmin që është te hyrja e portës së Samarisë; dhe tërë profetët bënin profeci përpara tyre.
以色列王和猶大王約沙法在撒馬利亞城門前的空場上,各穿朝服坐在位上,所有的先知都在他們面前說預言。
10 Sedekia, bir i Kenaanahut, që kishte bërë brirë prej hekuri, tha: “Kështu thotë Zoti: “Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t’i shkatërrosh plotësisht””.
基拿拿的兒子西底家造了兩個鐵角,說:「耶和華如此說:『你要用這角牴觸亞蘭人,直到將他們滅盡。』」
11 Tërë profetët profetizuan në të njëjtën mënyrë, duke thënë: “Dil kundër Ramothit nga Galaadi dhe do t’ia dalësh, sepse Zoti do ta japë atë në duart e mbretit”.
所有的先知也都這樣預言說:「可以上基列的拉末去,必然得勝,因為耶和華必將那城交在王的手中。」
12 Lajmëtari, që kishte shkuar të thërriste Mikajahun, i foli duke i thënë: “Ja, fjalët e profetëve përputhen duke thënë gjëra të mira për mbretin. Prandaj të lutem që fjala jote të jetë si fjala e secilit prej tyre; edhe ti thuaj gjëra të mira”.
那去召米該雅的使者對米該雅說:「眾先知一口同音地都向王說吉言,你不如與他們說一樣的話,也說吉言。」
13 Por Mikajahu u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, çdo gjë që Perëndia im do të thotë unë do ta shpall”.
米該雅說:「我指着永生的耶和華起誓,我的上帝說甚麼,我就說甚麼。」
14 Si arriti para mbretit, mbreti i tha: “Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heq dorë?”. Ai u përgjigj: “Shkoni, pra, dhe do t’ju dalë mbarë, sepse ata do të jepen në duart tuaja”.
米該雅到王面前,王問他說:「米該雅啊,我們上去攻取基列的拉末可以不可以?」他說:「可以上去,必然得勝,敵人必交在你們手裏。」
15 Atëherë mbreti i tha: “Sa herë duhet të përgjërohem që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?”.
王對他說:「我當囑咐你幾次,你才奉耶和華的名向我說實話呢?」
16 Mikajahu u përgjigj: “E pashë tërë Izraelin të shpërndarë në malet, ashtu si dhentë që janë pa bari; dhe Zoti tha: “Ata nuk kanë më zot; le të kthehet secili në paqe në shtëpinë e vet””.
米該雅說:「我看見以色列眾民散在山上,如同沒有牧人的羊群一般。耶和華說:『這民沒有主人,他們可以平平安安地各歸各家去。』」
17 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “A nuk të kisha thënë se lidhur me mua ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqen?”.
以色列王對約沙法說:「我豈沒有告訴你,這人指着我所說的預言,不說吉語,單說凶言嗎?」
18 Atëherë Mikajahu i tha: “Prandaj dëgjo fjalën e Zotit. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria qiellore rrinte në të djathtë dhe në të majtë të tij.
米該雅說:「你們要聽耶和華的話。我看見耶和華坐在寶座上,天上的萬軍侍立在他左右。
19 Zoti tha: “Kush do ta mashtrojë Ashabin, mbretin e Izraelit, që ai të dalë dhe të vdesë në Ramoth të Galaadit?””. Dikush u përgjigj në një mënyrë, dikush në mënyrë tjetër.
耶和華說:『誰去引誘以色列王亞哈上基列的拉末去陣亡呢?』這個就這樣說,那個就那樣說。
20 Atëherë doli përpara një frymë që u paraqit para Zotit dhe tha: “Unë do t’ia mbush mendjen”. Zoti i tha: “Në çfarë mënyre?”.
隨後,有一個神靈出來,站在耶和華面前說:『我去引誘他。』耶和華問他說:『你用何法呢?』
21 Ai u përgjigj: “Unë do të dal dhe do të jem një frymë i gënjeshtrës në gojën e të gjithë profetëve të tij”. Zoti i tha: “Me siguri do t’arrish ta bësh për vete, shko dhe vepro kështu”.
他說:『我去,要在他眾先知口中作謊言的靈。』耶和華說:『這樣,你必能引誘他,你去如此行吧!』
22 Prandaj ja, Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e këtyre profetëve të tu, por Zoti shpall fatkeqësi kundër teje”.
現在耶和華使謊言的靈入了你這些先知的口,並且耶和華已經命定降禍與你。」
23 Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe goditi me një shpullë Mikajahun, dhe tha: “Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë që të flasë me ty?”.
基拿拿的兒子西底家前來打米該雅的臉,說:「耶和華的靈從哪裏離開我與你說話呢?」
24 Mikajahu u përgjigj: “Ja, do ta shohësh ditën në të cilën do të shkosh në një dhomë të brendshme për t’u fshehur!”.
米該雅說:「你進嚴密的屋子藏躲的那日,就必看見了。」
25 Atëherë mbreti i Izraelit tha: “Merreni Mikajahun dhe çojeni tek Amoni, qeveritar i qytetit, dhe tek Joasi, bir i mbretit,
以色列王說:「將米該雅帶回,交給邑宰亞們和王的兒子約阿施,說:
26 dhe u thoni atyre: Kështu thotë mbreti: “Futeni këtë në burg dhe ushqejeni me bukë dhe me ujë hidhërimi, deri sa unë të kthehem shëndoshë e mirë””.
『王如此說:把這個人下在監裏,使他受苦,吃不飽喝不足,等候我平平安安地回來。』」
27 Mikajahu tha: “Në rast se ti kthehesh me të vërtetë shëndoshë e mirë, kjo do të thotë që Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje”. Dhe shtoi: “Dëgjoni, o ju popuj të gjithë!”.
米該雅說:「你若能平安回來,那就是耶和華沒有藉我說這話了」;又說:「眾民哪,你們都要聽!」
28 Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, dolën, pra, kundër Ramothit nga Galaadi.
以色列王和猶大王約沙法上基列的拉末去了。
29 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “Unë do të vishem ndryshe dhe pastaj do të shkoj të luftoj, por ti vish rrobat e tua mbretërore”. Kështu mbreti i Izraelit ndërroi rrobat dhe shkuan të luftojnë.
以色列王對約沙法說:「我要改裝上陣,你可以仍穿王服。」於是以色列王改裝,他們就上陣去了。
30 Mbreti i Sirisë kishte dhënë këtë urdhër kapitenëve të qerreve të tij duke thënë: “Mos luftoni kundër askujt, të madh apo të vogël, por vetëm kundër mbretit të Izraelit”.
先是亞蘭王吩咐車兵長說:「他們的兵將,無論大小,你們都不可與他們爭戰,只要與以色列王爭戰。」
31 Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: “Ai është mbreti i Izraelit”. Pastaj e rrethuan për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një britmë dhe Zoti i vajti në ndihmë; Perëndia i shtyu të largoheshin prej tij.
車兵長看見約沙法便說,這必是以色列王,就轉過去與他爭戰。約沙法一呼喊,耶和華就幫助他,上帝又感動他們離開他。
32 Kur kapitenët e qerreve e kuptuan se nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqën dorë nga ndjekja.
車兵長見不是以色列王,就轉去不追他了。
33 Por një njeri hodhi rastësisht një shigjetë me harkun e tij dhe e goditi mbretin e Izraelit midis lidhjeve të parzmores së tij; prandaj mbreti i tha shqytarit të tij: “Kthehu dhe më ço larg përleshjes, sepse jam plagosur”.
有一人隨便開弓,恰巧射入以色列王的甲縫裏。王對趕車的說:「我受了重傷,你轉過車來,拉我出陣吧!」
34 Por beteja ishte aq e ashpër atë ditë sa që mbreti u detyrua të qëndrojë mbi qerren e tij përballë Sirëve deri në mbrëmje, dhe kur perëndoi dielli ai vdiq.
那日陣勢越戰越猛,以色列王勉強站在車上抵擋亞蘭人,直到晚上。約在日落的時候,王就死了。

< 2 i Kronikave 18 >