< 1 Timoteut 6 >

1 Të gjithë skllevërit që janë nën zgjedhë le t’i çmojnë zotërinjtë e tyre të denjë për çdo nderim, që të mos shuhen emri i Perëndisë dhe doktrina.
作为奴仆,应当知道其主人值得尊重,避免玷污上帝之名和基督徒的信仰。
2 Edhe ata që i kanë zotërinjtë besimtarë, të mos i përbuzin sepse janë vëllezër, por t’u shërbejnë edhe më mirë, sepse ata që kanë dobi nga shërbimi i tyre janë besimtarë dhe të dashur. Mëso këto gjëra dhe i këshillo.
如果奴仆的主人是基督徒,不可因为他们是兄弟而不尊重主人;相反,要更加倍用心地服侍主人,因为被他们服侍而受益之人,是他们应该爱的信徒。传授这些教导,鼓励人们追随他们。
3 Në qoftë se dikush mëson një doktrinë tjetër dhe nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë,
有的人会传授不同的信仰,不听从善意建议,尤其是我们主耶稣基督纯之道,以及上帝的真正教诲。
4 ai mbahet më të madh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundja e grindjes dhe e të zënit me fjalë, prej nga lindin smira, grindja, të sharat, dyshimet e këqija,
他们傲慢无礼,一无所知, 最喜欢猜测和进行理论争辩,由此产生妒忌、纷争、毁谤、恶毒的流言蜚语和邪恶的猜想。
5 debatet e kota të njerëzve me mendje të prishur dhe të shterur nga e vërteta, sepse mendojnë se perëndishmëria është burim fitimi; largohu prej këtyre.
那些心思败坏、丧失真理的人不断争吵,他们将虔诚视为来财之道......
6 Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.
但知晓并追随上帝是如此令人满足。
7 Sepse ne nuk kemi asgjë me vete në këtë botë, dhe është e qartë se prej saj nuk mund të marrim gjë me vete;
因为我们没有将任何东西带到这世上,也不能带任何东西离开。
8 por, kur kemi çfarë të hamë dhe të veshim, të jemi të kënaqur me kaq.
只要我们有衣有食,就应当知足。
9 Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim.
但那些渴望发财之人,就会落入试探的陷阱;追随很多无知而有害的冲动。
10 Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.
因为贪财是很多恶行的缘由。很多渴望钱财之人会偏离真理,伤害自己,经历许多的痛苦。
11 Por ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto dhe ndiq drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, zemërgjerësinë dhe zemërbutësinë.
但你是上帝之人,应该远离这些事,要追求做善良正直的事情,真正做到虔诚,相信上帝。要去爱,要忍耐和温柔。
12 Lufto luftën e drejtë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve. (aiōnios g166)
因你相信上帝,所以要为良善而战,坚定地相信永生,你就是因此而受到召唤,这也是你在许多见证人面前做出的承诺。 (aiōnios g166)
13 Po të përgjërohem përpara Perëndisë që u jep jetë të gjitha gjërave dhe të Krishtit Jezus, i cili, duke dëshmuar përpara Ponc Pilatit, dhe një dëshmi të mirë besimi,
在为万物赐予生命的上帝面前,在曾向本丢·彼拉多证实福音的耶稣基督面前,我嘱咐你,
14 ta ruash këtë urdhërim pa njolla e te meta, derisa të shfaqet Zoti ynë Jezu Krisht,
要虔诚地遵循所教导你的一切,这样你就不会受到指责,直到我们的主耶稣基督显现。
15 që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve,
在适当的时候,那受到祝福的、唯一的全能者、万王之王、万主之主的耶稣,必将显现。
16 ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amen. (aiōnios g166)
只有他能够永生,住在不能靠近的光之中。没有人见过他,也无法看见他。愿荣耀和永恒的力量都归给他!阿门。 (aiōnios g166)
17 Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë, dhe të mos i mbajnë shpresat në pasurinë që është e pasigurt, por në Perëndinë e gjallë, i cili na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar, (aiōn g165)
警告那些现世的富有之人,不要骄傲。告诉他们不要去信那并不可靠的财富,要信那赐予我们万物、供我们享用的上帝。 (aiōn g165)
18 të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë,
嘱咐他们要行善,在善事上做到富有,准备好分享自己所拥有的,要慷慨好施。
19 duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e përjetshme.
通过这种方式,他们就是在积累财富,为未来打下一个坚固的基础,让他们可以拥有真正的生命。
20 O Timote, ruaj atë që të është besuar, duke u shmangur nga fjalët e kota dhe profane dhe nga kundërshtimet e asaj që quhet në mënyrë të rreme shkencë,
提摩太,要保护好交给你的一切,不要关注那些冒充“知识”毫无意义空谈和争辩。
21 të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi. Hiri qoftë me ty! Amen!
那些宣传这些想法的人,已经偏离了对上帝的信。愿恩典与你同在。

< 1 Timoteut 6 >