< 2 i Kronikave 10 >

1 Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur në Sikem për ta bërë mbret.
羅波安往示劍去,因為以色列人都到了示劍,要立他作王。
2 Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte akoma në Egjipt ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), Jeroboami u kthye nga Egjipti.
尼八的兒子耶羅波安先前躲避所羅門王,逃往埃及,住在那裏;他聽見這事,就從埃及回來。
3 Prandaj dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë Izraeli erdhën t’i flasin Roboamit dhe i thanë:
以色列人打發人去請他,他就和以色列眾人來見羅波安,對他說:
4 “Ati yt e ka bërë zgjedhën tonë të rëndë; tani ti lehtësoje robërinë e fortë të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që ai na ka imponuar, dhe ne do të të shërbejmë”.
「你父親使我們負重軛做苦工,現在求你使我們做的苦工負的重軛輕鬆些,我們就事奉你。」
5 Ai u përgjigj kështu: “Kthehuni tek unë pas tri ditësh”. Pastaj populli iku.
羅波安對他們說:「第三日再來見我吧!」民就去了。
6 Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe i tha: “Çfarë më këshilloni t’i them këtij populli?”.
羅波安之父所羅門在世的日子,有侍立在他面前的老年人,羅波安王和他們商議,說:「你們給我出個甚麼主意,我好回覆這民。」
7 Ata i folën duke thënë: “Në rast se tregohesh dashamirës me këtë popull dhe e kënaq, duke u dhënë atyre një përgjigje të favorshme, ata do të jenë shërbëtorë të tu përgjithmon”.
老年人對他說:「王若恩待這民,使他們喜悅,用好話回覆他們,他們就永遠作王的僕人。」
8 Por Roboami hodhi poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë dhe u konsultua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,
王卻不用老年人給他出的主意,就和那些與他一同長大、在他面前侍立的少年人商議,
9 dhe u tha atyre: “Çfarë më këshilloni t’i përgjigjem këtij populli që më foli duke thënë: “Lehtësoje zgjedhën e vënë nga ati yt?””.
說:「這民對我說:『你父親使我們負重軛,求你使我們輕鬆些』;你們給我出個甚麼主意,我好回覆他們。」
10 Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të i folën, duke thënë: “Kështu do t’i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke thënë: “Ati yt e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani lehtësoje atë”. Kështu do t’u thuash atyre: “Gishti im i vogël është më i trashë se sa ijet e atit tim;
那同他長大的少年人說:「這民對王說:『你父親使我們負重軛,求你使我們輕鬆些』;王要對他們如此說:『我的小拇指比我父親的腰還粗;
11 prandaj në qoftë se ati im ju ka vënë një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t’ju dënoj me kamxhik””.
我父親使你們負重軛,我必使你們負更重的軛;我父親用鞭子責打你們,我要用蠍子鞭責打你們。』」
12 Pas tri ditëve, Jeroboami dhe tërë populli erdhën te Roboami, ashtu si kishte urdhëruar mbreti, duke thënë: “Kthehuni tek unë pas tri ditësh”.
耶羅波安和眾百姓遵着羅波安王所說「你們第三日再來見我」的那話,第三日他們果然來了。
13 Mbreti iu përgjigj atyre rëndë: kështu mbreti Roboam, duke hedhur poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë,
羅波安王用嚴厲的話回覆他們,不用老年人所出的主意,
14 u foli atyre sipas këshillës së dhënë nga të rinjtë, duke thënë: “Ati im e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj, por unë do ta bëj edhe më të rëndë; ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t’ju dënoj me kamxhik”.
照着少年人所出的主意對他們說:「我父親使你們負重軛,我必使你們負更重的軛;我父親用鞭子責打你們,我要用蠍子鞭責打你們。」
15 Kështu mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse zhvillimi i ngjarjeve varej nga Perëndia, me qëllim që Zoti ta çonte në vend fjalën e tij, që ia kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shilohu.
王不肯依從百姓;這事乃出於上帝,為要應驗耶和華藉示羅人亞希雅對尼八兒子耶羅波安所說的話。
16 Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj mbretit duke thënë: “Çfarë pjese kemi ne nga Davidi? Nuk kemi asnjë trashëgimi nga biri i Isait! Secili në çadrën e vet, o Izrael! Tani kujdesohu për shtëpinë tënde, o David!”. Kështu tërë Izraeli shkoi në çadrat e veta.
以色列眾民見王不依從他們,就對王說: 我們與大衛有甚麼分兒呢? 與耶西的兒子並沒有關涉! 以色列人哪,各回各家去吧! 大衛家啊,自己顧自己吧! 於是,以色列眾人都回自己家裏去了。
17 Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetin e Judës mbretëroi Roboami.
惟獨住在猶大城邑的以色列人,羅波安仍作他們的王。
18 Mbreti Roboam dërgoi Hadoramin, të ngarkuarin me haraçet, por bijtë e Izraelit e vranë me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam u shpejtua të hipë mbi një qerre për të ikur me vrap në Jeruzalem.
羅波安王差遣掌管服苦之人的哈多蘭往以色列人那裏去,以色列人就用石頭打死他。羅波安王急忙上車,逃回耶路撒冷去了。
19 Kështu Izraeli ka qenë rebel ndaj shtëpisë së Davidit deri ditën e sotme.
這樣,以色列人背叛大衛家,直到今日。

< 2 i Kronikave 10 >