< 1 i Samuelit 16 >

1 Zoti i tha Samuelit: “Deri kur do të mbash zi për Saulin, kurse unë e kam hedhur poshtë që mos mbretërojë mbi Izrael? Mbushe me vaj bririn tënd dhe nisu; po të dërgoj tek Isai, Betlemiti, sepse kam zgjedhur një mbret midis bijve të tij”.
耶和华对撒母耳说:“我既厌弃扫罗作以色列的王,你为他悲伤要到几时呢?你将膏油盛满了角,我差遣你往伯利恒人耶西那里去;因为我在他众子之内,预定一个作王的。”
2 Samueli u përgjigj: “Si mund të shkoj? Sauli ka për ta mësuar dhe do të më vrasë”. Zoti tha: “Do të marësh me vete një mëshqerre dhe do të thuash: “Kam ardhur për t’i ofruar një flijim Zotit”.
撒母耳说:“我怎能去呢?扫罗若听见,必要杀我。”耶和华说:“你可以带一只牛犊去,就说:‘我来是要向耶和华献祭。’
3 Do të ftosh Isain në ceremoninë e flijimit, unë do të të tregoj atë që duhet të bësh, dhe ti ke për të vajosur atë që do të të them unë”.
你要请耶西来吃祭肉,我就指示你所当行的事。我所指给你的人,你要膏他。”
4 Kështu Samueli bëri atë që i kishte thënë Zoti dhe shkoi në Betlem; pleqtë e qytetit i dolën përpara duke u dridhur dhe i thanë: “Po na vjen në mënyrë paqësore?”.
撒母耳就照耶和华的话去行。到了伯利恒,那城里的长老都战战兢兢地出来迎接他,问他说:“你是为平安来的吗?”
5 Ai u përgjegj “Vij në mënyrë paqësore; kam ardhur për t’i ofruar një flijim Zotit; pastrohuni dhe ejani me mua në flijim”. Vuri të pastrohen edhe Isain dhe bijtë e tij dhe i ftoi në flijim.
他说:“为平安来的,我是给耶和华献祭。你们当自洁,来与我同吃祭肉。”撒母耳就使耶西和他众子自洁,请他们来吃祭肉。
6 Kur ata arritën, ai ia vuri syrin Eliabit dhe tha: “Me siguri i vajosuri i Zotit është para tij”.
他们来的时候,撒母耳看见以 利押,就心里说,耶和华的受膏者必定在他面前。
7 Por Zoti i tha Samuelit: “Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatësinë, sepse unë e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën”.
耶和华却对撒母耳说:“不要看他的外貌和他身材高大,我不拣选他。因为,耶和华不像人看人:人是看外貌;耶和华是看内心。”
8 Atëherë Isai thirri Abinadabin dhe e bëri të kalojë përpara Samuelit; por Samueli tha: “Zoti nuk zgjodhi as këtë”.
耶西叫亚比拿达从撒母耳面前经过,撒母耳说:“耶和华也不拣选他。”
9 Pastaj Isai bëri të kalojë Shamahu, por Samueli tha: “Zoti nuk zgjodhi as këtë”.
耶西又叫沙玛从撒母耳面前经过,撒母耳说:“耶和华也不拣选他。”
10 Kështu Isai bëri të kalojnë shtatë nga bijtë e tij përpara Samuelit; por Samueli i tha Isait: “Zoti nuk zgjodhi asnjë prej tyre”.
耶西叫他七个儿子都从撒母耳面前经过,撒母耳说:“这都不是耶和华所拣选的。”
11 Pastaj Samueli i tha Isait: “A janë këtu tërë bijtë e tu?”. Ai u përgjigj: “Mungon më i riu që tani është duke kullotur delet”. Samueli i tha Isait: “Dërgo ta sjellin, sepse nuk do të shtrohemi në tryezë para se ai të vijë këtu”.
撒母耳对耶西说:“你的儿子都在这里吗?”他回答说:“还有个小的,现在放羊。”撒母耳对耶西说:“你打发人去叫他来;他若不来,我们必不坐席。”
12 Atëherë ai dërgoi njerëz ta marrin. Davidi ishte kuqalash, me sy të bukur dhe pamje të hijshme. Dhe Zoti tha: “Ngrihu, vajose se ai është”.
耶西就打发人去叫了他来。他面色光红,双目清秀,容貌俊美。耶和华说:“这就是他,你起来膏他。”
13 Atëherë Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para vëllezërve të tij; që nga ajo ditë Fryma e Zotit zbriti te Davidi. Pastaj Samueli u ngrit dhe shkoi në Ramah.
撒母耳就用角里的膏油,在他诸兄中膏了他。从这日起,耶和华的灵就大大感动大卫。撒母耳起身回拉玛去了。
14 Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe një frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit.
耶和华的灵离开扫罗,有恶魔从耶和华那里来扰乱他。
15 Shërbëtorët e Saulit i thanë “Ja, një frym i keq të shqetëson nga ana e Perëndisë.
扫罗的臣仆对他说:“现在有恶魔从 神那里来扰乱你。
16 Zoti ynë të urdhërojë, pra, që shërbëtorët e tu që rrinë përpara teje të gjejnë një njeri që i bie mirë harpës; kur pastaj fryma e keq nga ana e Perëndisë do të të zotërojë, ai do t’i bjerë harpës dhe ti do ta ndjesh veten mirë”.
我们的主可以吩咐面前的臣仆,找一个善于弹琴的来,等 神那里来的恶魔临到你身上的时候,使他用手弹琴,你就好了。”
17 Sauli u tha shërbëtorëve të tij: “Më gjeni një njeri që i bie mirë dhe ma sillni”.
扫罗对臣仆说:“你们可以为我找一个善于弹琴的,带到我这里来。”
18 Atëherë një nga shërbëtorët filloi të thotë: Ja, unë pashë një nga bijtë e Isait, Betlemitit, që i bie mirë dhe që është një njeri i fortë dhe trim, i shkathët në luftim, gojëtar i hijshëm; dhe Zoti është me të”.
其中有一个少年人说:“我曾见伯利恒人耶西的一个儿子善于弹琴,是大有勇敢的战士,说话合宜,容貌俊美,耶和华也与他同在。”
19 Sauli, pra, i dërgoi lajmëtarë Isait për t’i thënë: “Më dërgo birin tënd Davidin, që është me kopenë”.
于是扫罗差遣使者去见耶西,说:“请你打发你放羊的儿子大卫到我这里来。”
20 Atëherë Isai mori një gomar të ngarkuar me bukë, një calik me verë, një kec dhe ia dërgoi Saulit me anë të Davidit, birit të tij.
耶西就把几个饼和一皮袋酒,并一只山羊羔,都驮在驴上,交给他儿子大卫,送与扫罗。
21 Davidi arriti te Sauli dhe hyri në shërbim të tij; Saulit i hyri në zemër dhe e bëri shqyrtar të tij.
大卫到了扫罗那里,就侍立在扫罗面前。扫罗甚喜爱他,他就作了扫罗拿兵器的人。
22 Sauli dërgoi pastaj t’i thonë Isait: “Të lutem, lëre Davidin në shërbimin tim, sepse ai gëzon hirin tim”.
扫罗差遣人去见耶西,说:“求你容大卫侍立在我面前,因为他在我眼前蒙了恩。”
23 Kur fryma e keq nga ana e Perëndisë sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpën dhe i binte; atëherë Sauli e ndjente veten të qetësuar dhe më mirë dhe fryma e keqe largohej prej tij.
从 神那里来的恶魔临到扫罗身上的时候,大卫就拿琴,用手而弹,扫罗便舒畅爽快,恶魔离了他。

< 1 i Samuelit 16 >