< 1 i Samuelit 22 >

1 Pastaj Davidi u nis që andej dhe u strehua në shpellën e Adulamit; kur vëllezërit e tij dhe tërë shtëpia e atit të tij e mësuan, zbritën aty poshtë tek ai.
大衛就離開那裏,逃到亞杜蘭洞。他的弟兄和他父親的全家聽見了,就都下到他那裏。
2 Dhe tërë ata që hasnin vështirësi, që kishin borxhe o që ishin të pakënaqur u mblodhën pranë tij dhe ai u bë kreu i tyre. Ishin me të rreth katërqind veta.
凡受窘迫的、欠債的、心裏苦惱的都聚集到大衛那裏;大衛就作他們的頭目,跟隨他的約有四百人。
3 Që andej Davidi shkoi në Mitspah të Moabit dhe i tha mbretit të Moabit: “Lejo që ati dhe nëna ime të vijnë dhe të banojnë me ju, deri sa unë të mësoj se çfarë do të bëjë Perëndia për mua”.
大衛從那裏往摩押的米斯巴去,對摩押王說:「求你容我父母搬來,住在你們這裏,等我知道上帝要為我怎樣行。」
4 Kështu ai i çoi para mbretit të Moabit, dhe ata qëndruan me të tërë kohën që Davidi ndodhej në fortesë.
大衛領他父母到摩押王面前。大衛住山寨多少日子,他父母也住摩押王那裏多少日子。
5 Pastaj profeti Gad i tha Davidit: “Mos qëndro më në fortesë, por nisu dhe shko në vendin e Judës”. Atëherë Davidi u nis dhe shkoi në pyllin e Herethit.
先知迦得對大衛說:「你不要住在山寨,要往猶大地去。」大衛就離開那裏,進入哈列的樹林。
6 Kur Sauli mësoi që Davidi dhe njerëzit që ishin me të qenë zbuluar (Sauli ndodhej atëherë në Gibeah poshtë nën drurin e marinës në Ramah, me ushtën e tij në dorë dhe të gjithë shërbëtorët e tij e rrethonin).
掃羅在基比亞的拉瑪,坐在垂絲柳樹下,手裏拿着槍,眾臣僕侍立在左右。掃羅聽見大衛和跟隨他的人在何處,
7 Sauli u tha shërbëtorëve që i rrinin rreth e qark: “Më dëgjoni tani, Beniaminitë! Biri i Isait do t’ju japë juve ara dhe vreshta. Do t’ju bëjë të gjithëve komandantë të mijëshëve dhe qindëshëve?
就對左右侍立的臣僕說:「便雅憫人哪,你們要聽我的話!耶西的兒子能將田地和葡萄園賜給你們各人嗎?能立你們各人作千夫長百夫長嗎?
8 Të gjithë ju keni komplotuar, dhe asnjë nga ju nuk më ka informuar për besëlidhjen, që im bir ka lidhur me birin e Isait; dhe nuk ka asnjë prej jush që t’i vijë keq për mua dhe të më njoftojë që im bir ka ngritur kundër meje shërbëtorin tim që të më kurdisë kurthe siç bën sot?”.
你們竟都結黨害我!我的兒子與耶西的兒子結盟的時候,無人告訴我;我的兒子挑唆我的臣子謀害我,就如今日的光景,也無人告訴我,為我憂慮。」
9 U përgjegj atëherë Idumei Doeg, që rrinte në krye të shërbëtorëve të Saulit, dhe tha: “Unë e pashë birin e Isait kur erdhi në Nob tek Ahimeleku, bir i Ahitubit;
那時以東人多益站在掃羅的臣僕中,對他說:「我曾看見耶西的兒子到了挪伯,亞希突的兒子亞希米勒那裏。
10 ky është këshilluar me Zotin lidhur me të, i dha ushqime dhe i dorëzoi shpatën e Filisteut Goliath”.
亞希米勒為他求問耶和華,又給他食物,並給他殺非利士人歌利亞的刀。」
11 Atëherë mbreti dërgoi të thërrasin priftin Ahimelek, birin e Ahitubit, dhe tërë shtëpinë e atit të tij, priftërinjtë që ishin në Nob; dhe ata erdhën të gjithë te mbreti.
王就打發人將祭司亞希突的兒子亞希米勒和他父親的全家,就是住挪伯的祭司都召了來;他們就來見王。
12 Sauli tha: “Tani dëgjo, o bir i Ahitubit!”. Ai u përgjegj: Ja ku jam, o imzot”.
掃羅說:「亞希突的兒子,要聽我的話!」他回答說:「主啊,我在這裏。」
13 Sauli i tha: “Pse ti dhe biri i Isait keni komlotuar kundër meje, duke i dhënë bukë dhe një shpatë, dhe je këshilluar me Perëndinë lidhur me të, me qëllim që të ngrihet kundër meje dhe të më kurdisë kurthe siç bën sot?”.
掃羅對他說:「你為甚麼與耶西的兒子結黨害我,將食物和刀給他,又為他求問上帝,使他起來謀害我,就如今日的光景?」
14 Atëherë Ahimeleku iu përgjegj mbretit, duke thënë: “Po midis gjithë shërbëtorëve të tu kush është besnik si Davidi, dhëndër i mbretit, i gatshëm nën urdhrat e tua dhe i nderuar në shtëpinë tënde?
亞希米勒回答王說:「王的臣僕中有誰比大衛忠心呢?他是王的女婿,又是王的參謀,並且在王家中是尊貴的。
15 Vallë sot kam filluar të këshillohem me Perëndinë për të? Mos qoftë kurrë, që mbreti të akuzojë për gjëra të tilla shërbëtorin e tij apo dikë nga shtëpia e atit tim, sepse shërbëtori yt nuk dinte asgjë nga tërë kjo, as pak e as shumë”.
我豈是從今日才為他求問上帝呢?斷不是這樣!王不要將罪歸我和我父的全家;因為這事,無論大小,僕人都不知道。」
16 Mbreti tha: “Ti me siguri ke për të vdekur, Ahimelek, ti dhe tërë shtëpia e atit tënd!”.
王說:「亞希米勒啊,你和你父的全家都是該死的!」
17 Atëherë mbreti urdhëroi rojet që e rrethonin: “Kthehuni dhe vritni priftërinjtë e Zotit, sepse edhe ata mbajnë anën Davidit dhe e dinin që ai kishte ikur, por nuk më njoftuan”. Por shërbëtorët e mbretit nuk deshën të zgjatnin duart për të goditur priftërinjtë e Zotit.
王就吩咐左右的侍衛說:「你們去殺耶和華的祭司;因為他們幫助大衛,又知道大衛逃跑,竟沒有告訴我。」掃羅的臣子卻不肯伸手殺耶和華的祭司。
18 Atëherë mbreti i tha Doegut: “Kthehu ti dhe godit priftërinjtë!”. Kështu Idumeti Doeg u kthye dhe goditi priftërinjtë; atë ditë vrau tetëdhjetë e pesë persona që mbanin efodin prej liri.
王吩咐多益說:「你去殺祭司吧!」以東人多益就去殺祭司,那日殺了穿細麻布以弗得的八十五人;
19 Sauli goditi gjithashtu me shpatë Nobin, qytetin e priftërinjve, burrat, gratë, të vegjëlit, foshnjat e gjirit, lopët, gomarët dhe delet; i vrau të gjithë me shpatë.
又用刀將祭司城挪伯中的男女、孩童、吃奶的,和牛、羊、驢盡都殺滅。
20 Megjithatë një nga bijtë e Ahimelekut, bir i Ahitubit, i quajtur Abiathar, shpëtoi dhe u strehua pranë Davidit.
亞希突的兒子亞希米勒有一個兒子,名叫亞比亞他,逃到大衛那裏。
21 Abiathari i njoftoi Davidit që Sauli kishte vrarë priftërinjtë e Zotit.
亞比亞他將掃羅殺耶和華祭司的事告訴大衛。
22 Davidi i tha Abiatharit: “Unë e dija mirë atë ditë që Idumeu Doeg, i cili ndodhej aty, pa dyshim do ta lajmëronte Saulin. Unë jam shkaktari i vdekjes të të gjithë personave të shtëpisë së atit tënd.
大衛對亞比亞他說:「那日我見以東人多益在那裏,就知道他必告訴掃羅。你父的全家喪命,都是因我的緣故。
23 Rri me mua, mos ki frikë; ai që kërkon jetën time kërkon edhe tënden; por me mua do të jesh i sigurt.
你可以住在我這裏,不要懼怕。因為尋索你命的就是尋索我的命;你在我這裏可得保全。」

< 1 i Samuelit 22 >