< 1 i Samuelit 28 >

1 Ato ditë Filistejtë mblodhën ushtrinë e tyre për të luftuar Izraelin. Atëherë Akishi i tha Davidit: “Dije mirë që duhet të dalësh të luftosh bashkë me mua, ti dhe njerëzit e tu”.
那时,非利士人聚集军旅,要与以色列人打仗。亚吉对大卫说:“你当知道,你和跟随你的人都要随我出战。”
2 Davidi iu përgjegj Akishit: “Ti me siguri ke për të parë atë që do të bëjë shërbëtori yt”. Atëherë Akishi i tha Davidit: “Mirë, pra, unë do të të bëhem roje personale për gjithnjë”.
大卫对亚吉说:“仆人所能做的事,王必知道。”亚吉对大卫说:“这样,我立你永远作我的护卫长。”
3 Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur në Ramah, në qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.
那时撒母耳已经死了,以色列众人为他哀哭,葬他在拉玛,就是在他本城里。扫罗曾在国内不容有交鬼的和行巫术的人。
4 Kështu Filistejtë u mblodhën dhe erdhën të fushojnë në Shunem, ndërsa Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe fushoi në Gilboa.
非利士人聚集,来到书念安营;扫罗聚集以色列众人在基利波安营。
5 Kur Sauli pa ushtrinë e Filistejve pati frikë dhe zemra e tij u drodh fortë.
扫罗看见非利士的军旅就惧怕,心中发颤。
6 Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjegj as me anë të ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë të profetëve.
扫罗求问耶和华,耶和华却不借梦,或乌陵,或先知回答他。
7 Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të tij: “Më gjeni një grua që të jetë mediume, me qëllim që unë të mund të shkoj tek ajo për t’u këshilluar”. Shërbëtorët e tij i thanë: “Ja, në En-Dor ka një grua që është mediume”.
扫罗吩咐臣仆说:“当为我找一个交鬼的妇人,我好去问她。”臣仆说:“在隐·多珥有一个交鬼的妇人。”
8 Kështu Sauli u vesh ndryshe për të mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: “Bëj një shortari për mua, të lutem, me një seancë spiritizmi dhe më thirr atë që do të të them”.
于是扫罗改了装,穿上别的衣服,带着两个人,夜里去见那妇人。扫罗说:“求你用交鬼的法术,将我所告诉你的死人,为我招上来。”
9 Gruaja iu përgjegj: “Ja, ti e di ç’ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për të shkaktuar vdekjen time?”.
妇人对他说:“你知道扫罗从国中剪除交鬼的和行巫术的。你为何陷害我的性命,使我死呢?”
10 Atëherë Sauli iu betua në emër të Zotit, duke thënë: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do të kesh për këtë!”.
扫罗向妇人指着耶和华起誓说:“我指着永生的耶和华起誓,你必不因这事受刑。”
11 Gruaja i tha: “Cilin duhet të të nxjerr?”. Ai i tha: “Më nxirr Samuelin”.
妇人说:“我为你招谁上来呢?”回答说:“为我招撒母耳上来。”
12 Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me zë të lartë; dhe gruaja i tha Saulit: “Pse më mashtrove? Ti je Sauli!”.
妇人看见撒母耳,就大声呼叫,对扫罗说:“你是扫罗,为什么欺哄我呢?”
13 Mbreti iu përgjegj: “Mos ki frikë; çfarë shikon?”. Gruaja i tha Saulit: “Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga toka”.
王对妇人说:“不要惧怕,你看见了什么呢?”妇人对扫罗说:“我看见有神从地里上来。”
14 Ai e pyeti: “Ç’formë ka?”. Ajo u përgjegj: “Éshtë një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel”. Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.
扫罗说:“他是怎样的形状?”妇人说:“有一个老人上来,身穿长衣。”扫罗知道是撒母耳,就屈身,脸伏于地下拜。
15 Samueli i tha Saulit: “Pse më shqetësove duke bërë që të dal?”. Sauli iu përgjegj: “Ndodhem në një ankth të madh, sepse Filistejtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet
撒母耳对扫罗说:“你为什么搅扰我,招我上来呢?”扫罗回答说:“我甚窘急;因为非利士人攻击我, 神也离开我,不再借先知或梦回答我。因此请你上来,好指示我应当怎样行。”
16 Samueli i tha: “Pse këshillohesh me mua, në qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?
撒母耳说:“耶和华已经离开你,且与你为敌,你何必问我呢?
17 Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,
耶和华照他借我说的话,已经从你手里夺去国权,赐与别人,就是大卫。
18 sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.
因你没有听从耶和华的命令;他恼怒亚玛力人,你没有灭绝他们,所以今日耶和华向你这样行,
19 Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty në duart e Filistejve; nesër ti dhe bijtë e tu do të jeni me mua. Zoti do të japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit në duart e Filistejve.
并且耶和华必将你和以色列人交在非利士人的手里。明日你和你众子必与我在一处了;耶和华必将以色列的军兵交在非利士人手里。”
20 Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.
扫罗猛然仆倒,挺身在地,因撒母耳的话甚是惧怕;那一昼一夜,没有吃什么,就毫无气力。
21 Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë të tmerruar fare, i tha: “Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura në rrezik jetën time për t’iu bindur fjalëve që më the.
妇人到扫罗面前,见他极其惊恐,对他说:“婢女听从你的话,不顾惜自己的性命,遵从你所吩咐的。
22 Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lermë të vë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do të marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën”.
现在求你听婢女的话,容我在你面前摆上一点食物,你吃了,可以有气力行路。”
23 Por ai refuzoi dhe tha: “Nuk do të ha”. Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul në shtrat.
扫罗不肯,说:“我不吃。”但他的仆人和妇人再三劝他,他才听了他们的话,从地上起来,坐在床上。
24 Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.
妇人急忙将家里的一只肥牛犊宰了,又拿面抟成无酵饼烤了,
25 I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.
摆在扫罗和他仆人面前。他们吃完,当夜就起身走了。

< 1 i Samuelit 28 >