< 1 i Samuelit 24 >

1 Kur Sauli u kthye nga ndjekja e Filistejve, i njoftuan sa vijon: “Ja, Davidi është në shkretëtirën e En-Gedit”.
掃羅追趕非利士人回來,有人告訴他說:「大衛在隱‧基底的曠野。」
2 Atëherë Sauli mori tre mijë njerëz të zgjedhur nga tërë Izraeli dhe shkoi të kërkojë Davidin dhe njerëzit e tij përballë shkëmbinjve të dhive të egra.
掃羅就從以色列人中挑選三千精兵,率領他們往野羊的磐石去,尋索大衛和跟隨他的人。
3 Me të arritur në vathët e deleve gjatë rrugës, ku ndodhej një shpellë, Sauli hyri brenda saj për të bërë një nevojë natyrale. (Davidi dhe njerëzit e tij ishin në fund të shpellës).
到了路旁的羊圈,在那裏有洞,掃羅進去大解。大衛和跟隨他的人正藏在洞裏的深處。
4 Njerëzit e Davidit i thanë: “Kjo është dita gjatë së cilës Zoti të thotë: “Ja, unë po ta dorëzoj në dorën tënde armikun tënd; bëj me të ç’të duash””. Atëherë Davidi u ngrit dhe pa u diktuar preu një cep të mantelit të Saulit.
跟隨的人對大衛說:「耶和華曾應許你說:『我要將你的仇敵交在你手裏,你可以任意待他。』如今時候到了!」大衛就起來,悄悄地割下掃羅外袍的衣襟。
5 Por pas kësaj Davidit i rrahu zemra, sepse i kishte prerë cepin e mantelit Saulit.
隨後大衛心中自責,因為割下掃羅的衣襟;
6 Kështu u tha njerëzve të tij: “Të më ruajë Zoti nga kryerja e një veprimi të tillë kundër zotërisë sime, kundër të vajosurit të Zotit, nga shtrirja e dorës sime kundër tij, sepse është i vajosuri i Zotit”.
對跟隨他的人說:「我的主乃是耶和華的受膏者,我在耶和華面前萬不敢伸手害他,因他是耶和華的受膏者。」
7 Me këto fjalë Davidi i ndali njerëzit e tij dhe nuk i la të hidhen kundër Saulit. Pastaj Sauli u ngrit, doli nga shpella dhe vazhdoi rrugën e tij.
大衛用這話攔住跟隨他的人,不容他們起來害掃羅。掃羅起來,從洞裏出去行路。
8 Pas kësaj edhe Davidi u ngrit, doli nga shpella dhe i thirri Saulit, duke thënë: “O mbret, o imzot!”. Atëherë Sauli u kthye, dhe Davidi uli fytyrën për tokë dhe u përul.
隨後大衛也起來,從洞裏出去,呼叫掃羅說:「我主,我王!」掃羅回頭觀看,大衛就屈身、臉伏於地下拜。
9 Davidi i tha Saulit: “Pse dëgjon fjalët e njerëzve që thonë: “Davidi kërkon të të bëj keq?”.
大衛對掃羅說:「你為何聽信人的讒言,說大衛想要害你呢?
10 Ja, sot sytë e tu panë që sot Zoti të kishte dorëzuar në duart e mia në atë shpellë; dikush më tha të të vras, por unë të kurseva dhe thashë: “Nuk do ta shtrij dorën kundër zotërisë tim, sepse është i vajosuri i Zotit”.
今日你親眼看見在洞中,耶和華將你交在我手裏;有人叫我殺你,我卻愛惜你,說:『我不敢伸手害我的主,因為他是耶和華的受膏者。』
11 Veç kësaj, o ati im, shiko në dorën time cepin e mantelit tënd. Në rast se kam prerë cepin e mantelit tënd dhe nuk të kam vrarë, mund të kuptosh dhe të bindesh që nuk ka në veprimet e mia ligësi, as rebelim dhe se nuk kam mëkatuar kundër teje; por ti po më kurdis gracka për të më hequr jetën!
我父啊,看看你外袍的衣襟在我手中。我割下你的衣襟,沒有殺你;你由此可以知道我沒有惡意叛逆你。你雖然獵取我的命,我卻沒有得罪你。
12 Zoti le të vendosë midis teje dhe meje dhe Zoti le të më marrë hakun kundër teje; sepse unë nuk do ta ngre dorën kundër teje.
願耶和華在你我中間判斷是非,在你身上為我伸冤,我卻不親手加害於你。
13 Ashtu si thotë proverbi i lashtë: “Ligësia vjen nga të liqtë”. Por unë nuk do ta shtrij dorën time kundër teje.
古人有句俗語說:『惡事出於惡人。』我卻不親手加害於你。
14 Kundër kujt ka dalë mbreti i Izraelit? Cilin je duke persekutuar? Një qen të ngordhur, një plesht?
以色列王出來要尋找誰呢?追趕誰呢?不過追趕一條死狗,一個虼蚤就是了。
15 Zoti le të jetë gjykatës dhe le të sigurojë drejtësi midis meje dhe teje; të ketë mundësinë të shohë dhe të mbrojë çështjen time, të më japë hak, duke më liruar nga duart e tua”.
願耶和華在你我中間施行審判,斷定是非,並且鑒察,為我伸冤,救我脫離你的手。」
16 Kur Davidi mbaroi së thëni këto fjalë Saulit, ky i tha: “Ky është zëri yt, biri im David?”. Dhe Sauli ngriti zërin dhe filloi të qajë.
大衛向掃羅說完這話,掃羅說:「我兒大衛,這是你的聲音嗎?」就放聲大哭,
17 Pastaj i tha Davidit: “Ti je më i drejtë se unë, sepse më ke bërë të mira, kurse unë të kam bërë të këqija.
對大衛說:「你比我公義;因為你以善待我,我卻以惡待你。
18 Ti sot tregove qe je sjellë mirë me mua, sepse Zoti më kishte lënë në duart e tua, por ti nuk më vrave.
你今日顯明是以善待我;因為耶和華將我交在你手裏,你卻沒有殺我。
19 Kur, pra, një njeri takon armikun e tij dhe e lë të shkojë në paqe? Zoti të dhëntë të mira për atë që më ke bërë sot.
人若遇見仇敵,豈肯放他平安無事地去呢?願耶和華因你今日向我所行的,以善報你。
20 Tani e di me siguri që ti do të mbretërosh dhe që mbretëria e Izraelit do të jetë e qëndrueshme në duart e tua.
我也知道你必要作王,以色列的國必堅立在你手裏。
21 Prandaj betomu në emër të Zotit që nuk do t’i vrasësh pasardhësit e mi pas meje dhe nuk do ta fshish emrin tim nga shtëpia e atit tim”.
現在你要指着耶和華向我起誓,不剪除我的後裔,在我父家不滅沒我的名。」
22 Davidi iu betua Saulit. Pastaj Sauli shkoi në shtëpinë e tij, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij u ngjitën në fortesë.
於是大衛向掃羅起誓,掃羅就回家去;大衛和跟隨他的人上山寨去了。

< 1 i Samuelit 24 >