< 1 i Samuelit 21 >

1 Pastaj Davidi shkoi në Nob tek prifti Ahimelek; Ahimeleku i doli përpara Davidit duke u dridhur dhe i tha: “Pse je vetëm dhe nuk ka njeri me ty?”.
ויבא דוד נבה אל אחימלך הכהן ויחרד אחימלך לקראת דוד ויאמר לו מדוע אתה לבדך ואיש אין אתך׃
2 Davidi iu përgjegj priftit Ahimelek: “Mbreti më urdhëroi diçka dhe më tha: “Asnjeri të mos dijë kurrgjë për çështjen për të cilën po të dërgoj dhe për atë që të kam urdhëruar”. Njerëzti e mi i kam drejtuar në filan vend.
ויאמר דוד לאחימלך הכהן המלך צוני דבר ויאמר אלי איש אל ידע מאומה את הדבר אשר אנכי שלחך ואשר צויתך ואת הנערים יודעתי אל מקום פלני אלמוני׃
3 Dhe tani çfarë ke në dorë? Më jep pesë bukë ose çfarë të kesh”.
ועתה מה יש תחת ידך חמשה לחם תנה בידי או הנמצא׃
4 Prifti iu përgjegj Davidit, duke thënë: “Nuk kam bukë të zakonshme, ka vetëm bukë të shenjtëruar, me kusht që burrat e tu t’u jenë përmbajtur së paku kontakteve me gratë”.
ויען הכהן את דוד ויאמר אין לחם חל אל תחת ידי כי אם לחם קדש יש אם נשמרו הנערים אך מאשה׃
5 Davidi iu përgjegj priftit: “Kemi mbetur pa gra, qysh se jemi nisur, tri ditë më parë; enët e njerëzve të mi janë të pastra; në fakt edhe buka është e zakonshme, megjithëse sot është shenjtëruar në enët”.
ויען דוד את הכהן ויאמר לו כי אם אשה עצרה לנו כתמול שלשם בצאתי ויהיו כלי הנערים קדש והוא דרך חל ואף כי היום יקדש בכלי׃
6 Kështu prifti i dha bukën e shenjtëruar, sepse aty nuk kishte tjetër bukë veç asaj të paraqitjes, që ishte hequr nga prania e Zotit, për ta zëvendësuar me bukë të ngrohtë në çastin kur hiqet.
ויתן לו הכהן קדש כי לא היה שם לחם כי אם לחם הפנים המוסרים מלפני יהוה לשום לחם חם ביום הלקחו׃
7 Atë ditë ndodhej aty një nga shërbëtorët e Saulit, që qëndronte para Zotit; quhej Doeg, Edomiti, kryebariu i Saulit.
ושם איש מעבדי שאול ביום ההוא נעצר לפני יהוה ושמו דאג האדמי אביר הרעים אשר לשאול׃
8 Davidi i tha Ahimelekut: “Mos ke rastësisht për kollaj ndonjë shtizë a një shpatë? Mbasi unë nuk kam marrë me vete as shpatën, as armët e mia, sepse detyra e ngarkuar nga mbreti ishte urgjente”.
ויאמר דוד לאחימלך ואין יש פה תחת ידך חנית או חרב כי גם חרבי וגם כלי לא לקחתי בידי כי היה דבר המלך נחוץ׃
9 Prifti u përgjegj: “Éshtë shpata e Goliathit, Filisteut, që ti vrave në luginën e Terebintos; është aty prapa efodit, e mbështjellë me një pëlhurë; në rast se e do, merre, sepse këtu nuk kemi tjetër veç kësaj”. Davidi tha: “Asnjë nuk ia kalon asaj; nëma!”.
ויאמר הכהן חרב גלית הפלשתי אשר הכית בעמק האלה הנה היא לוטה בשמלה אחרי האפוד אם אתה תקח לך קח כי אין אחרת זולתה בזה ויאמר דוד אין כמוה תננה לי׃
10 Atë ditë Davidi u ngrit dhe iku nga prania e Saulit; ai shkoi në Akish, te mbreti i Gathit.
ויקם דוד ויברח ביום ההוא מפני שאול ויבא אל אכיש מלך גת׃
11 Shërbëtorët e Akishit i thanë: “A nuk është ky Davidi, mbret i vendit? A nuk këndonin në kor për të në valle, duke thënë: “Sauli ka vrarë një mijë të tij dhe Davidi dhjetë mijë të tij”?”.
ויאמרו עבדי אכיש אליו הלוא זה דוד מלך הארץ הלוא לזה יענו במחלות לאמר הכה שאול באלפו ודוד ברבבתו׃
12 Davidi i mbajti në zemër këto fjalë dhe pati frikë të madhe nga Akishi, mbret i Gathit.
וישם דוד את הדברים האלה בלבבו וירא מאד מפני אכיש מלך גת׃
13 Kështu ndërroi mënyrën e sjelljes së tij para tye dhe e hiqte veten si të marrë në duart e tyre; bënte shkaravina mbi kanatet e dyerve dhe lëshonte jargë mbi mjekrën e tij.
וישנו את טעמו בעיניהם ויתהלל בידם ויתו על דלתות השער ויורד רירו אל זקנו׃
14 Atëherë Akishi u tha shërbëtorëve të tij: “Ja, e shikoni, ky është i marrë; pse ma keni sjellë?
ויאמר אכיש אל עבדיו הנה תראו איש משתגע למה תביאו אתו אלי׃
15 Mos vallë më mungojnë të marrët, dhe ju më sillni këtë për të bërë të marrin në praninë time? Ai nuk ka për të hyrë në shtëpinë time!”.
חסר משגעים אני כי הבאתם את זה להשתגע עלי הזה יבוא אל ביתי׃

< 1 i Samuelit 21 >